Protesta e Berishës/ Kulluri: Nuk prodhoi asgjë! Minzhozi: Qeveria nuk rrëzohet me manifestime! Çupi: Berisha po bën lëvizjet e fundit

17 Nëntor 2022, 22:55

Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri.