• VIDEO

    Vlora 'si në gusht', plazhi i mbushur me turistë të huaj, kryesisht nga Evropa lindore! Pushuesi nga Serbia: Ia kam sugjeruar miqve Shqipërinë

    10-ditëshi i fundit i shtatorit ka regjistruar një numër të lartë turistësh në plazhet e Vlorës, të ardhur nga Ukraina, Rusia, Serbia dhe Polonia  Pavarësisht luhatjeve të temperaturave, turistët e huaj shprehen për Report Tv se vjeshta është periudha më e bukur për pushime.

    Zgjidh një foto nga serveri

     Foto te perpunuar  Foto bruto

    Përmasat e sugjeruara për imazhin janë 780x440


    terrorizemkosovatiranagrabitjeBalla

    •  

    Plotëso taget e fotos


    Kategoria

    Zgjedhjet 2021Pa gjurmëTiranaLifestyleAnalizaDrejt PunësArkivaProgrameDossierMediaSpecialeLajme të miraHoroskopiVIP & SpektakëlShëndetiKulturaIntervistaKosova & RajoniSocialeEkonomiPolitikëKryesoreEmisioneVideo ZoneNë LibrariMirëdita mësueseReceta GatimiAktualitetSportBota

    Programi

    Minuta 0Rubrika "Në Librari"SpecialeDokumentarEdicioni informativ i lajmeveStudio LiveSot, live në Shqipëri!Shtypi i ditës dhe ju112Pa ProtokollVeri-jugPa gjurmëDosja KTë gatuajmë!Rreze DiellRepolitix5 Pyetje nga Babaramo

    Video i emisionit te plote

     

    Shfaq në rezultatet e kërkimit

     

     Ruaj ndryshimet  Ruaj si draft  Anulo

     

  • VIDEO

    Pritet në Apelin e GJKKO vendimi për ish-Kryeprokurorin! Adriatik Llalla ndodhet në spital jashtë vendit, në rast dënimi mund të shpallet në kërkim

    Në Apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit pritet që nga momenti në moment të merret vendimi për dënimin ose jo të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. SPAK ka kërkuar të mbetet në fuqi dënimi me dy vite.

    Report Tv mëson se Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për tu mjekuar në një klinikë private. Në rast të lënies në fuqi të vendimit të dënimit me 2 vite burg. Ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar. 

  • VIDEO

    Po shiten pasaportat e vaksinimit? Fico: Kriminale! Gati të bashkëpunojmë me autoritetet përgjegjëse

    Një fenomen i cili është përhapur në ditët e sotme është edhe paraqitja e një kartoni flas sikur kanë bërë vaksinën anti-COVID. Shefja e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se një fakt i tillë është kriminale e ndërsa është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet përgjegjëse për të kapur “kriminelët”.

    “ISHP nuk ka në detyrat e veta funksionale ndjekjen e rasteve kriminale të moskryerjes së vaksinës apo marrjes së një dokumenti, distancohemi të gjithë ekspertët  e shëndetësisë, 2 janë dëmet ndikojnë direkt në shëndetin e popullatës dhe ligji e përcakton qartë se çfarë ndodh në këto raste. Ne nuk kemi asnjë mënyrë për ta ndjekur këtë gjë, nëse autoritete do na kërkojnë që t’i mbështesim, do e bëjmë pa asnjë lloj hezitimi. Është e pamundur që ta kuptosh nëse ndonjëri prej tyre ka bërë gjoja vaksinë”, tha Fico.

  • VIDEO

    Kraja: 5% e të shtruarve në spitale të vaksinuar, 3 shkaqet pse ka raste të vdekjeve dhe pas 2 dozave

    Mjeku Dhimitër Kraja ka bërë me dije s e5% e të shtruarve në spitale janë të vaksinuar, teksa ka dhënë edhe argumente se përse ka vdekje pavarësisht se dikush është vaksinuar me 2 dozat.

    “5% e rasteve të të shtruarve në spital janë të vaksinuar, 85% e këtij 5%  janë raste që nuk janë vaksinuar plotësisë, 15% që i kanë bërë të dyja dozat. Kjo është një fenomen që ndodh në të gjithë botën dhe racat njerëzore, rastet që kanë përfunduar me vdekje, pse u ndodh këtyre. Asnjë vaksinë nuk të mbron 100%, këtu janë arsye të ndryshme dhe të realizimit të llojit të vaksinës, ka të bëjë edhe reagimi i organizmit, ne kemi vënë në dukje se kanë qenë kryesisht raste të vaksinuar me 2 vaksina, por me sëmundje patologjike të ndryshme, dhe vdekje ishte dhe nga faktorë extra COVID, ndërsa në rastet e tjera, nuk i zuri vaksina si duhet, dhe janë edhe faktorë gjenetik. Këto janë ata që kanë çuar në vdekjen. Janë raste krejtësisht të rralla”, tha Kraja.

  • VIDEO

    Rakacolli: Situata mbetet e qëndrueshme, nuk do të ketë ndryshim të masave të fuqi

    Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka bërë me dije se nuk do të ketë ndryshim të masave anti-COVID, Sipas Rakacollit, të dhënat tregojnë e situata është e qëndrueshme dhe se për këtë do të vijojë zbatimi i  masave që janë në fuqi.

    "Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi  maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore do organizohen në kapacitete jo më shumë se 30 e ambienteve dhe duke zbatuar protokollet e rekomanduara. Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë", tha Rakacolli.

  • VIDEO

    Kraja: Janë shtruar shtuar rastet e shtatzënave të prekur rëndë nga COVID! Në spital të shtruar edhe 19-vjeçar

    Dhimitër Kraja ka bërë me dije se ka një rritje të numrit të grave shtatzëna që po preken rëndë nga COVID, e ndërsa të shtruar në spital ka edhe 19-vjeçar.

    “Në 2 spitalet COVID ka 230 pacientë, kapaciteti është ende i disponueshme se 30% e mundësive të shtrimit është i lirë ende, të sëmurët vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësi, Elbasani, por edhe nga rrethet. Ka 19-89 vjeç, por mbizotëron 65 vjeçare, ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me COVID, që kanë forma të rënda. Pjesa më e madhe e të shtruarve të pavaksinuar. Ka fatalitete nga rastet e vaksinuara, por janë shumë të pakt. 5.1 ose 5.4 raste në ditë”, tha Dhimitër Kraja.

  • VIDEO

    Brataj: Ka rënë numri i rasteve të rënda me COVID, janë rritur trajtimet në banesë! Mbrojtja është më e mirë

    Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thonë se mbrojtja ndaj COVID është më e mirë në popullatë.

    "Sot jemi me 849 raste ditore, 216 të shtruar por me një numër shumë të madh aktivësh. Mbrojtja nga format e rënda është shumë e mirë, ka rënë numri i humbjes së jetës dhe është rritur ndjeshëm numri i trajtimeve në banesë. Qytetarët kanë më shumë besim dhe e njohin pak më shumë sëmundjen. Kjo ka përmirësuar situatën dhe është në kontroll",

  • VIDEO

    Bino: Rritje e numrit të vaksinimeve të kryera gjatë kësaj jave! Gjirokastra dhe Delvina me mbulesën më të mirë vaksinale

    Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në QSUT tha se gjatë kësaj jave ka patur një rritje të numrit të vaksinimeve të kryera, kryesisht me doza të dyta. Sipas Binos, Gjirokastra është Bashkia që ka mbulesën më të mirë vaksinale, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza. Megjithatë ajo shtoi se ka ende nevojë që të rritet numri i vaksinimeve të kryera, për të shkuar në mbi 95% te të gjitha grupmoshat.

     
  • VIDEO

    Vendimi i Kosovës për reciprocitet me targat analisti Spahiu :Rama të ndërmjetësojë tek Kurti, Vuçiç

    Për të tretën ditë radhazi pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Jarinjë dhe në Bërnjak vijojnë të jenë të bllokuara. Protestuesit serbë vazhdojnë të protestëjnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë, asht sikurse në Serbi nuk njihen targat e Kosovës.

  • VIDEO

    Situata e pandemisë në vend dhe masat anti-COVID, Komiteti Teknik i Ekspertëve në konferencë për shtyp

    Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për shtyp, për të informuar mbi situatën aktuale të përhapjes së virusit, si dhe nëse do të ketë masa të reja. Prej disa javësh, numri  i infeksioneve ditore në vend ka regjistruar një rritje të ndjeshme, e po ashtu edhe ai i viktimave, ndërkohë varianti Delta është bërë varianti mbizotërues në vend.

  • VIDEO

    Përjashtimi i Berishës, Basha: Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA nuk do të ketë kurrë! S'jam as peng i Ramës e as kukull e Berishës

    Lulzim Basha ia ka bërë të qartë Sali Berishës dhe të gjithë kundërshtarëve të tij që Kuvend të Partisë Demokratike për të shqyrtuar vendimin për përjashtimin e Berishës nuk do të ketë. Sipas tij Kuvendi i PD nuk mund të shyrtojë vendimet e amerikanëve.

    "Rama më ka akuzuar si kukull të Sali Berishës, dje Berisha më ka akuzuar si për peng të Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë 2 anë të të njëjtës medalje. PD po ecën përpara, dhe do t'i prijë betejës popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimit dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë. Ky është misioni i PD dhe ky është misioni im dhe këtij do të qëndroj deri në fund.

  • VIDEO

    Sot ‘dita pa makina’ në Tiranë, rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga ora 8 e mëngjesit deri në 14:00

    Sot, qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar.

    Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv