Zhurma për Portin e Durrësit,situata në PD dhe rrëfimi i rrallë i Mero Bazes

18 Nëntor 2022, 07:18

Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri. ‘Republika e parë’, është një përpjekje e analistit Mero Bazë për të shkruar historinë politike të Kosovës përgjatë viteve 1989-1999. Mero Bazë në një rrëfim në ‘Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka rrëfyer gjithçka, që nga momenti i parë i shkrimit të librit, pse kjo lidhje e fortë me Kosovën dhe disa pika të rëndësishme të historisë së shtetit, të anë të dokumenteve.