• VIDEO

    PD debat për borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë, sot bashkia po paguan dhe detyrimet që la pas Basha

    Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të forta mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputete demokrat Alfred Rushaj lidhur me borxhet që ujësjellësi i ka OSHEE. Balluku tha se në total janë 11.5 miliardë lekë borxhe, por se nuk ka asnjë instrument që t’i detyrojë që të paguajnë pasi nuk mund ta mbyllin dhe të lënë pa ujë popullsinë. Por Rushaj tha se rritja ka ndodhur pasi nuk është menaxhuar mirë dhe se ujësjellësit i kanë nën kontroll bashkitë e vendit. Në këtë rast Balluku i është kthyer se në Tiranë aktualisht bashkia paguan jo vetëm detyrimin aktual, por dhe borxhet e lëna pas nga Basha.

  • VIDEO

    Helmimi i qytetarëve në Krujë, PD: Rama inaguroi ujësjellësin para zgjedhjeve, po preket jeta e qytetarëve për shkak të tenderëve korruptiv! Kushtet e spitalit, skandal

    Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe institucionet si përgjegjëse për situatën e krijuar në Krujë, ku 370 qytetarë janë helmuar dhe dyshimet e para janë se shkak është bërë uji i pijshëm. Në spital, ku panë nga afër gjendjen e pacientëve, ishin deputete e PD, Oriola Pampuri dhe Dhurata Çupi.

    Pampuri theksoi se ujësjellësi i Krujës u inagurua nga Rama vetëm pak para zgjedhjeve të 25 prillit, duke hedhur akuza se tenderi ishte korruptiv. Ajo vurio theksin edhe tek kushtet e spitalit të Krujës, që i konsideroi si shumë të rënda.

    "Vizituan pacientët, kushtet spitalit linin shumë për të dëshiruar. Një numër kaq i larët personazh që janë helmuar, s'mund të jetë nga një ushqim sepse nuk kanë qenë në të njëjtin vend. Aludohet për ujin, ndërkohë kujtojmë që Edi Rama inaguroi tenderin korruptiv për ujësjellësin para zgjedhjeve. Sot është prekur jeta e qytetarëve për shkak të tenderave korruptiv të kësaj qeverie. Nuk dua ta politizoj situatën, por korrupsioni i qytetarëve i kushtoi sigurinë e jetës qytetarëve", tha Pampuri.

    Deputetja Dhurata Çupi kërkoi që organet et drejtësisë të marrim masa për hetimin e kësaj çështje.

    "Ne takuam qytetarët, një djalë 10 vjeç po ashtu i helmuar që e takuam në spital. Aludohet që mund të jetë nga uji. Ku janë organet e drejtësisë, çfarë masash ka marrë prokuroria për të siguruar provat? Pse nuk ka një sqarim se çfarë po hetojnë ata në lidhje me këtë çështje. Është masiv helmimi. Institucionet duhet të veprojnë në mënyrë urgjente", theksoi ajo

  • VIDEO

    Uji dyshohet se helmoi masivisht banorët në Krujë, ujësjellësi 'han pa porta'! S'ka roje, dryni që mban mbyllur derën e rrethimit të jashtëm hapet me dorë

    Si 'han pa porta', kështu duket ujësjellësi në Krujë, ku mungojnë thuajse tërësisht masat e sigurisë. Uji dyshohet shkaku kryesor i helmimeve masive në Krujë, ku 370 qytetarë u paraqitën në spital për të kërkuar ndihmë, mes të cilëve edhe adoleshentë dhe 70 fëmijë, e nëse analizat do të vërtetojnë këto dyshime, nuk do të jetë një çudi.

    Atë çfarë kërkon ligji për masat shtesë të sigurisë publike, në pikat që konsiderohen të një rëndësie të veçantë siç janë depot e ujit apo ujësjellësit, janë neglizhuar tërësisht në ujësjellësin e Krujës.

    Në një vëzhgim të 'Report Tv' në terren rezulton se nuk ka roje që të mbrojë subjektin dhe e vetmja masë sigurie është një dry që mbyll portën e rrethimit të jashtëm, por që hapet lehtësisht me dorë. Po ashtu mungojnë edhe kamerat e sigurisë, ndërsa edhe kangjellat e rrethimit mund të kapërcehen krejt lehtësisht nga kushdo.

    Ujësjellësi i Krujës u inagurua vetëm pak muaj më parë, gjatë fushatës elektorale, ndërsa qytetarët e Krujë konsumojnë masivisht ujin e rrjetit.

    Qytetarët kanë filluar të shfaqin probleme shëndetësore, si dhimbje koke, dhimbje barku, diarre e të vjella që prej mëngjesit të djeshëm, e teksa dyshimet janë përqendruar te helmimi nga uji, furnizimi me ujë u ndërpre që prej mesditës së djeshme.

    Ndërkohë janë marrë mostrat e ujit dhe përgjigjet e analizës epidemiologjike pritet të bëhen publike në orët në vijim.

  • VIDEO

    'Shporta', PD dorëzon në Kuvend nismën ligjore për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%, Tabaku: Në ndihmë të qytetarëve

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dorëzuar sot në Kuvend nismën ligjore të PD për uljen e TVSH-së nga 20 për qind, në 6 për qind për produktet e shportës.

    Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se kjo është një nismë politike në ndihmë të qytetarëve, dhe jo një nismë populiste.

  • VIDEO

    ‘Shkeli’ lejen dhe ndërtoi një mur rrethues në autostradën Fier-Vlorë, IKMT e shemb

    1. IKMT ka prishur një mur rrethues të një objekti në ndërtim e sipër në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të Novoselës.

      Sipas informacionit, ndërtuesi i këtij objekti kishte dalë jashtë lejes duke devijuar, çka bëri që sot që IKMT, shoqëruar edhe nga policia të niste shembjen e murit.

  • VIDEO

    Ndërprerja e furnizimit me ujë në Krujë pas helmimit masiv, Prefekti i Durrësit: Do shpërndajmë ujë falas për banorët

    I pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, se si do të zgjidhet situata e banorëve të Krujës, të cilët tashmë kanë mbetur pa ujë për shkak të ndërprerjes së furnizimit pas helmimeve masive, Prefekti i Durrësit, Roland Nasto, ka bërë me dije se do të shpërndahet ujë falas.

    "Do merren masa nga pushteti lokal që të gjithë banorët do të marrin ujë të pijshëm, do shpërndajmë me autobot dhe koli për ujë të pijshëm", tha ai.

  • VIDEO

    Helmimi i qytetarëve në Krujë, Ministrja e Shëndetësisë: Po hetojmë disa pista

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e pranishme në spitalin e Krujës, ku janë paraqitur 370 pacientë me simptoma helmimi, theksoi se tashmë kanë nisur hetimet epidemiologjike. Ndonëse dyshimet janë përqendruar kryesisht në helmimin nga uji i pijshëm, Manastirliu tha se po hetohet në disa pista.

    "Kam ardhur për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të qytetarëve që marrin shërbim në spitalin e Krujës. Situata paraqitet e qetë, pa komplikacione, nuk kemi ndonjë qytetar me gjendje të komplikuar shëndetësore. Janë rreth 370 qytetarë që janë paraqitur në spital ku kanë marrë shërbimin e nevojshëm. Sot janë paraqitur 60 qytetarë. Tashmë janë edhe disa pacientë të tjerë që po marrin shërbim në urgjencë, janë rreth 30 qytetarë aktualisht. Ka edhe adoleshentë, fëmijë e të rritur. Sa i përket hetimit epidemiologjik, të gjithë strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bashkisë po kryejnë të gjitha investigimet në të gjitha pista e mundshme. Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, janë një seri pistash që po investigohen. Po pyeten të gjithë qytetarët se çafër kanë konsumuar dhe do kemi rezultat përfundimtar kur të kemi rezultatin e analizave mikrobiologjike. Kemi marrë masa që nëse do të ketë raste të shtuara edhe spitali i Durrësit mund të vendoset një pavion për të pritur pacientët. hetimet po kryhen në shumë pista", tha ministrja.

  • VIDEO

    Ikin dritat gjatë seancës së komisioneve parlamentare, OSHEE: E stakuam ne, shkak një shkëndijë në një kabinë elektrike

    Një shkëndijë në një kabinë elektrike private ka bërë që e gjitha zonën e Kuvendit dhe përreth të mbetet për pak minuta pa energji elektrike. Kjo ka qenë he shkaku që gjatë kohës që po zhvilloheshin Komisionet Parlamentare ne Kuvend, u stakuan edhe dritat, pamje që u panë edhe në transmetim live. OSHEE sqaroi se e ka stakuar ajo energjinë deri në rregullimin e defektit dhe se kjo zgjati vetëm disa minuta.

    Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve mbetën pa drita gjatë kohës që ishin duke diskutuar për marrjen e 70 mln euro kredi nga OSHEE.

  • VIDEO

    Vlorë/ Vrau xhaxhanë dhe veten, sherri nisi për ndarjen e ullinjve që po vilnin! Fqinjët: 39-vjeçari është kuruar për depresion pasi i vdiq kushëriri

    Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasi xhaxhai dhe nipi u konfliktuan për ndarjen e ullinjve që kishin shkuar të vilnin, por ende nuk ka detaje se përse agravoi debati, duke prodhuar edhe ngjarjen e rëndë. Banorë të fshatit shprehen se janë të shokuar nga ndodhia, ndërsa flasin mirë për të dy personat,viktima të ngjarjes. Edhe pse mbetet enigmë shkaku i vrasjes së xhaxhait nga nipi, një prej banoreve kujton se vite më parë Jorgjit i ka vdekur një djalë gjatë punës në ndërtim në Greqi, ku Genci ishte bashkë me kushëririn.

  • VIDEO

    ‘Ligjet’ debate të forta mes Bardhit dhe Bejtes: Ke vrarë një person në Elbasan! Demokrati: Dil jashtë more hajdut

    Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet kredia prej 70 milionë Euro që OSHEE kërkon të marrë nga BERZH. Në seancë nuk kanë munguar debatet me tone të forta mes deputetit të PD-së, Gazment Bardhi dhe zëvendësministrit i Energjisë, Ilir Betja ku ky i fundit ka akuzuar demokratin se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij.

  • VIDEO

    I bërë sterrë i zi nga ndotja, pacienti i shtruar në spital nga helmimi tregon filtrin e ujit: Edhe para 3 muajsh kemi patur të njëjtat simptoma

    Një pacient i shtruar në spitalin e Krujës pasi ka patur shenja helmimi, ka treguar edhe foton e filtrit të ujit që ai ka vendosur në banesën tij, ku duket qartë ndotja e lartë. Filtri është bërë i zi, duke treguar cilësinë e dobët të ujit që i shkon në çezma banorëve të Krujës. Pacienti tregon se e njëjta situatë është përsëritur edhe para tre muajsh, ku ata kanë patur të njëjtat simptoma helmimi.

     
  • VIDEO

    Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, drejtoresha e spitalit: Nga mëngjesi i së dielës, mbi 320 qytetarë në urgjencë! Pacientët: Kemi dhimbje barku e koke

    Teksa nuk dihet ende shkaku i helmimit, numri i pacientëve të paraqitur në spitalin e Krujës për të kërkuar ndihmë shëndetësore ka shkuar në rreth 320. Kjo u bë me dije nga drejtoresha e spitalit, Yllka Sheta, e cila u shpreh se kjo situatë ka filluar që të dielën në mëngjes. Pacientët e shtruar në spital shprehen se kanë patur dhimbje të forta barku e koke dhe të gjithë pohojnë se kanë pirë ujë nga ai që i vjen në çezma.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv