Kështjella e Mamicës në fshatin Petrelë

18 Korrik 2021, 10:43

Kështjella e Petrelës, si kështjellë e Mamica Kastriotit, nën impresionet e mësuesit të vjetër Hasan Shehu, banor I fshatit piktoresk Petrelë në jug të Tiranës, do të jetë destinacioni I së djelës së kameras së emisioneve Veri Jug. Kështjella e mbështjellë me tisin e heroizmit të familjes së Kastriotëve, si pasardhëse e qytezës së lashtë ilire të Përsqopit. Luftimet nën bedenat e saj dhe thyerja e ushtrive osmane nën komandën e Mamica Kastriotit. Përse duhet ta vizitojnë sot turistët kështjellën e Petrelës. Ndiqni reportazhin “Kështjella e Mamicës në fshatin Petrelë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.