-
VIDEO
Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit me më shumë borxhe se OSHEE para reformës, s’mund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua! Do kemi aksionerë që funksionojnë bashkë
Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformë në ujësjellës. Ai tha se ndërmarrjet e ujësjellësit kanë më shumë borxhe se ato të trashëguara në OSHEE para se niste reforma. Rama tha se ujësjellësit smund të mbahen me buxhetin e shtetit, ndërsa nënvizoi se duhet të shkrihen.
“Sot kemi mbi 100 kantiere ku punohte për kantiere të reja. Në një pjesë të kosiderueshme punohet së bashku me partnerët të pranishëm. Duhet pasur parasysh se këto investime janë investime në sisteme të paprekura q nga vitet 60. Edhe në ato vite sistemet e furnizimit me ujë kanë qenë sisteme që nuk mbulonin nevojat me ujë 24 orë.
Është e mirëkuptueshme që shumëkush të thotë akoma me ujë merremi ne në shekullin 21 në vitin 2021, por merremi se kjo është një punë e cila asnjëherë më parë su nis nga A për të shkuar te ZH. Shumë fonde dedikuar ujit të pijshëm u copëtuan në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë që të investohet për një vizion program e projekt të integruar.
Brenda këtij viti do kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe të qendrave urbane të Shqipërisë më pas sfida është kjo zonë Tirana Kamza bashkitë që përbëjnë atë që defakto është metropol i Shqipërisë.
Nga ana tjetër dua të nënvizoj një fakt shumë të rëndësishëm sidomos mbështetja e qeverisë gjermane e zvicerane, në këtë veçim kam parasysh diçka tjetër, janë kyçe jo thjesht ënë aspektin e fondeve por në aspektin e shoqërimit të këtij procesi.
Nëse marrim tërësinë e borxheve të akumuluar në vite a thua se janë në mallin e babës, sasia e borxheve në ndërmarrjet e ujësjellëtsit është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara në Oshee kur nisëm reformën. Maja e ujësjellësit smund të jenë gjë tjetër veçse ndërmarrje me kapacitete dhe strukturë që garantojnë këtë shërbim. Ujësjellësit smund të mbahen me buxhetin e shtetit
Ky investim smund të mebetet në duar të paafta sepse ka krijuar shumë kosto, për financat dhe qytetarët. E fundit që dua të them është që reforma e ujit e cila ne letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit smund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua. Duhet të kemi aksionerë të funksionojnë bashkë në një ndërmarrje. Skanë pse të je në të copëzuara të bashkohen. Të gjithë janë aksionerë. Ndërrrmarrja të bëhet ndërmarrje biznes, jo kope me thithë lopa që fryhen me borxhe në kurriz të qytetarëve”, tha Rama.
-
VIDEO
Ulet fasha moshore për të vaksinuarit, Manastirliu: Nuk ka lehtësim masash, virusi nuk ka ikur
Nga sheshi 'Skënderbej', ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga sot është ulur fasha moshore e vaksinimit anti-COVID, dhe do të vijojë për mbi 50 vjeç.
"Ulja e grupmoshës deri në 50 vjeç duke filluar nga 59 vjeç dhe me poshtë garantohet nëpërmjet furnizimit të vazhdueshëm me vaksina. Deri tani ka mbi 1 mln vaksina dhe tashmë kemi kryer më shumë se 880 mijë, ku mbi 365 mijë kanë marrë dozën e dytë", tha Manastirliu.
Ajo bëri me dije se nuk do të ketë një lehtësim të masave.
"Duhet edhe në këtë situatatë që konsiderohet e mirëkontrolluar, me pacient me një numër shumë të ulët, është e rëndësishme të vijojmë të respektojmë masat dhe do jetë komiteti teknik i ekspertëve që do vlerësojë masat në të ardhmen", tha ministrja.
Një përgjigje ka pasur edhe për shoqatën e biznesit që ka kërkuar heqjen e kufizimit për muzikën në bare dhe restorante.
"Ashtu si kurse e dini kemi vepruar në një mënyrë shumë të kujdesshme, Komiteti ka vlerësuar në mënyrë periodike masat në fuqi, dhe sigurisht dhe situata epidemiologjike janë ato që na bëjnë që të rishikojmë masa, vlerësojmë kërkesat e biznesit dhe nevojat për të pasur orare të tjera, por i mbetet Komitetit të Ekspertëve, pasi virusi është këtu, nuk ka si të zhduket", tha ajo.
-
VIDEO
Godina e re e ujësjellësit në Kamëz, investim 25.5 mln euro i BE-së, Gjermanisë, Zvicrës dhe Shqipërisë! Soreca: E afron vendin me standardet e BE
Në Kamëz është përuruar sot godina e re e Ujësjellës- Kanalizimeve, një iniciativë e përbashkët e qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Evropian dhe qeverisë zvicerane që sjell një tjetër standard dhe shërbim cilësor për qytetarët e Kamzës që do t’i mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe rrjet i ri kanalizimesh nga i cili përfitojnë rreth 21 mijë banorë.
-
VIDEO
SHBA, ushtria amerikane përdor 18 000 kg eksploziv për të testuar aeroplanmbajtësen
Marina amerikane ka realizuar një shpërthim prej të kontrolluar në det, në fuqinë e një tërmeti 3.9 ballë, për të testuar rezistencën e një anije luftarake, aeroplanmbajtëse.
Provat u realizuan të Premten e kaluar rreth 100 milje larg brigjeve të Florida dhe pamjet u shpërndanë nga kamerat e Institutit Detar të SHBA.
Shpërthimi i 18,143 kg lëndë shpërthyese ngriti një kolonë gjigante uji. Testi është i pari nga tre të ashtuquajturat ' prova të Plota Shock Shock´ (FSST) të krijuara për të simuluar performancën e aeroplanmbajtësit në një situatë. Në fund të provave, USS Gerald R. Ford do t'i nënshtrohet "modernizimit, mirëmbajtjes dhe riparimit" dhe gjashtë muaj më vonë do të hyjë në shërbim.
-
VIDEO
“Zgjedhje si në Kore, rritje pensionesh,arsim e shëndetësi cilësore”zotëria bën ironi për integrimin
Integrimi i Shqipërisë në BE u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri me ironi renditi sipas tij disa nga “arritjet” e qeverisë gjatë këtyre viteve të fundit që vendi ynë të integrohet. “Zgjedhjet si në Korenë e Veriut, rritje pensionesh dhe arsim e shëndetësi cilësore” këto janë “arritjet” që sipas zotërisë Shqipëria e meriton integrimin.
-
VIDEO
Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, arrestohen 3 të rinjtë
Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, arrestohen 3 të rinjtë. Në pranga kanë rënë Bruxhino Murati, Albi Xhixha dhe Klejdi Dusho. "Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, bien në prangat e Policisë 3 shtetas. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve që ndodhin kryesisht gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit: B. M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Xh. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Mashtrimi" kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njofton Policia.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 21 qershor 2021, Integrimi i Shqipërisë në BE.
Telefonuesit flasin për hapjen e negociatave duke shpresuar në dritën jeshile nga Brukseli.
-
VIDEO
Shpërthim në një mobileri në aksin Lezhë-Milot në mesnatë, iu vendos lëndë eksplozive! Pronari ishte nga Tirana
Vetëm pak minuta para mesnatës në një mobileri në aksin rrugor Lezhë-Milot ka pasur një shpërthim. Mobilerisë në pronësi të një qytetari nga Tirana ishte vendosur lëndë eksplozive.
"Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.
-
VIDEO
Pushuesit kthehen nga plazhet, trafik i rënduar në Vlorë
Në fundjavë pushuesit vendas i drejtohen të gjithë bregdetit të jugut por edhe Shëngjinit dhe Velipojës duke bërë që në orë të caktuara të ditës të krijohet një trafik i rënduar. Me kthimin e pushuesve nga plazhi ka bërë që pasditja e së dielës të kthehet në një sfidë më vetë për ato, pasi janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik. Akset më problematike ku radha e mjeteve ka qenë me kilometra është nga zona e Dukatit, në Orikum dhe Vlorë ku pushuesit kthehen nga bregdeti i jugut. Edhe në aksin Lezhë-Milot ka trafik të rënduar pasi pushuesit kthen nga plazhi i Shëngjinit apo Velipojës. Trafik ka edhe në aksin nga Ndroqi deri në Tiranë, ku mjetet me shpresën se mund të ishte më e lirë i kanë rënë të gjithë në rrugën dytësore. Ndërkohë që sipas raportimeve autostrada Tiranë-Durrës është e hapur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 21 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga te identifikohen ata qe punuan kunder PD te i dashur korrupsion e deri tek Italia perfekte.
-
VIDEO
Borsh çel sezonin, përgatitet për "South outdoor festival"
Në një atmosferë festive Borshi ka hapur sezonin veror si dhe është lançuar festivali "South Outdoor Festival" që do të mbahet në shtator me këngëtare vendas e të huaj. Një nga perlat e rivierës shqiptare në bregun jonian është Borshi. Fshati turistik që shtrihet sapo kalon gjirin e Porto-Palermos në jug të Himarës.Përmes detit të kristaltë në Borsh shtrihet një fushë e madhe e mbjellë me ullinj, agrume që mbush me gjelbërim e natyrisht edhe me ajar të pastër hapësirën gjigante të plazhit rreth 7 km.Për këto arsyeje dhe jo vetëm Borshi është vendi ku do të organizohet festivali "South Outdoor Festival" që mbahet në datat 3-6 shtator. Financues dhe organizatorë të festivalit treguan për pushuesit dhe mediat e pranishme disa detaje të festivalit që po përgatitet në këtë fshat turistik. Drejtoresha e GIZ tha se ky festival është pjesë e pragramit për zhvillimin rural, ndërsa Kryetari bashkisë së Himarës Jorgo Goro synon që ky festival të kthehet në një event të përvitshëm. "GIZ ka për qëllim të suportojë Shqipërinë jugore që të jetë gati për të pritur turistë nga gjithë europa dhe një tjetër qëllim tjetër është të zgjatet turizmi, jo vetëm dy muaj e verës por gjatë gjithë vitit. Po kështu synojmë të promovojmë jo vetëm bregdetin por dhe produktet e fshatrave që janë shumë të mira dhe duhet te jene në treg për ti shijuar të gjithë.
-
VIDEO
Reportazhi i blogerit të njohur të udhëtimeve turistike: Shqipëria një nga parajsat e fundit në Europë
Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.
”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më tani kemi bërë 2 500 kilometra dhe kemi realizuar 9 video të udhëtimit tonë”, shkruan Christian Hütwohl.