• VIDEO

    PD pas zgjedhjeve dhe monedha e re. Të ftuar Xhelal Mziu dhe Arben Malaj

    Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit shënoi edhe disa ngjarje që njollosën klimën politike në vend. Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nga struktura paramilitare të ngritura nga Partia Demokratike për të mbrojtur votën, kulmuan edhe me disa deklarata shokuesë të kandidatit për deputet në qarkune Dibrës, Xhelal Mziut Rikthimi i ish-kreut të PD-së, Sali Berishës sërish në krye të kësaj partie, do t'i shkaktonte asaj një dëm të jashtëzakonshëm. Kështu i komentoi ish-Ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, deklaratat e fundit të Berishës, i cili ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në krye të PD.

  • VIDEO

    Arben Malaj për Report Tv: Nëse Berisha merr drejtimin e partisë, dëmi për PD do jetë i jashtëzakonshëm! Duhet të hapi rrugën

    Rikthimi i ish-kreut të PD-së, Sali Berishës sërish në krye të kësaj partie, do t'i shkaktonte asaj një dëm të jashtëzakonshëm. Kështu i komentoi ish-Ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, deklaratat e fundit të Berishës, i cili ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në krye të PD. I ftuar në "5 Pyetjet nga Babaramo", Malaj tha se është në të mirë të Berishës, PD-së, por edhe demokracisë në vend që ish-kryeministri të hapi rrugën."Për mua është në të mirë të Berishës, PD dhe demokracisë në Shqipëri që Sali Berisha dhe një sërë liderësh të këtij formati, të hapin rrugën. Nëse Berisha do të kundërpërgjigjet me një influencë në rritje në PD, dëmi që do i bëjë asaj partie do të jetë i jashtëzakonshëm. Sfida e Berishës me DASH nuk është ligjor, është moral", tha ai. Malaj foli edhe për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ku u shpreh se ai duhej të ishte figura amortizuese e konfliktit politik në vend dhe se do të duhej të kishte qenë më paqëtues në daljet e tij publike. "Presidenti Meta duhej të ishte figura amortizuese e këtij konflikti, Presidenti duhej të ishte brenda një kuadri më paqëtues në të gjitha daljet tij publike, pavarësisht nëse ka apo jo të drejtë", shtoi Malaj. Ish-ministri u ndal edhe te prerja e re 10.000 mijë lekë, që vjen për herë të parë në tregun shqiptar, por që ka ngjallur një sërë debatesh. Malaj sqaroi se kjo prerje është hedhur në treg për të lehtësuar qarkullimin monetar, duke theksuar se nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve. "Ajo që kanë parë më shumë ekspertë është që a ndikon një prerje më e madhe e monedhës në lehtësimin e korrupsionit apo në daljen jashtë të parasë. Është hapur edhe në BE për kartëmonedhën 500 euro. Propozimi ka ardhur nga strukturat kundër krimit ekonomik. Nëse ne do ta kushtëzonim luftën kundër korrupsionit thjesht nga madhësia e prerjes së kartëmonedhës, i bie që ne të lëvizim vetëm me kartëmonedha sa më të vogla, apo me xhetona. Nuk sjellë rritje çmimesh. Nuk ka mundësi një prerje të tronditë çmimet. Është bërë me idenë që lehtëson qarkullimin monetar. Banka Qendrore duhet të bëjë kujdes që rritja e ofertës monetare të shoqërohet me rritej ekonomike ose rrezikon elementë të inflacionit", theksoi Malaj.

  • VIDEO

    Digjen qëllimisht kullotat e Lunxhërisë në Gjirokastër, zjarrfikëset në 'luftë' me flaket! Identifikohen 2 barinjtë që vunë zjarrin

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri të Gjirokastrës. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe është vënë nga dy barinj, të cilët janë identifikuara nga policia dhe pritet që ndaj tyre të merren masa.

  • VIDEO

    Mbyllet gjykimi për Dosjen '339', dënohen 21 komisionerët e Shijakut për krime zgjedhore në zgjedhjet e 2017

    Gjykata e Durrësit ka mbyllur gjykimin për dosjen 339, duke dënuar 21 komisionerët e Shijakut për krime zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2017. 21 komisionerët akuzohen për krime zgjedhore dhe me pranimin e fajit nga ana e tyre kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke ulur dënimin me 1/3.

  • VIDEO

    'Lul Basha e ka fajin', zbardhen përgjimet e grupit që falsifikonin testet COVID me 40 euro! Arrestohen 3 mjekë, infermierë, sekserë dhe falsifikatorë, në total 15 persona të përfshirë

    Me urdhër të prokurorisë së Tiranës ndalohen 15 persona që shpërndanin teste COVID-i pa kryer asnjë kontroll. Testet lëshoheshin nga një internet kafe në zonën e Xhamllikut. Mësohet se një test shitej për 35 deri në 40 euro dhe mes të ndaluarve janë dhe dy mjekë.   

  • VIDEO

    Masat anti-COVID për sezonin turistik, zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit: Shqipëria s’ka protokoll ndryshe nga vendet e BE, ky vit shpresë për turizmin! Shumë plazhe pa roje janë mbyllur

    Protokolli i masave anti-COVID për sezonin turistik, sipas zv.ministres së Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi nuk është ndryshe nga vendet e tjera të BE, madje nënvizoi se është suportues për turizmin.

  • VIDEO

    Prokurori i Sarandës në burg, shpërthen në lot në gjykatë! Hasa u fotografua me motrën e të pandehurit! Dosja e SPAK: Pushoi akuzën 'plagosje me dashje'

    Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasën i cili u arrestua pak ditë më parë për korrupsion

  • VIDEO

    Vrasja e dy biznesmeve në Laç në maj të 2020, gjykata rikthen çështjen për plotësim hetimesh

    Çështja penale na ngarkim të 4 personave të vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020-të në Kurbin, ende nuk ka kaluar për gjykim.

  • VIDEO

    Goditet grupi i trafikantëve të drogës Gjermani-Zvicër, arrestohen 8 persona! Aktiv që në 2015, 'koka' zjarrfikësi Ndriçim Harka

    Goditet një grup shqiptar trafikantësh të lëndëve narkotike nga Zvicra në Gjermani që kryente aktivitetin që prej 2015. Në total të arrestuar janë 8 persona, për trafik droge, shpërdorim detyre e pastrim parash. Gazetari Arsen Rusta raporton se grupi i goditur trafikonte drogë në Zvicër dhe Gjermani.

    Kokat e grupit janë 2 shqiptarë, njëri prej tyre është zjarrfikësi Ndriçim Harka. Deri më tani jane kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport ofronin 3500 euro. Grupi është aktiv që në 2015, dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgime në terren te aktivitetit kriminal.

    Hetimet kanë nisur në vitin 2015, periudhë në të cilën është sekuestruar edhe kokaina. Florian Moko  do gjente kokainën për Elton Meta Tony, i cili tha se punonte për Shkëlqim Hakan, i cili sipas verifikimeve është Ndricim harka, që punon sipas Metës me Ilia Shella.

    Një shtetas gjerman gjerman Michael Schmiedel ka deklaruar se vetë ai ka qenë i pranishëm në 7 raste teë transportit dhe është paguar me 1 mijë euro

    Një tjetër personazh me emrin Elton Meta ka deklaruar se Nga Shkëlqim Haka i është premtuar 3500 euro për rrugë për transportin

    Shkëlqim haka punon për 2 te tjerë, njeri prej tyre Ilir Shella.

  • VIDEO

    20 plumba drejt pronarit të ‘Orange’ në Sarandë, arrestohet 1 nga 3 autorët, pranon krimin! U nxorrën jashtë nga roja i sigurisë dhe filluan të qëllojnë lokalin, Iljadhi doli kur dëgjoi krismat

    Report Tv ka zbardhur motivet e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Sarandë, ku u qëllua me 20 plumba në drejtim të pronarit të "Orange", Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, ku rastësisht u plagos edhe pushuesi Marin Jano, 33-vjeç. Arrestohet edhe Redjan Hadëri 33 vjeç një nga 3 autorët e ngjarjes. Ai ka pranuar autorësinë e krimit.

  • VIDEO

    Helmohen 9 qen te qendra vullnetare e kujdesit ndaj tyre në Vlorë, gjendet mish i grirë në tokë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një prej qendrave vullnetare të kujdesit ndaj qenëve. Mësohet se 9 qen janë helmuar, teksa mësohet se në shesh është gjetur mish i grirë.

  • VIDEO

    'Nuk ta hap derën', gjobiten 2 pronarët në Durrës! Thyen orën policore

    DURRËS- COVID-i nuk ka ikur, e për pasojë edhe masat vijojnë të jenë në fuqi. Mirëpo, 2 pronarë biznesesh në Durrës kanë vijuar që të mbajnë lokalin e tyre hapur, përtej orës policore 23:00, për pasojë janë gjobitur 1.000.000 lekë.

    Bëhet fjalë për 2 pronarët B. T., 30 vjeç, banues në Durrës dhe B. M.,. Nga sa mësohet, B. T., nuk ka pranuar që t'i hap derën policisë kur i shkuan për kontroll, për pasojë është proceduar penalisht.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv