-
VIDEO
Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Rama pret në Pallatin e Brigadave kryeministren e Serbisë Brnabić
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian, Milo Đukanović, Presidentin e Malit të Zi dhe Aba Brnabić, kryeministren e Serbisë.
-
VIDEO
Sot Samiti i Ballkanit Perëndimor, drejtohet nga Rama dhe Varhelyi!
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, që mbledh në kryeqytetin shqiptar drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Shqipëria është mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Samiti drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ky Samit është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë bisedave drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit.
Pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme në sektorin ekonomik, siç pritet të jetë ajo e vendit tonë me Maqedoninë e Veriut për lehtësimin e kalimit të mallrave ose tregtisë në të gjitha pikat e kalimit doganar, me fokus të veçantë në Qafë-Thanë. Megjithatë, në këtë takim Shqipëria pritet të vijë me kërkesa specifike për BE-në, siç është edhe njohja reciproke e certifikave të gjelbërta të vaksinimit. Po ashtu, përshpejtimi i procedurave për uljen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe lehtësimi i procedurave tregtare dhe të transportit me vendet kufitare anëtarë të Unioni.
-
VIDEO
Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Rama pret në Pallatin e Brigadave Várhelyi, Đukanović dhe Brnabić
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian, Milo Đukanović, Presidentin e Malit të Zi dhe Aba Brnabić, kryeministren e Serbisë.
-
VIDEO
Gjonaj: Më 14 qershor rinisin takimet e të burgosurve me familjarët, por duhet test negativ
TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë me dije se janë kryer në total 1520 testime në burgje, nga të cilët 656 për të burgosurit. Referuar shifrave, 204 kanë rezultuar me COVID dhe 451 negativ. Fatkeqësisht ka pasur edhe viktima nga të cilët 2 të dënuar kanë humbur jetën dhe 7 policë.
Ajo bëri me dije se janë lehtësuar masat anti-COVID.“Kanë filluar lehtësimet e masave në burgje. Lehtësimi i masave kufizuese është fokusuar në 3 drejtime, kanë rifilluar takimet me takimet, dhënia e lejeve të veçanta dhe të aktiviteve sociale në këtë institucione. Masat e reja do të aplikohen nga 14 qershori për një periudhë, 1 takim në muaj duke respektuar, ku familjari duhet të tregojë testin pse që janë vaksinuar. Gjatë takimeve do të respektohen rregullat e tjera që do t vijojnë të jenë në fuqi. Për të mitur, 4 takime në muaj me të njëjtat kërkesa”, tha Gjonaj.
-
VIDEO
Koronavirusi, nis vaksinimi i pedagogëve dhe mësuesve me dozat e dyta
Ka nisur sot në stadiumin "Air Albania" vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me dozat e dyta. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa inspektoi nisjen e vaksinimit, theksoi se është e rëndësishme që të vijojë sipas kalendarit të vaksinimit.
"E rëndësishme që edhe dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit dhe ndërkohë vijojnë edhe Forcat e Armatosura dhe grupimet e tjera, ndërsa në Sheshin Skënderbej po ashtu vijon vaksinimi sipas grupmoshave", tha ajo.
Procesi i vaksinimit në vend po ecën me ritme mjaft të shpejta, ku numri total i vaksinimeve të kryera, deri dje, ishte 816.556.
Dy ditë më parë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim bëri me dije se qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID, nnjë lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vijnë në vendin tonë për argëtim ose biznes.
-
VIDEO
“Ilir Metën e mori më qafë Monika”, i moshuari: Gratë nuk duhen dëgjuar, unë s’e pyes më zonjën
“Ilir Metën e mori më qafë Monika”. Këtë mendim kishte një i moshuar që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zotëria tha se gratë nuk duhen dëgjuar gjithmonë dhe se as ai nuk e pyeste më zonjën e tij.
-
VIDEO
Telefonuesi propozon: Jo burg politikanëve, merruni pasurinë e të jetojnë me pension deri në vdekje
Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm u fol për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një zotëri komentoi shkarkimin e tij por kishte edhe një propozim. Ai tha që politikanët të mos arrestohen por t’u merret pasuria dhe të jetojnë me pension minimal deri në vdekje.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 10 qershor 2021 / Kuvendi shkarkon Presidentin Meta
Telefonuesit flasin për shkarkimin e kreut të shtetit nga Kuvendi dhe i shprehin mirënjohje SHBA-ve në luftën kundër korrupsionit
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 10 Qershor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga për herë të parë në 30 vite PS shkarkon Presidentin te Kuvendi shkarkon me 104 vota Ilir Metën e deri tek edhe fajtor edhe budalla
-
VIDEO
Kuvendi shkarkon Ilir Metën/ Urdhri i Biden prek politikanët shqiptarë
Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë votimin e Parlamentit për të shkarkuar presidentin e Republikës Ilir Meta. Cfarë do të ndodhë me Ilir Metën në Gjykatën Kushtetuese? Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi Urdhërin e presidentit amerikan Biden dhe pasojat që mund të ketë për politikanët shqiptarë. Të ftuar në studio Myslim Murrizi, Fatos Klosi, Shkëlqim Hajdari dhe Ilir Kalemaj.
-
VIDEO
Urdhri i Biden për bllokimin e pasurive të zyrtarëve shqiptarë, Hajdari: Tani të flasë SPAK
Ndërsa konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se pas goditjes së SHBA i bëri Berishës, një nga politikanët më të fuqishëm në këto 30 vite, tani e ka radhën SPAK të flasë, një institucion i drejtësisë së re, i financuar nga vetë SHBA. “SHBA ka listën e personave dhe më pas futi dhe Shqipërinë në këtë urdhër. Ata janë shtete serioze, nuk fusin vendet kot në listë dhe më pas u thonë autoriteteve të tyre shkoni gjeni prova. Urdhri ka listën brenda dhe provat për secilin prej tyre. Lista ka numra llogarie dhe pasuri se ku i kanë personat e korruptuar. Goditën politikanin më të fuqishëm në 30 vite Sali Berishën, ndërsa emrat e tjerë do na duken gurët e radhës. Tani e ka radhën SPAK të flasë”, tha Hajdari.
-
VIDEO
Urdhri i Biden, Klosi:Bllokimi i pasurisë për zyrtarët e korruptuar, vazhdim i vendimit për Berishën
Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi urdhri për shtimin e Shqipërisë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria personave të korruptuar, është vazhdim i urdhrit për shpalljen ‘non grata ‘ të Sali Berishës. Në emisionin ‘Repolitix’, Klosi tha se Berisha por dhe emrat e tjerë që do të vijnë më pas këtij urdhri është një paralajmërim i SHBA-së për këto të pandëshkueshëm dhe që ka lidhje me korrupsionin.
“Ata po thonë se situata në Ballkan me korrupsionin cenon sigurinë e rajonit por dhe të SHBA dhe futja e Shqipërisë në këtë listë është vazhdim i asaj që u vendos për Berishën ‘non grata’. E filluan me Berishën, por do të jenë edhe të tjerë. Ky urdhër e prek Berishën pasi ka qenë shumë i rëndësishëm në këtë vend dhe është akuzuar nga SHBA për korrupsion dhe pengesë të demokracisë. Edhe Berisha dhe ata të tjerët që do të vijnë më mbrapa janë paralajmëruar se SHBA do i ndëshkojmë në këtë mënyrë. Problemet e Ballkanit sot nuk janë të thjeshta, rajoni është shumë problematik, pasi këtu shfaqen më së shumë përplasjet mes dy sistemeve mes perëndimit dhe asaj ruse e kineze.