• VIDEO

    Rama me Varhelyi: Paketë financiare e BE-së për rajonin për zhvillim rrenjësor! Ambicia është që Procesin e Berlinit ta marrë në dorë unioni

    Në konferencën për shtyp bashkë me komisionerin Varhelyi, Kryeministri Rama fol për diskutimet e bëra nga liderët e rajonit në këtë samit të Tiranës.

    "Është i një rëndësie të veçantë për 2 arsye, e para për një proces që duhet të ecë përpara që lidhet me lehtësimin e 4 lirive të Evropës në rajonin tonë. Dhe e dyta sepse ky proces tashmë është mbështetur me një paketë financiare në kuadër të një plani ekonomik dhe investimesh në BE që për nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion nga BE është unik.

    Më në fund takimi nuk ishte virtual sepse ne kemi mundësinë që t'i mirëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese. Besoj se edhe komisioneri, edhe delegacioni nga Brukseli, ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë. Tashmë gjërat janë konkrete, planet e punëve janë konkrete. Bashkimi Evropian dhe KE e kanë bërë të veten. Tani na takon neve të bëjmë tonën.

    Mbetemi të vendosur për projektin e Shengenit Rajonal, i cili është një projekt strategjik, me përfitim ekonomike, sociale por edhe politike për të gjithë rajonin tonë. Sinergjia me BE-në tashmë është e plotë. Procesi i Berlinit ishte zanafilla dhe ne shpresojmë që ky proces të shkojë në duart e Komisionit Europian me dëshirën dhe ambicien që takimi i korrikut të jetë i fundit me formatin e deritanishëm dhe vitin e ardhshëm të jetë format nën kujdesin e KE me praninë edhe të vendeve të BE-së", tha Rama ndër të tjera.

    Rama tha në fund se ambicia është që avancimi rajonal me 4 liritë e BE-së të njihen edhe në vetë vendet brenda unionit.

  • VIDEO

    Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Varhelyi: Plan investimesh 30 mld euro, do financohet nga BE!

    TIRANË- Sot zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Në fjalën e tij, komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi tha se ka një plan për investime prej 30 mld euro në rajon, që do të financohet nga BE që e quajti si një lajm shumë të mirë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se “Ambicia është që Procesin e Berlinit ta marrë në dorë unioni”.

    Ky Samit është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë bisedave drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit. Pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme në sektorin ekonomik

  • VIDEO

    Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Rama pret kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev

  • VIDEO

    U shfaq në krah të flamurit turk në takimin me kreun e Asamblesë së OKB, Gjonaj: Ishte pjesë e protokollit të tyre

    Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u vendos në qendër të kritikave pas fotove të publikuara nga takimi me Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ajo qëndroi në krah të flamurit turk. Ajo tha se ky nuk ishte një “gafë” e ministrisë së drejtësisë, por pjesë e protokollit të zyrës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të cilin çdo shtet duhet ta respektojë.

    “Unë kam qenë në takim me presidentin e Asamblesë së Kombeve të bashkuara dhe kemi qenë në zyrën e tij dhe aspektet protokollare jepen nga ato dhe jo nga ne, se këto rregulla janë njëherë e mirë të vendosura”, tha Gjonaj.

  • VIDEO

    Lehtësimi i masave anti-COVID, Gjonaj për Report Tv: Në 2 muajt e fundit, asnjë rast i ri në Burgje

    Në një intervistë për Report Tv, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka argumentuar arsyet se përse u mor vendimi për lehtësimin e masave anti-COVID. Ajo ka thënë se në 2 muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID.

    “Ishte shumë sfidë për t’u garantuar shëndetin të burgosurve, është menaxhuar shumë mirë pandemia, me angazhim të stafit dhe e kemi menaxhuar me sukses, prandaj s’kemi asnjë rast me COVID prej më shumë se 2 muajsh në burg, prandaj kemi lehtësuar masat kufizuese që morëm gjatë pandemisë. Megjithatë do të monitorohet për të mos rrezikuar atë që kemi bërë”, tha Gjonaj.

  • VIDEO

    Lufta kundër korrupsionit/ Gjonaj: SPAK dhe GJKKO kanë të gjitha hapësirat e nevojshme për ta bërë punën me efikasitet!

    Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në intervistën e dhënë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, u shpreh se korrupsioni është një fenomen global dhe si i tillë kërkon ndërhyrje edhe ndërkombëtarisht.

    "Unë besoj që në kuadrin edhe të konferencës së organizuar nga OKB, që është e para për louftën kundër korrupsionit, u vu re që korrupsionit ndodh në të gjithë vendet e botës. Sot nuk mund ta shikojmë korrupsionin vetëm në kufijtë nacionalë. Në OKB u nënshkrua një deklaratë për luftën që duhet bërë kundër korrupsionit ndërkombëtarisht", tha Gjonaj.

    Duke u kthyer në Shqipëri ministrja shprehet se me sistemin e ri të drejtësisë, institucionet ligjzbatuese i kanë të gjitha hapësirat e nevojshme ligjore për ta luftuar me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    "Ne ndërtuam një sistem të ri drejtësie ku një vend të posaçëm do e kishin pikërisht institucionet që merren posaçërisht me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në bëmë ndryshimet në ligj që SPAK dhe GJKKO të kenë hapësirat e nevojshme për ta bërë punën e tyre me efeciencë", tha Gjonaj.

    E pyetur nga gazetari Rusta për atë që quhet 'Procesi 41 biss', Etilda Gjonaj vlerësoi bashkëpunimin me prokurorinë dhe gjykatën e posaçme.

    "Procesi 41 biss nuk ka aktor vetëm Ministrinë e Drejtësisë. Unë jam shumë e kënaqur me bashkëpunimin që kemi pasur me SPAK dhe GJKKO që vazhdimësia e këtij procesi të jetë e pacenueshme. Ky është një regjim që vazhdon dhe në momentin e parë që do të kemi kërkesa nga Prokuroria e Posaçme do të marrim vendimin tonë siç na takon", tha ministrja e Drejtësisë.

  • VIDEO

    Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj thirrje gjyqtarëve: Ka ardhur koha që të bëjmë diçka të mirë për vendin

    Duke marrë shkas nga rihapja e procesit të kandidimit për të gjithë gjyqtarët nga Gjykata e Lartë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i bën thirrje në intervistën për Report Tv të gjithë gjyqtarëve që të aplikojnë pasi sipas saj është koha për të bërë diçka të mirë për vendin.

    "Duke e mbajtur në konsideratë që afati i kandidimit sapo ka rifilluar besoj se do të kemi kandidaturat në fatin 30 ditor. Gjithkush e ka kuptuar tashmë se nëse përfshihet në sistemin e re të drejtësisë do të ketë mundësinë ta bëjë punën e tij pa ndërhyrje. Gjej rastin t'i bëj thirrje të gjithë që ky është momenti për të bërë diçka për vendin", tha Gjonaj.

  • VIDEO

    Samiti i Ballkanit, Rama pret kreyministrin e Kosovës Albin Kurti

    Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim homologun e tij kosovar, Albin Kurti. Ky i fundit, para se të mbërrinte në Tiranë bëri një ndalesë te ‘Lidhja e Prizrenit’.

  • VIDEO

    Kërkesa e KLGJ për uljen e numrit të gjykatave, Gjonaj: Nuk jemi dakord që të kemi vetëm një Gjykatë Apeli

    TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një intervistë për gazetarin Arsen Rusta, ka folur për hartën e re gjyqësore dhe për përplasjen që ka pasur KLGJ me ministrinë e Drejtësisë. Ajo vë theksin se duhet të ketë një bashkëpunim shumë të mirë mes institucioneve. KLGJ kërkon që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.

    "Kemi pasur bashkëpunim të frytshëm me të gjitha institucionet e reja të drejtësisë dhe nuk besoj se është cështje pingpongu harta gjyqësore por është zgjidhja që mund t’i jepet me konstruktivitet. Fakti që ligji përcaktoj që ministria dhe KLD vendosin hartën e re gjyqësore dhe më pas ministri i drejtësisë e propozin inciia do të thotë se duhet të ketë bashkëpunim. Kam pritur që KLGJ ta shohë në mënyrë më të ha[ur hartën e re gjyqësore, se nuk është vetëm çështje teknike, për plotësimin e vakancave në sistemin e drejtësisë, por edhe me disa element të tjerë me transparencë, llogaridhënie, bashkërisht do duhet ta zgjidhim në këtë kuadër duke respektuar aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë ka çuar pikëpamjet dhe variantin e saj sa i përket këtij propozimi. 3 janë çështjet kryesore që kemi parë si problematik. shkurtimi i numrave të gjykatave, konsistimi i propozimit vetëm në një gjykatë apeli dhe funksioni i gjykatave në degëve", tha Gjonaj. 

    Ajo tha se është kundër që të kenë një Gjykatë Apeli.

    “Kemi kryer dhe një analizë që lidhet jo vetëm me ngarkesën e gjykatave të apelit, mungesën e gjyqtarëve dhe ofrimi i shërbimit dhe nuk kemi qenë dakord për të pasur një gjykatë Apelit, por për të gjetur dakordësi që në këtë fazë tranzitore nga Vettingu, ku vakancat do duhet të plotësohen nga KLGJ nuk mund të shkojë në një variant drastik”, tha Gjonaj.

     

  • VIDEO

    Fatbardh Kadilli: Kryetari i PD-së të zgjidhet për një mandat 4-vjeçar, të fitojë zgjedhjet ose të ikë

    Për kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, kreu i partisë më të madhe në opozitë duhet të ketë vetëm një mandat 4-vjeçar dhe nëse nuk fiton zgjedhjet duhet të largohet.

    "PD-ja ime dhe juaja është streha e gjithkujt, por nuk mund te jete kurrë peng i askujt! Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar. Propozimi im është që Kryetari të zgjidhet vetëm për një mandat 4-vjeçar dhe vetëm me një mision: Të fitojë zgjedhjet politike, me PD forcë e parë.

    Kryetari ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi. Kryetari që humb zgjedhjet nuk mund të rikandidojë më. Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese", ka nënvizuar Kadilli në një video të postuar në rrjetet sociale. 

  • VIDEO

    Varhelyi mbërrin me maskë te Pallati i Brigadave, Rama i kërkon ta heqë...reagimi i tij

    Prej 1 qershorit, maska nuk është e detyrueshme në Shqipëri dhe këtë ia ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ky i fundit ka mbërritur me maskë në Pallatin e Brigadave, por Rama i ka thënë që ta heqë. Varhelyi nuk e ka menduar dy herë dhe e ka hequr.

  • VIDEO

    Samiti i Ballkanit Perëndimor Rama pret në Pallatin e Brigadave presidentin e Malit të Zi Đukanović

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv