-
VIDEO
Tragjedia në familjen Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit, në fshatin Gajush të Lezhës pllakos heshtja! Banorët: Jemi tronditur, shumë e rëndë! Zoti i dhënë forcë kryefamiljarit
Në fshatin Gajush të Lezhës ka pllakosur heshtja. Tragjedia në familjen Gjoka i ka tronditur të gjithë. Të paktë janë ata që e komentojnë ngjarjen e rëndë të Velipojës, ku nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes Gjoka humbën jetën 4 pjesëtarë të kësaj familje, më i fundit djali i vogël 12-vjeç.
-
VIDEO
Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe manovra të rrezikshme, policia rrugore ‘në aksion’! Në pranga 14 shoferë, ndëshkohen me gjobë 1311 të tjerë në 24 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobilistike, policia rrugore me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues ka dal për të ndëshkuar shoferët e “pabindur” në të gjithë vendin.
Si rezultat i kontrolleve, edhe gjatë 24 orëve të fundit, në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.
-
VIDEO
Zgjatja e afateve të Vetingut, avokatët: KLGJ dhe KLP të vijojnë procesin! Politika të mos i fusë duart te drejtësia! Vishaj: 5 vite ishin pak, s'mund të lihet në gjysmë
Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit. . Për këtë arsye mazhoranca do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik. Ndërkohë, përveç debatit politik, ka edhe një anë tjetër, juristët. Report Tv ka biseduar me 4 prej tyre, që ndajnë këndvështrime të ndryshme në lidhje më këtë çështje.
-
VIDEO
Hartohet rregullorja e disiplinës! Policët e burgjeve u ndalohet komunikimi apo shoqërimi me kriminelë... S'lejohet anëtarësimi në parti! Shkelja çon deri në shkarkim
Asnjë punonjësi të policisë së Burgjeve në vend nuk i lejohet të jetë anëtar i ndonjë partie politike, apo të ketë kontakte me familjarët e të burgosurve, apo aq më tepër të ketë komunikim apo shoqërim me ndonjë të inkriminuar. Dënimi për shkelje do të ishte shkarkimi nga puna. Këto janë disa nga pika kryesore të Rregullores së Disiplinës në Policinë e Burgjeve, e cila është votuar dje në Fletoren Zyrtare.
-
VIDEO
Përplasja në PD, Dashamir Shehi për Report Tv: Basha ta kishte zgjidhur me kohë, Berisha ta kuptojë se 'nuk mund të nusërohet 3 herë'! S'ka dramë nëse ikin të dy
TIRANË-"Me PD pa PD, me Berishë pa Berishë, me Lul pa Lul do të ketë gjithmonë opozitë". Ky është thelbi i qëndrimit të një prej personazheve më besnikë të së djathtës shqiptare në këto 30 vite, Dashamir Shehit, për gjithçka po ndodh në PD me përplasjen Basha-Berisha.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Shehi deklaroi se si Basha dhe Berisha, të 2 kanë faj për situatën ku e kanë futur PD-në dhe se asnjë dramë nuk do të kishte nëse do të tërhiqeshin që të 2.
-
VIDEO
Vdekja e minatorit, Shehi: Milionat e fituara janë marrë nga gjaku i atij fukarai që vdiq pardje! Aty s’punohet me lopatë, por me automatik se komandojnë grupet kriminale
Dashamir Shehi është ndër të vetmit politikanë që ka ngritur zërin lidhur me statusin e minatorit, në një kohë kur jo më larg se 2 ditë më parë, ka humbur jetën një minator. I pyetur nga Report Tv, ai tha se duhet zgjidhur patjetër çështja për statusin e minatorit, ndonëse shtëpi se kjo nuk do t’i jepte fund jetëve të marra në galeritë e minierave të kromit. Ai tha se shteti duhet të vendos rregulla loje në Bulqizë.
-
VIDEO
Presidenti kroat pyetet nga studenti nga Kukësi në 'Columbia University' për 'Open Balkan': Iniciativë që nuk dëmton rrugën e integrimit të Ballkanit
'Iniciativë që nuk dëmton rrugën e integrimit të Ballkanit', kështu e konsideroi 'Open Balkan' Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ndërsa u pyet në lidhje me këtë çështje nga një student nga Kukësi në 'Columbia University'.
Bekim Bruka pyeti Milanoviç se cili është pozicioni zyrtar i tij për këtë iniciativë dhe nëse përbënte kërcënim për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe përgjigjja e Presidentit kroat ishte e qartë në mbështetje të kësaj iniciative.
-
VIDEO
Leli thotë se e ka shkarkuar, drejtori i Ujësjellësit: Jam në detyrë sipas ligjit! S’kam grabitur asnjë vulë apo libër protokollar! Akuzat ndaj meje spekulime që të dëmtojnë imazhin e UKV-së
VLORË- Situata në Ujësjellësin e Vlorës vijon të jetë e tensionuar! Një ditë pas kaosit të krijuar, në një kohë kur kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli thotë se e ka shkarkuar, Shkëlqim Leskaj sot në një deklaratë për mediat, nuk heq dorë duke thënë se ai vijon të jetë në krye të detyrës. Në deklaratë zyrtare, Leskaj ka mohuar akuzat që vijnë në drejtim të tij, sipas së cilit nuk ka marrë asnjë vulë apo procesverbal siç pretendohet, e ndërsa vë theksin se gjatë kësaj kohe ai nuk ka nënshkruar asnjë kontratë as për sahatët, klorinimin dhe as për uniformat e punonjësve.
-
VIDEO
Nipi humbi jetën në minierë 8 muaj më parë, xhaxhai i Fiqiri Karajit i përlotur: La 3 fëmijë jetimë! Privati vetëm po i gërryen pa kriter minierat, s'ka inxhinierë e profesionistë
I përlotur, xhaxhai i Fiqiri Karajit, minatorit 47-vjeçar që humbi jetën në minierën e Bulqizës në shkurt të këtij viti, thotë se nuk mori asnjë shpjegim për vdekjen e nipit, i cili la 3 fëmijë jetimë. Për 'Report Tv' Gani Karaji ai u shpreh se kushtet e punës në minierë sot janë të vështira dhe se kompanitë private që i kanë në administrim, vetëm po i gërryejnë pa kriter. Sipas tij, në miniera mungojnë inxhinierët e profesionistët.
-
VIDEO
Në makinën e djegur të Pecorrelit u gjet një kafkë njeriu, kryebashkiaku për Report Tv: Në Pukë nuk ka asnjë varr të dëmtuar, s’i ka falsifikuar në Shqipëri dokumentet
Në dosjen hetimore mbi skenarin Hollywood-ian të zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorreli është konstatuar që në makinën e djegur është gjetur një kafkë njeriu, megjithatë, kryebashkiaku, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka pasur asnjë varr të cenuar.
-
VIDEO
Humbi jetën në minierën e Bulqizës 8 muaj më parë, Report Tv në shtëpinë e minatorit Fiqiri Karaj, gruaja: As sot se di si më është vrarë burri! Me 3 vajzat jetoj në kushte ekstreme, marr vetëm 3500 lekë
Minatori Fiqiri Karaji, 47-vjeçarit humbi jetën në thellësinë e nëntokës në shkurt të këtij viti, duke lënë pas bashkëshorten dhe 3 vajza. E sot, mes dhimbjes së humbjes së bashkëshortit, gruaja e tij, Fatbardha detyrohet të përballet çdo ditë me mjerimin e varfërinë ekstreme. 'Report Tv' ishte sot në banesën e kësaj familje që ia dalin me vetëm 35 mijë lekë të vjetra pension që merr vajza e vogël dhe rrogën e Fatbardhës që tregon se ka nisur punë prej një muaji në seleksionimin e kromit.
-
VIDEO
Gjobitet drejtoi i një shkolle në Kukës, lejoi kandidaten për deputete të bënte fushatë brenda ambienteve mësimore
TIRANË-Drejtori i shkollës së mesme Shën Meri në Kukës është gjobitur me 5 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi ka shkelur Kodin Zgjedhor duke lejuar një aktivitet elektoral brenda ambienteve mësimore.
Pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”, Kryekomisionei Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme vendosi dënimin e gjobë të drejtorit, pasi lejoi aktivitetin politik brenda oborrit të shkollës të Gerta Durakut, kandidate në zgjedhjet e 25 prillit, e cila fitoi dhe aktualisht është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.