• VIDEO

    Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PD e lexon ndryshe: Evidentohen elementët e masakrës elektorale të 25 prillit nga regjimi Rama-Dosh

    TIRANË- Për Partinë Demokratike, raporti i Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ka konfirmuar akuzat e tyre, se në zgjedhjet parlamentare ka pasur zyrtarë që kanë abuzuar me pushtetin dhe se është ushtruar presion ndaj vëzhguesve. Në reagimin e tyre, PD-ja thotë se në këtë raport evidentohen qartë 'elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi'.Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës evidenton elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi. Në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve, Asambleja Parlamentare konfirmon se: Zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet. Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës. Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore. Gjatë fushatës elektorale media publikoi databazën me të dhënat personale e cila përdorej nga PS për të ushtruar presion. Rrjedhja e të dhënave sensitive personale, përfshirë preferencat politike të qytetarëve, janë shqetësim serioz dhe i bëjnë votuesit vulnerabël. Misioni vëzhgoi momente presioni mbi votuesit. Një person u pa teksa tërhiqte një tjetër drejt Qendrës së Votimit, pasi votuesi kaloi procedurën e verifikimit ai u mor me një anë dhe u instruktua si të votonte. Në të njëjtin Rajon u dëshmua një rast i shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit. Një tjetër ekip i Asamblesë Parlamentare vërejti propagandë elektorale për një parti gjatë votimit brenda një qendre votimi. Shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme. Procedura për ndryshimet e njënanshme, që dhunuan marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, dhe pa konsultime. Ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidmos për ndryshimet në sistem", thuhet në reagim. Raporti i publikua ditën e djeshme ku thuhej se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se kjo administratë në të gjitha nivelet në përgjithësi gëzonte besimin e palëve të interesuara. Në raportin e tyre, kanë vlerësuar se zgjedhjet e 25 prillit janë karakterizuar nga një votim i qetë dhe nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore.

  • VIDEO

    ‘Ja sheshi, ja Mejdani’, Artan Lame thirrje për drejtues të rinj të zyrave rajonale të Kadastrës: S’janë në lartësinë e duhur, ikin ata që nuk justifikuan punën

    Kreu i Kadastrës Artan Lame ka shpallur thirrjen për aplikime për drejtues të rinj të zyrave rajonale të Kadastrës. Sipas tij zyrat nuk janë në lartësinë e duhur veçanërisht në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.

    Ai thotë se kryesisht do të zëvendësohen drejtuesit e komanduar apo drejtues që nuk justifikuan punën duke nisur nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Korça, Saranda e Fieri. 

    “Me gjithë dëshirën time për ta shmangur Kadastrën Shqiptare nga përdorimi politik, me ç’duket ky qenka mision i pamundur. Por gjatë kësaj fushate kjo akuzë arriti në kufijtë e absurdit, duke e akuzuar Kadastrën thjesht e qartë përse po kryen misionin e saj: Pse jep leje legalzimizi, pse kryen shërbime kadastrale, pse jep çertifikata toke.  Nga ana tjetër, pikërisht fakti i thirrjes denoncuese për institucionin, flet për suksesin e tij në kryerjen e detyrës për të cilën është krijuar. Megjithatë do dëshiroja t’ia lija organeve kompetente ndjekjen e këtyre akuzave surreale.

    Tashmë që, përveç sa më sipër, Kadastra është pajisur me një korpus legjislativ tërësisht të ri dhe të provuar edhe në territor për efektshmërinë e vet, (Ligjet 111/18 dhe 20/20) si edhe rreth 25 akte nënligjore që e bëjnë të zbatueshme këtë korpus legjislativ, mund të themi se përmbyllet një fazë e reformës së Pronës në Shqipëri dhe fillon faza e zbatimit masiv të saj në territor.

    Jam i bindur që tani që na dëgjojnë janë qindramijë qytetaarë që shprehen të kënaqur me shërbimet tona (kadastra ofron rreth 1,1 milion shërbime në vit), por janë edhe mijëra qytetarë të tjerë që rrudhin buzët të pakënaqur. E pranoj publikisht se zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve.  Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në trajtimin e tyre, ka tyrajtim të qytetarëve si bezdisje, ka mungesë vullneti për t’u përfshirë në problematikat e vështira, e shumë të tjera.

    Ka specialistë që nuk duan e nuk duan ta kuptojnë që shmangja e një qytetari sot, nuk zgjidh asgjë. Nesër ai qytetar sërisht do të paraqitet derisa të gjejë zgjidhje. Ka drejtues dhe këtu ju drejtohem në veçanti atyre, që nuk duan të kuptojnë që vendosja e tyre në ato poste nuk është bërë se kanë çliruar Shqipërinë, por se është besuar se do të dijnë të shërbejnë dhe organizojnë punën në drejtoritë që ju janë besuar.

    Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës.  Jam i bindur se gjithë llafollogët e fejsbukut do ulen të dekurajojnë këdo që do dëshirojë të përfshihet në këtë thirrje. Mos u çudisni, e kanë bërë gjithmonë.  Mos u tutni! Ti djalë a vajzë që ke mbaruar universitetin për inxhinjeri, juridik apo ekonomik; Ti specialisti që ke vite që punon në administratë dhe mendon se ka ardhur koha të avancosh në karrierë; Ti kandidati për deputet, që e dije se nuk do fitoje për shkak të numrit në listë, por që je i bindur në kapacitetin tend; Ti eksperti i fushës, që mendon se e di se si gjejnë zgjidhje problemet e stërkomplikuara të pronës në Shqipëri, por nuk ke patur rast të provosh veten; Mos u tutni, ejani dhe aplikoni.

    Pas kësaj thirrjeje, do të vijojë një thirrje e dytë, për specialistë të niveleve të tjera. Kadastrës Shqiptare tashmë i janë ngarkuar disa funksione të reja që dikur i kanë patur institucione të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: u pa që ky institucion me gjithë vështirësitë e ngritjes, por jepte rezultate. Por këto funksione të reja do të kenë nevojë për shumë specialist të tjerë për të cilët më pas do të bëjmë thirrje.

    Por le të përqëndrohemi sot tek thirrja për drejtues të rinj. Si shërbëtor i vjetër i shtetit, ju them se nuk bëhen legalizimet me ushtarë partie, nuk i shërbehet 1 milion qytetarëve me qoka partie, por me punë dhe specialistë.  Pastaj, nëse rezultati çon ujë në plotësimin e Premtimit të Partisë Socialiste dhe të programit të qeverisë Socialiste, kjo nuk është njollë, por medalje e merituar. Bujrum të gjithëve dhe… ja sheshi ja mejdani", tha Lame.

  • VIDEO

    Ministria e Shëndetësisë dha 'OK', Leli këmbëngul: Nuk ka mbledhje fizikisht të Këshillit Bashkiak para 1 korrikut, t'iu kursejmë qytetarëve këtë shfaqje të neveritshme

    Dritan Leli këmbëngul që asnjë mbledhje e Këshillit Bashkiak nuk do të zhvillohet fizikisht para datës 01.07.2021, pasi kështu është deklaruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ai tha se para kësaj date, të gjitha mbledhjet do të zhvillohen online, duke hedhur poshtë kërkesën e disa prej Këshilltarëve që mblidhen te 'Petro Marku'.

    "Duke iu uruar një ditë të mbarë pune jam sipas kërkesës për të zhvilluar një mbledhje jashtë radhe për problematikat. Në 21.006.2020 i ka kthyer këtë përgjigje Migena Ballës, "Administrata dhe Leli vlerëson me përgjegjësi maksimale ushtrimin e funksioneve dhe me po këtë ndjenjë vlerëson rolin e Këshillit Bashkiak, nisur nga ky vlerësim, deklarojmë se është keqkuptuar se administrata e Bashkisë e ka penguar qëllimisht mbajtjen e mbledhjes, sa i përket pretendimit të disa këshilltarëve për tejkalim të kompetencave nga ana e kryetari të Bashkisë, është i pabazuar se administrata nuk ka pasur asnjë pretendim për datën, kjo për faktin se kryetari i Bashkisë dhe administrata ishin të gatshëm në platformën Zoom për mbledhjen, siç është dhe sot. Për korrektesë nga ana e administratës është vënë një informacion mbi problematikat, në rastin konkret nuk ka qenë qëllimi i Bashkisë që të pengojë këshilltarët të hyjnë në ambientet e Teatrit "Petro Marko", pasi nuk ka diskutim që këshilltarët janë pjesë e Bashkisë dhe godina është ambient publik. Ka një keqkuptim nga ana juaj ku i referoheni nenit 9 të ligjit të 2015 për vetëqeverisjen vendore, pasi nuk ka të bëjë me tjetërsim për pronën. Mbledhja jashtë radhe në sallën "Petro Marko", nuk mund të zhvillohet se masat janë akoma në fuqi. Zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021. Administrata e Bashkisë do të jetë në dispozicion. Do kërkojë mirëkuptimin që t'i kursenin një shfaqje e panevojshme qytetarëve në mesin e zhvillimit të sezonit turistik,, iu kam shpjeguar se zhvillimi i mbledhjes është i pamundur pasi janë në fuqi masat anti-COVID", tha Leli. 

  • VIDEO

    Refuzon mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Vlorës me argumentin e masave anti-COVID, Ministria e Shëndetësisë 'rrëzon' Dritan Lelin: Nuk pengojnë

    VLORË- Dritan Leli nuk ka marrë pjesë në 2 mbledhjet e kaluara të Këshillit Bashkiak të Vlorës me argumentin se po respekton masat anti-COVID, e megjithatë Ministria e Shëndetësisë sot ka dhënë 'OK' që të mbahen mbledhje fizikisht. Kjo përgjigje nga zv. ministrja Mira Rakacolli vjen pasi Sekretari i Këshillit Agron Gjipali ka kërkuar një konfirmim mbi ligjshmërinë e realizimit të mbledhjes fizike në sallën e teatrit “Petro Marko”. “Përsa i përket Urdhrit të Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë festive etj. ku rreziku i transmetimit të virusit është shumë i lartë. Përsa më sipër ky urdhër nuk cenon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale. Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distancës, mbajtja e maskës, kushtet higjenosanitare etj.”, shkruan Rakacolli në përgjigjen për Gjipalin.Nga ana tjetër, deputeti socialist, Ilir Metaj tha se e gjitha kjo është një skemë e Dritan Lelit për t'u fshehur pas ekranit, duke theksuar se nuk do të pranojnë asnjë mbledhje tjetër online. "Leli refuzon që të ballafaqohet me qytetarët, kjo mungesë do të jetë ndër të fundit të mungesave, Leli kërkon të mbrohet pas ekranit të kompjuterit, por kjo mbetet mburojë virtuale. Nuk pranojmë asnjë komunikim në distancë, çdo mbledhje fizikisht do ketë kërkesat për llogaridhënie të Lelit për punët e bashkisë, do të marrim audit të jashtëm për dhënien e lejeve nga Bashkia e Vlorës. Ne për t'i dhënë seriozitet pikave të rendit të ditë është prania fizike e sallës së mbledhjes", tha Metaj. “Krisjet” në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi. Në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.

  • VIDEO

    Rama prezanton aplikantët e rinj për platformën 'Gati për Shqipërinë'

    Kryeministri Edi Rama prezanton aplikantët e rinj për plarformën 'Gati për Shqipërinë'.

    "Prezantimi i një grupi tjetër aplikantësh për nismën GatiPërShqipërinë.

    Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta

    Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën gatipershqiperine kryeministria.al", shkruan Rama.

  • VIDEO

    ‘Dhuro gjak, shpëto jetë’, 100 studentë dhe pedagogë të Policisë iu përgjigjën thirrjes nga Kryqi i Kuq për të ndihmuar fëmijët talasemikë

    Për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë, 100 studentë dhe pedagogë të Kolegjit Policor dhe Akademisë së Sigurisë iu përgjigjën thirrjes së bërë nga Kryqi i Kuq për të dhuruar gjak.

    Lajmin e ka bërë me dije Policia e Shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku edhe kanë publikuar pamje nga momentet ku studentë dhe pedagogë kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

  • VIDEO

    Defekti në nënstacion djeg panelet e ujësjellësit, e gjithë Shkodra pa ujë! Drejtori i ujësjellësit: Shkak luhatja e tensionit, situatë e përsëritur! Dëmi 200.000 lekë

    Një defekt në linjën 110 kv të nënstacionit Shkodra 1 ka shkaktuar djegien e paneleve të ujësjellësit në Shkodër. Për këtë arsye Shkodra sot është zgjuar pa ujë të pishëm.

    Drejtori i Ujësjellësit Mark Molla në një intervistë për media është shprehur se dëmi është i konsiderueshëm ndërkohë që shprehet se nga OST dhe OSHEE, nuk ka asnjë përgjigje. Defekti sipas tij është i përsëritur por këtë herë vlera e dëmit i kalon 200.000 lekë të reja. Pritet që deri nga orët e drekës të kryhet riparimi i defektit.

  • VIDEO

    “E bëj unë burgun në vend të politikanëve” habit telefonuesi: Dua vetëm 5% të pasurisë së tyre

    Një analizë të detajuar për situatën politike bëri një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai habiti jo pak kur tha se e bën ai burgun në vend të politikanëve vetëm e vetëm të marri 5% të pasurisë së tyre. Por më pas zotëria kërkoi që të bëhet amnisti dhe të zbrazen burgjet e të burgosen politikanët.

  • VIDEO

    20 plumba në drejtim pronarit të bar 'Orange' në Sarandë, publikohen pamjet! Të shtëna dhe ulërima në Sarandë

    Në drejtim të Spiro Iljadhit, 35 vjeç, pronar i bar 'Orange' në Sarandë u qëllua me 20 plumba mëngjesin e së dielës. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes me armë.

  • VIDEO

    Me pamje nga bukuritë magjepsëse të Leskovikut Rama uron një ditë të mbarë

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga bukuritë magjepsëse të natyrës dhe maleve të Leskovikut.

    Me pamjet piktoreske të Leskovikut që gati gati mund t’i nuhasësh dhe me këngën “Good day” një ditë e mirë, kryeministri i ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 22 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga si ndryshojne deputetet pas vendimeve te Rames,Rucit e Kryemadhit te te pameshirshem me derrat e deri tek puthje fatale, Holanda nxjerr ne pension Pandev.

  • VIDEO

    Merr flakë furgoni me goma në Krahës-Memaliaj, po çonte mallin drejt Sarandës

    Merr flakë një furgon i ngarkuar me goma makinash, para pak minutash në fshatin Iliras në aksin nacional Krahës-Memaliaj.

    Nuk dihen rrethanat por mësohet se shoferi i furgonit ka ndjerë erën e tymit në ecje dhe menjëherë ka marrë flakë në pjesën e përparme të furgonit tip Sprinter.

    Shoferi Kliton Mullai ka ndalur menjëherë dhe ka dalë jashtë. Ndonëse në vendngjarje erdhi zjarrfikësja e Memaliajt, furgo bashkë me mallin brenda është djegur. Destinacioni i furgonit ishte Saranda ku do të çonte mallin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv