-
VIDEO
Ra nga pema duke vjelë fiq, humb jetën 17-vjeçarja në Lushnje
Një 17-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga pema ku kishte hipur për të vjelur fiqtë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20 në fshatin Thanasaj në Lushnje. 17-vjeçarja K.Q. ka qenë duke vjelë fiq dhe ka rënë nga pema, rrëzim që i ka marrë asaj jetën. Edhe pse ajo është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët duket se ka qenë tepër vonë pasi e reja ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Durrësit. Familjarët fillimisht e kanë nisur të renë në spitalin e Rrogozhinës si pikën më të afërt, por mjekët e kanë nisur atë drejt spitalit të Durrësit asi kërkonte mjekim të specializuar. Gjatë rrugës adoleshentja nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën
-
VIDEO
Java nis me temperatura të larta! Dita e enjte më e nxehta me 39 gradë celsius
Java që vjen pritet të shënojë dhe temperaturat më të larta të muajit ku dita e enjte do të shënojë rekord me 38-39 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha gjatë një lidhje me Report Tv tha se masat ajrore të ardhura nga veriu i Afrikës ka sjellë rritje të menjëhershme të temperaturave që këtë fundjavë dhe se javën që vjen do të shënohet edhe rekordi i tyre 38-39 gradë celsius të enjten.
"Në 24 orët e fundit kemi pasur hyrje të masave ajrore që vijnë nga veriu i Afrikës duke çuar në një rritje të ndjeshme të temperaturave. Krahasuar me të gjitha vlerat termike të regjistruara gjatë qershorit kjo fundjavë ka shënuar kulmin ditën e sotme me 36 gradë ku zonat e më të nxehta kanë qenë qarku i Elbasanit, Berat dhe Kuçova. Pa më freskët kanë shënuar zonat malore me 28-29 gradë. Edhe javës tjetër do të ketë temperatura të larta, ku dita e enjte do të shënojë 38-39 gradë", tha meteorologia.
-
VIDEO
Makinat radhë kilometrike nga Dukati deri në Vlorë, pushuesit orë të gjata pritjesh në trafik
Kjo e diel pasdite është thyer në një makth për pushuesit të cilët pas plazhit në bregdetin e jugut kanë mbetur të bllokuar në një trafik të renduar ku radha e makinave nis nga Dukati, në Orikum e deri në Vlorë.
Mjete kanë formuar radhë kilometrike dhe prej orësh thuajse nuk lëvizin. Ky trafik i rënduar krijohet për shkak të dyndjes së madhe të pushuesve në jug dhe kthimit të tyre thuajse njëkohësisht.
-
VIDEO
Pushuesit kthehen nga plazhet, trafik i rënduar nga jugu në veri! Radhë kilometrike mjetesh në Orikum-Vlorë
Në fundjavë turistët vendas i drejtohen të gjithë bregdetit të jugut por edhe Shëngjinit dhe Velipojës duke bërë që në orë të caktuara të ditës të krijohet një trafik i rënduar. Me përfundimin e saj dhe kur nesër nis dhe java e punës për pjesën më të madhe të pushuesve, bën që e diela pasdite të kthehet në një sfidë më vetë për ato, pasi janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik. Gjatë pasdites pushuesit janë kthyer nga plazhet duke krijuar trafik të rënduar dhe radhë kilometrike mjetesh në Orikum-Vlorë dhe Lezhë-Milot. Në qarkun e Vlorës, ku pushuesit kthehet nga bregdeti i jugut, ka problematikë më e theksuar është në aksin rrugor Orikum -Vlorë, ku radha e mjeteve në rrugë është kilometrike duke shkaktuar një trafik të rënduar. Makinat lëvizin shumë pak duke mbetur të bllokuara në trafik për orë të tëra.Ky trafik shkaktohet nga dyndja e madhe e pushuesve, të cilët kthehen nga ditët e plazhit në jug. Gjithashtu në këtë aks rrugor po punohet duke bërë që fluksit të lartë të pushuesve t'u shtohet edhe kjo problematikë. Dyndja e menjëhershme e pushuesve për t'u larguar nga plazhi i Shëngjinit, ka krijuar trafik mjaft të rënduar edhe në aksin Lezhë-Milotit. Patrulla të policisë janë vendosur në disa pika që bëjnë të mundur orientimin e makinave dhe mbarëvajtjen e situatës gjatë trafikut të rënduar.
-
VIDEO
Gatimet tradicionale, peshkim dhe not, festohet sot Dita e Liqenit në Shkodër
Në pikën turistike të Shirokes është festuar Dita e Liqenit të Shkodrës. Një ditë e dedikuar një perle të natyrës, i cili nuk sjell vetëm panoramën, por edhe peshkimin, notin, artizanatin por edhe gatimet tradicionale.
E pikërisht për këtë arsye të gjithë restorantet që shërbejnë buzë liqenit kanë qenë të ftuar të sjellin specialitetet e tyre për degustim, ku specialitet është tava e krapit, peshk që për kuzhinieret dhe administratoret e tavernave është mbreti i liqenit.
“Kemi servivur dy pjata tradicionale të Shirokës tava e krapit e cila bëhet me qep të kavardisurë dhe me shumë elemente të tjerë që shoqërohen për të dal një tavë sa më e mirë dhe e pëlqyeshme për pjesën e turistëve dhe për për shkodranët puro.”, tha njëri prej kuzhinierëve.
Enton Jubani drejtues i projektit i cili ka si qëllim promovimin e turizmit tha se Shiroka ka potenciale te jashtëzakonshme dhe aktivitete të tilla janë një paskthim nostalgjik për çdo Shkodran qe aty ka kaluar vitet me të bukura, por edhe një ftesë për çdo vizitor.
“Sot jemi ndal në liqenin e Shkodrës në shirok për të promovuar bukuritë natyrore, kulturore, traditën, artizanatin dhe mbi të gjitha gastronominë e kësaj zone qe shquhet për të promovuar këto vlera dhe ti bëjmë elementë që të sjellin dhe të tërheqin sa më shumë turistë.”, u shpreh Enton Jubani drejtues i projektit.
Kryetarja e bashkisë, Shkodër Voltana Ademi e konsideroi Ditën e liqenit një mundësi të mirë për promovimin e Shirokës e cila në çdo element është mbresëlënëse.
-
VIDEO
Pushuesit kthehen nga plazhi i Shëngjinit, trafik i rënduar Lezhë-Milot
Largimi i pushuesve nga plazhi, pas mbylljes së fundjavës, ka shkaktuar trafik të rënduar edhe në zonën e Lezhës. Dyndja e menjëhershme e pushuesve për t'u larguar nga plazhi i Shëngjinit, ka krijuar trafik mjaft të rënduar nga zona e Ranës së Hedhur në drejtim të Milotit. Radha e mjeteve ashtu si në Orikum-Vlorë, edhe në Lezhë-Milot, është kilometrike Policia e rendit dhe ajo rrugore është vendosur ne disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.
-
VIDEO
‘Nis investimi i një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut ton’, Rama: Shqipëria një nga vendet kyçe për ekonominë globale të këtij produkti
Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin se ka filluar investimi për krijimin e një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka ndarë pamje nga procedura e këtij investimi i cili do jetë me tre faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove.
Kryeministri shprehet se Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit.
“Ekonomia blu, do të njohë një rritje të re të fuqishme në rrugën e Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në fund të postimit.
-
VIDEO
Mbaron fundjava, pushuesit lënë plazhin e jugut! Radhë kilometrike mjetesh në Orikum-Vlorë
Në fundjavë turistët vendas i drejtohen të gjithë bregdetit të jugut duke bërë që në orë të caktuara të ditës të krijohet një trafik i rënduar. Me përfundimin e saj dhe kur nesër nis dhe java e punës për pjesën më të madhe të pushuesve, bën që e diela pasdite të kthehet në një sfidë më vetë për ato, pasi janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik. Kjo problematikë më e theksuar është në aksion rrugor Orikum -Vlorë, ku radha e mjeteve në rrugë është kilometrike duke shkaktuar një trafik të rënduar. Makinat lëvizin shumë pak duke mbetur të bllokuara në trafik për orë të tëra.
-
VIDEO
Mbaron fundjava, pushuesit lënë plazhin e jugut! Radhë kilometrike mjetesh në Orikum-Vlorë
Në fundjavë turistët vendas i drejtohen të gjithë bregdetit të jugut duke bërë që në orë të caktuara të ditës të krijohet një trafik i rënduar. Me përfundimin e saj dhe kur nesër nis dhe java e punës për pjesën më të madhe të pushuesve, bën që e diela pasdite të kthehet në një sfidë më vetë për ato, pasi janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik. Kjo problematikë më e theksuar është në aksion rrugor Orikum -Vlorë, ku radha e mjeteve në rrugë është kilometrike duke shkaktuar një trafik të rënduar. Makinat lëvizin shumë pak duke mbetur të bllokuara në trafik për orë të tëra.
-
VIDEO
Serenata korçare ‘zbresin’ në pazarin karakteristik të Gjirokastër, aktorë dhe këngëtarë performojnë rrugëve të gurta
Fundjava ka sjelle disa aktivitete ne qytetin e Gjirokastrës, mes të cilave edhe “Fundjava Korçare” e cila u ndoq me interes të madh nga gjirokastritët. Artistë nga Korça kryesisht aktorë profesionistë dhe këngëtarë, kanë performuar në rrugët e gurta të Pazarit Karakteristik. Këngët tradicionale për herë të parë janë performuar LIVE, duke rrëmbyer duartrokitjet e të pasionuarve pas serenatave të famshme korçare. Aktiviteti i fundjavës në Gjirokastër u organizua nga TID Gjirokastra, Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit, si dhe Bashkia e Gjirokastrës. “Kjo është fundjava e miqve tanë aktorë, këngëtarë dhe artistë nga Korça të cilën ne po e quajmë fundjave korçare sepse për të parfumuar në Gjirokastër kanë ardhur trupa e aktorëve të teatrit të Korçës kanë ardhur ansambli “Skënderbeu”. Ne jemi të bindur se kryerja e këtyre aktiviteteve rrit numrin e vizitorëve dhe sjell një rritje të të ardhurave të bizneseve.”, shprehet Gentian Saliaj, nga TID Gjirokastra
-
VIDEO
Durrës, plazhi më i madh në vend nuk ofron siguri! Pushuesit: Duhet të jenë rojet bregdetare
Në plazhet e Durrësit pushuesit janë të shqetësuar për mungesën e sigurisë. Edhe pse sezoni ka nisur, kullat e vrojtimit nuk janë në funksion, pasi mungojnë rojet bregdetare. Operatorët turistikë shprehen se Ministria e Turizmit ende nuk ka miratuar lejet për plazhet publike, për shkak të konflikteve me ndarjen e hapësirës së rërës. “Është thelbësore për këdo që do të mbajë një pjesë plazhi, që të ketë një roje bregdetare. Dhe ne, ashtu si çdo vit, e kemi marrë, pasi i jep siguri klientëve", tha Blerim Norja, operator turistik. I pyetur në lidhje me “ngërçin” e ndarjes së hapësirës publike nga ajo private, Norja u shpreh: “Është e vërtetë që ka ndikuar në vonesën e vendosjes së rojeve bregdetare. Ekziston një ngërç, që presim se do të gjejë zgjidhje shumë shpejt. Ngërçi ka ndodhur midis ndarjes së parcelave të plazhit.” Katër kilometra vije bregdetare dhe në plazhin më të populluar në vend nuk ka siguri. Vetë pushuesit shprehen se të moshuarit dhe fëmijët janë ata që kanë nevojë më së shumti. "Që kur kam ardhur nuk kam parë roje plazhi, ka fëmijë të vegjël, ato duhen. U vejnë kabinat dhe nuk ka roje plazhi", tha një pushuese. "Duhet për sigurimin e fëmijëve dhe personave që janë këtu. Nuk kam parë roje plazhi nuk ka, vetëm policinë kam parë që kalon këtu", tha një pushues. Siguria në plazhe ndër vite ka qenë problem, ku janë shënuar edhe viktima.
-
VIDEO
Sezoni turistik, Policia e Shtetit harton planin e masave! 1500 efektivë në gatishmëri për plazhet dhe zonat malore
Aty ku do të ketë pushues dhe turistë do të ketë edhe policë. Një plan masash për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e tyre ka nisur të zbatohet. Janë mbi 1500 forca që do të garantojnë mbarëvajtjes e sezonit. Në dispozicion të tyre do të jenë edhe 150 mjete të ndryshme si furgonë, makina, motoçikleta dhe mjete lundruese. Patrullimet do të jenë të vazhdueshme në të gjithë vijën bregdetare, me biçikleta, që nga orët e para të nisjes së ditës, deri kur plazhet të mbyllen ne orët e vona të mbrëmjes. Në ndihmë pritet të vijnë edhe rreth 50 efektivë policie nga Kosova, që do të shpërndahen në tre bregdete të ndryshme. Përveç zonave bregdetare, Policia e Shtetit ka shtuar kapacitetet e kontrolleve dhe në zonat malore, sidomos në pikat strategjike turistike. Bashkëpunimi i policisë pritet të jetë i ngushtë me administratorët e njësive administrative dhe kryepleqve të fshatrave, për të pasur informacion të detajuar për turistët që lëvizin në terrene të vështira në rast nevoje dhe kërkesës për ndërhyrje për ndihmë. E angazhuar me forca shtesë do të jetë edhe Policia Rrugore. Rruga e Kombit, superstrada Tiranë – Shkodër, dhe e gjithë vija rruga e vijës bregdetare në jug do të jetë e survejuar me radarë shtesë për parandalimin e shpejtësisë së mjeteve dhe si rrjedhojë dhe të aksidenteve. Shërbime shtesë janë bërë edhe në tre pikat kufitare kryesore të veriut, Morinë, Muriqan dhe Han të Hotit. E njëjta gjë pritet të bëhet edhe në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, nëse do të hapen, siç shteti grek ka premtuar.