-
VIDEO
Vendimet e qeverisë/ 3 mld lekë i kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për rindërtimin! Mbi 28 mln euro jepen nga Gjermania për rikonstruksionin e godinave të universiteteve publike
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediet pas mbledhjes qeveritare bëri me dije edhe vendimet që janë marrë sot. Ahmetaj tha se bazuar edhe në programin e qeverisë, punët do të vijon për rindërtimin, e banesave të dëmtuara nga tërmeti që në shtator të 2022 të përmbyllet ky proces
-
VIDEO
Universitetet në Durrës dhe në Korçë hapin dyert edhe për të pa vaksinuarit! Vaksinë ose tampon, urdhri për studentët vetëm në letër
Autoritetet shëndetësore thonë se kusht për studentët në auditore është vaksina ose tamponi, por zyrtarë të universiteteve në Durrës dhe Korçë me të cilët Report Tv komunikoi, thonë se ky urdhër nuk u ka mbërritur ende. Kështu, sipas tyre, vaksina nuk do të jetë detyrim për të pranuar studentët në auditore
-
VIDEO
Veliaj dhe Kushi në shkollën e re ‘Murat Toptani’ në Selitë, kryebashkiaku: Nuk ka më asnjë arsye që nxënësit të dynden dhe mësimi të bëhet me dy turne
“Murat Toptani” është tjetër shkollë e re, e rindërtuar pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit, e cila hap dyert për nxënësit këtë vit arsimor. Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtarisht e mësimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi uruan 360 nxënësit që do ulen rishtazi në shkollën 3 herë më të madhe se ajo që kishin, një vit të mbarë në rrugën e dijes, tashmë me kushte të njëjta si shkollat në qendër.
-
VIDEO
Të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen 9 drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit! Gjobiten 143 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara
9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë arrestuar në gjithë vendin në 24 orët e fundit.
Ndërkohë janë gjobitur 143 drejtues mjetesh pasi kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë. Po ashtu janë vendosur 395 gjoba me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 65 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
-
VIDEO
'Koha për sigurimin e detyruar të pronës', Presidenti i EUROSIG-INSIG: Qeveria të bëjë ligjin, pagesë 50 euro në vit për një shtëpi që kushton 100 mijë €
Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG dhe UBA Bank, Kadri Morinaj i kërkon Qeverisë që në këtë sezon të ri parlamentar të përgatisë ligjin për sigurimin e detyrueshëm të pronës. Morinaj ofron edhe modelin:Për një banesë të vlerësuar 100 mijë euro, një qytetari do t’i duhet të paguajë 50 euro në vit.
-
VIDEO
Doza e tretë e vaksinës për personat mbi 60 vjeç dhe vaksinimi i fëmijëve kundër Covid, Rakacoli: Ende s'kemi një vendim
Komiteti i Vaksinave në Shqipëri ende nuk e ka marrë një vendim për vaksinimin e fëmijëve apo të bërjes së një doze të tretë te mosha mbi 65-vjeç.
“Në lidhje me rekomandimin e Akademisë së Shkencave për dozën e tretë të vaksinës dhe vaksinimin e fëmijëve sqaroj se vendimi jepet nga Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit që funksionon pranë MSH që jep rekomandim për të gjithë kalendarin e vaksinimit.
Ky komitet nuk ka prezantuar deri tani një vendim të tillë. Natyrisht që doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve po bëhet në disa vende të botës por ka ende shumë argumente pro dhe kundër. Janë disa vendime të kujdesshme që duhet të ndërmerren nga ekspertët”, tha Rakacolli.
-
VIDEO
Afrim Qëndro jep dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë: Mbusha disa gropa në rrugë dhe jo vetëm
Afrim Qëndro ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë. Ai u largua mesditën e sotme nga zyra, teksa u shpreh se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, ndërsa shtoi: 'Mbusha disa gropa në Vlorë, jo vetëm në rrugë, por edhe shumë gropa të tjera'.
Njoftimi mbi largimin e Qëndros u bë një ditë më parë, pas mbledhjes së PS në Vlorë, ku Arben Ahmetaj u prezantua si i deleguari i socialistëve në këtë qark. Ahmetaj u prezantua nga ish-drejtuesi Damian Gjiknuri i cili është njëkohësisht edhe sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Drejtësia e re kap 'peshkun e parë të madh', përfundimisht 2 vite burg për Adriatik Llallën! Ish-kryeprokurori bëhet zyrtari më i lartë shqiptar që përfundon në qeli
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Lalla bëhet kështu 'peshku i parë i madh' që bie në rrjetën e drejtësisë së re. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar 8 pasuri.
-
VIDEO
Kreu i shoqatës së Turizmit: Shqipëria s’duhet të synojë turizëm masiv, por elitar! Turistët te ne shpenzojmë më pak se në Kosovë! Mungojnë punëtorët e kualifikuar
TIRANË- Kreu i shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi është i mendimit se Shqipëria duhet të ndjekë një strategji të re sa i përket turizmit, ku sipas tij duhet të kalojë nga turizmi masiv në atë elitar. Në intervistën për Report Tv, ai tha se ndonëse në vendin tonë ka pasur një numër shumë të lartë të turistëve, si përfundim ato kanë shpenzuar më pak. Ai ka bërë një krahasim me Kosovën, ku thotë se nga një studim ka rezultuar se një turist i huaj në Shqipëri ka shpenzuar 380 dollarë e ndërsa në Prishtinën zyrtare mbi 500 dollarë. Topuzi këmbëngul se turizmi masiv, në një kohë kur vendi është përballë një pandemie nuk duhet të synohet.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Kombinat, humb jetën një perosn, përplaset nga kamioni teksa lëvizte me biçikletë
TIRANË- Një aksident i rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat.
Një kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar për një qytetar qw ishte duke i dhwnw biçikletës, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
-
VIDEO
U shkarkua nga KPK, momenti kur prokurori Dritan Gina nxirret jashtë nga Garda e Republikës
Report Tv ka siguruar pamjet e përplasjes së sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku prokurori i Tiranës Dritan Gina u nxor jashtë nga Garda e Republikës pasi refuzoi kontrollin.
Prokurori Gina është shkarkuar sot nga KPK pasi nuk justifikon pasurinë.
-
VIDEO
Peticion për ndryshimin e Kodit Penal, Vlora i thotë ‘Stop’ dhunës ndaj vajzave dhe grave! Aktivistja: Boll me protesta, koha për të vepruar
VLORA- Qytetarët e Vlorës kanë firmosur peticionin për ndryshimin e Kodit Penal dhe i kanë thënë “Stop” dhunës ndaj vajzave dhe grave.
Pas vrasjes makabre të 23-vjeçares, Sabrina Begaj nga ish-bashkëshorti i saj dhe pasi po lëmë pas një vit gjatë së cilit kanë humbur jetën 15 gra dhe vajza nga duart e partnerëve të tyre, një grup aktivistësh përmes një peticioni kërkojnë ndryshimin e ligjit dhe dënim maksimal për autorët e krimeve.