• VIDEO

    Qëllohet me 20 plumba pronari i 'Orange' në Sarandë, në gjendje të rëndë te Trauma! Plagoset edhe pushuesi! Autorë, 2 vëllezër e shoku i tyre nga Tepelena! Policia: Shkak një konflikt i çastit

    20 plumba janë zbrazur në drejtim të pronarit të "Orange" në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, nga 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. Policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

    Plumbat kanë kapur rastësisht edhe pushuesin shqiptaro-amerikan Marin Jano, 33-vjeç. "Orange" është nje nga klubet e natës më të njohura në Sarandë, vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP. Pak ditë më parë Iljadhi kishte hapur një filial të ri të lokalit "Orange" në Ksamil.

  • VIDEO

    COVID godet rininë, 25 vetë në ditë kërkojnë psikiatrin, Arjana Rreli për Report Tv: shumë të sëmurë, pak psikiatër

    Pandemia ka shkaktuar ankth dhe stres masiv tek rinia shqiptare. Psikiatrja Arjana Rreli thotë se mesatarisht trajtojnë 25 raste në ditë me pacientë që drejtohen për herë të parë.

  • VIDEO

    Fluks udhëtarësh në Morinë, pushuesit nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën

    Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.

  • VIDEO

    Fundjavë e ‘qetë’ në pikën kufitare të Kakavijës, të pakta lëvizjet drejt Greqisë! Qytetarët: Ikim për punë

    Një ditë pas çeljes së kufirit me Greqinë, situata në pikën kufitare të Kakavijës është e qetë. Gjatë 24 orëve, kanë hyrë në Shqipëri 1000 persona, ndërsa kanë dalë 800, shumica e të cilëve shprehen se po shkojnë në shtetit fqinj për arsye pune.

  • VIDEO

    Iu bë atentat/ Spiro Iljadhi pronar i 'Orange', një prej lokaleve më të njohura në Sarandë! Sapo kishte hapur një tjetër në Ksamil! Nga Noizy, Ledri, Gena... argëtim me këngëtarët më të njohur

    Bzinesmeni 35 vjeçar, Spiro Iljadhi i cili u qëllua mëngjesin e sotëm me 20 plumba është pronar i një prej lokaleve më të njohura  dhe më të frekuentuara në Sarandë “Bar Orange”.

    Nga një vëzhgim në faqen e lokalit në rrjete sociale bie në sy numri i lartë i personave që e frekuentojnë dhe të ftuarit specialë të cilët janë disa prej këngëtarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për reperët Noizy, Ledri Vula, Majk, edhe Gena.

    “Bar Orange” ndodhet në rrugën Turizëm-Kanali Cukës, në qendër të qytetit bregdetar. Festa, muzikë, rini, alkool, duket se ka në këtë lokal.

    Spiro Iljadhi disa ditë më parë kishte hapur një degë të lokalit në Ksamil të quajtur “Orange Pizza & Grill Lounge”. Në inagurmin e lokalit vihet re se kanë qenë aktorë të njohur të humorit.

    Deri më tani lidhur me atentatin ndaj tij nuk ka një pistë hetimi na policia, por nuk mund të përjashtohet ajo për shkak të konkurencës.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 20 qershor 2021, ku do të pushoni këtë verë?

    Diskutime dhe debate. Telefonuesit thonë se nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë por nëse do mundeshin do zgjidhnin të pushonin në Shqipëri.

  • VIDEO

    Trafikonin kanabis në Maqedoninë e Veriu nëpërmjet liqenit të Ohrit, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec, në kërkim vëllai i tij

    Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Pogradec, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, të dyshuar për trafikim kanabisi. 35-vjeçari Adrian Papajanis dhe vëllai i tij me inicialet Fatjon Papajanis, 29 vjeç , trafikonin drogë nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur liqenin e Ohrit.

  • VIDEO

    Atentat biznesmenit në Sarandë, qëllohet me 20 plumba, plagoset edhe pushuesin! 35 vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës! Autorët në kërkim

    20 plumba janë zbrazur në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi 35 vjeç, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Plumbat kanë kapur edhe një kalimtar që ndodhej aty pranë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije

  • VIDEO

    Përplasi 2 makinat në hyrje të Tiranë, arrestohet 22-vjeçari! I riu riparoi dëmtimet e makinës së tij për të fshehur gjurmët

    3 mjete janë përplasur në hyrje të kryeqytetit për nga Durrësi, ku njëra prej makinave është kthyer përmbys frikshëm. Fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë, vetëm 2 të plagosur lehtë pa rrezik për jetën. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarje, pamje të cilat tregojnë se drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kanë qenë me fat. Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit", ka njoftuar policia në lidhje me aksidentin.

  • VIDEO

    Rinisi më 31 maj/ Në 1 muaj janë kolauduar mbi 15 mijë mjete, 2,607 nuk kanë kaluar kolaudimin

    Kolaudimi i mjeteve ka ecur me ritme pozitive që prej fillimit në 31 maj të këtij viti. Edhe pse aktualisht po kryhet kontrolli teknik vetëm për disa lloje mjetesh, të tilla si kamionë, autobusë, taksi, mjete shtetërore apo ambulanca, brenda një muaj janë kolauduar 15,167 mjete. Sipas të dhënave të siguruara pranë DPSHTRR-së rezulton se numri më i madh i mjeteve të kolauduara janë mjetet 4+1 dhe 8+1, ku përfshihen mjetet shtetërore, taksitë, furgonët e transportit të mallrave apo pasagjerëve apo edhe makinat e importuara dhe që nuk janë kolauduar. Janë mbi 10 mijë mjetet të kolauduara që i përkasin kësaj kategorie. Më pas janë 3.179 kamionë që i janë nënshtruar kontrollit teknik, ndjekur nga autobusët me 1156 kolaudime, më pas janë rimorkiot me 617 si dhe motomjetet me 120 kontrolle. Edhe pse ka më pak se një muaj që ky shërbim ka rifilluar nuk e kanë kaluar kolaudimin 2,607 mjete të cilave u është kërkuar ri-testim për shkak të problemeve që kanë shfaqur. Pra rreth 17% e mjeteve që janë paraqitur për kolaudim nuk kanë kaluar, prej të cilave 667 makina rrezikojnë të mos qarkullojnë në rast se nuk e kalojnë për herë të dytë kolaudimin. Kolaudimi nisi pas 5 muajsh i pezulluar pasi përfundoi kontrata e koncesionint për këtë shërbim, i cili tanimë është nën administrimin e shtetit.

  • VIDEO

    BE heq kufizimet e levizjeve me Shqipërinë/ Vathi:Javën e ardhshme heqin kufizimet me vende te tjera

  • VIDEO

    Pogradec/ Klosi mbledh task-forcën e turizmit: Qyteti liqenor një histori suksesi, sfida kryesore mbeten shërbimet

    Për ministrin e Turizmit Blendi Klosi operatorët turistikë kanë marrë masa dhe kanë përfunduar përgatitjet për sezonin veror. "Për Pogradecin mund të them që kemi një histori suksesi, pasi ka përfunduar pastrimi i bregut, janë ndarë zonat e plazhit. Vazhdojmë të kemi problematikë sa i takon numrit të rojeve të plazhit dhe vendosjes së bovave për të përcaktuar zonat ku mund të notohet. Veç Liqenit, Pogradeci duhet t'i kushtojë vëmendje trashëgimisë kulturore dhe historike, të cilat duhet të shndërrohen në destinacione turistike", tha Klosi. Klosi parashikon një sezon turistik të mirë, sa i takon fluksit të pushuesve, duke synuar të kemi më shumë vizitorë se në 2020-n. Hapja e kufijve do të ketë impakt për turizmin, e organizuar nga vende të ndryshme të Evropës. Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe rritja e kapaciteteve pritëse, të cilat duhet të trefishohen që të përballojë fluksin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv