• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 22 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Sali Berisha sfidon SHBA-të te shqiptarët shpenzuan 90 milionë euro te privatët gjatë pandemisë e deri tek reciprociteti.

  • VIDEO

    Berisha-Basha, kush është anti-amerikani?

     

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me turin e takimeve të Berishës kundër Lulzim Bashës. Çfarë do të prodhojë lëvizja në bazë e Berishës dhe akuzat për anti-amerikanizëm? Të ftuar në studio Roland Bejko, Myslim Murrizi, Arben Meçaj dhe Altin Gjeta.

  • VIDEO

    ‘Shqipëria në situatë delikate, vetëm 20% të vaksinuar’! Dollenberg: Jeni larg dozës 3-të dhe vaksinimit të fëmijëve

    Federata e mjekëve shqiptarë në Europë ngre shqetësimin për nivelin e ulët të vaksinimit në vendin tonë. Mjekja Aurora Dollenberg thotë se shifra 20% nuk është aspak e kënaqshme, ndërsa Shqipëria është larg dozës së tretë dhe vaksinimit të fëmijëve.

  • VIDEO

    Pa Gjurmë- 58 vjecarja rrëfen dhunën që ish-bashkëshorti ushtroi mbi të (21 Shtator 2021)

    Të divorcuar pas 29 viteve martesë, 58-vjecarja ka vendosur të rrëfejë dhunën që ish-bashkëshorti ushtroi mbi të dhe 3 fëmijët, arsye që e cuan në divorc ciftin nga Erseka. Nisur nga rastet e përsëritura dhe ngjarjet e rënda me bilanc tragjik të vrasjeve të grave nga burrat e tyre, 58-vjecarja merr guximin të tregojë historinë e jetës, për të mos heshur përball burrit dhunues, jo vetëm edhe për të rrëfyer mbi ece jaket në dyert e prokurorusë dhe gjykatës së apelit në Korcë, ku ende nuk ka gjetur zgjidhje. Të martuar që prej vitit 1986, cifti nga Erseka u divorcuan në prill të vitit 2015 dhe që nga ajo kohë e deri më sot nëna e tre fëmijëve ka qenë e pajisur 12 herë me urdhër mbrojtje. Që prej vitit 2014 kur konfliktet kulmuan me dhunë në familje, kërcënimet nga ish-burri 61-vjecar kanë qenë të vazhdueshme. Nën efektin e vazhdueshëm të alkoolit, ai dhunonte ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Me kacavida në xhep dhe thikë në dorë kërcënimi shumë herë mund të kishte marrë edhe përmasa tragjike. Madje në tentativë edhe për të vrarë të bijën duke i drejtuar thikën. Ish-bashkëhsortja ka bërë disa herë denoncimin në polici, ndërsa 61-vjeçari në katër herë i dënuar nga gjykata e rrethit Gjyqësor Korcë nuk ka bërë më shumë se 3 muaj burg. Sa herë është lënë i lirë më shumë ia ka drejtuar thikën në fyt ish-bashkëshortes, e cila edhe pse e pajisur disa herë më urdhër mbrojtje ka jetuar në të njëjtën banesë me dhunuesin e saj. 3 vite më parë ai e dëboi duke mos e lejuar të kthehet më në shtëpi. Ajo ende vazhdon të jetë e pajisur me një urdhër mbrojtje afati I të cilit përfundon në shkurt të 2022. Kërkesa e 58-vjecares është të kthehet në banesë, pasi e ka të pamundur të jetojë me qira, por pa mohuar kurrsesi frikën që ka nga ish-burri nga i cili shpëtoi gjallë pa u goditur nga tehu i një sëpate, që ai mbante në dorë. Me frikën se mund të jetë ajo viktimë radhës, ajo bën apel në emër të të gjitha grave që kanë fatin e saj. Familja e ish-burrit në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë në dijeni për këtë dhunë që ai ushtronte mbi gruan, por ishte i përkrahur vecanërisht nga e motra, e cila bashkë me të vëllanë dhunuan ish-nusen para dyerve të Gjykatës, kur ajo kishte shkuar për të marr urdhrin e disatë të mbrojtjes.

  • VIDEO

    Flakët 'përpijnë' ullishtet në Patos, rrezikon disa sera me domate! Zjarr edhe në Pogradec

    Një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre, ferra dhe të mbjella është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen "Uznovë" në Berat. Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderushme me shkurre, ferra e të mbjella dhe i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi në drejtim të banesave të lagjes ku më së shumti jetojnë familjet e komunitetit rom.

  • VIDEO

    Rama poston pamjet nga kantieri për ndërtimin e Urës Dërmënas: Investim i shumëpritur për Fierin

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri për ndërtimin e Urës Dërmënas, e cila do t’i përshtatet investimit në rrugën Fier-Seman-Bregdet.

  • VIDEO

    Kërcënonte qytetarët që t'i jepnin para, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! U prezantohej sikur kishte lidhje me kriminelë të njohur

    Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanoste njerëzit për dhënie pasurie. Shtetasi Mark Nikolli prezantoj si lidhje me persona me precedent të theksuar kriminal të njohur dhe në anë të telefonit i kanoste ata me kercenime për dhënien e pasurisë.

  • VIDEO

    Misteri i sulmit të parandaluar në serverin e SHÇBA, eksperti: Hakerat vjedhin të dhënat por edhe IP të kompjuterave për të bërë transaksione të kripto-valutave

    Sulmi kibernetik ndaj Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, pranë Ministrisë së Brendshme, i cili u pengua nga ekspertët e IT, mund të ketë pasur qëllim jo vetëm shkarkimin e dosjeve sekrete për policinë, por edhe marrja e IP-ve për qëllime të ndryshme, deri tek realizimi i transaksioneve të kripto-monedhave.

  • VIDEO

    Flakët 'përpijnë' ullishtet në Patos, rrezikon disa sera me domate! Zjarr edhe në Pogradec

    Dy vatra të ndryshme zjarri janë aktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën e Patosit dhe Pogradecit. Një zjarr masiv ka rënë në një kodër me ullinj në zonën midis fshatit të Zharrës dhe Dukas në Patos, ku flakët kanë 'përpirë' ullishtet dhe flakët po u afrohen disa serave me domate të fermerëve të zonës.

  • VIDEO

    Përplasen 3 mjete në aksin Shkodër-Koplik, 3 të plagosur! Njëra makinë e shkatërruar (FOTO)

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. 3 makina janë përplasur, si pasojë janë plagosur 3 persona.

  • VIDEO

    Parku i Apolonisë, së shpejti me certifikatë vaksine! Turisti belg: Jam i zhgënjyer, pisllëk e kaos

    Nga parku i Apolonisë, një turist belg shprehet se gjeti kaos, ndërsa drejtoresha e parkut duket e kënaqur me fluksin e vizitorëve.

    Numri i turistëve që kanë vizituar parkun e Apolonisë këtë vit i është afruar nivelit të para pandemisë, por turistët e huaj, duket se nuk gjejnë në Shqipëri atë që kishin imagjinuar. I tillë është rasti i një turisti belg, i cili thotë se ka mbetur i zhgënjyer nga ajo që ka parë në vendin tonë. 

  • VIDEO

    Pedagogët e gazetarisë kundër agjencisë së medias së ngritur nga qeveria! Çela: Ulet transparenca! Bregu: Centralizohet lajmi

    Nisma e qeverisë për krijimin e Agjencisë së Medias shihet nga pedagogët e gazetarisë si një përpjekje për të centralizuar informacionin dhe për të penguar transparencën. Ata bëjnë thirrje për reagim kundër kësaj nisme nga shoqatat e gazetarisë por edhe nga opozita.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv