-
VIDEO
Vincenzo Del Monaco: Trafikimi i njerëzve, plagë e globit! Shqipëria ka bërë përparim në këtë luftë
Kreu i delegacionit të OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, në fjalën e tij në konferencën e organizuar sot tha se Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, që është një plagë e madhe për globin.
"Trafikimi i qenieve njerëzore është plagë e globit. Kjo murtajë vijon, miliona persona në botë janë viktima të punës së detyrueshme dhe shfrytëzimit seksual, shumica janë gra dhe fëmijë. Organizatat kriminale fitojnë para me këtë kriminalitet. OSBE drejton aleancën kundër trafikimit të personave. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të personave", tha ndër të tjera Del Monaco.
-
VIDEO
Mjegulla e dendur, bllokohet lëvizja e anijeve në Portin e Durrësit
DURRËS- Lëvizja e anijeve në portin e Durrësit është bllokuar.
Shkak është bërë mjegulla e madhe në port. Kjo situatë ka vijuar nga ora 07:00 të mëngjesit të sotëm
-
VIDEO
Zotëria në hall të madh në kërkim të një partie: PD keq dhe PS keq e më keq, me kë të jem unë?
Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte në hall të madh. Ai tha se dëshiron që me patjetër të jetë me një parti por nuk e di se me kë. PD keq tha ai gjatë bisedës e PS keq e më keq. Ndiqeni “hallin” e tij.
-
VIDEO
Pas 1 viti hetimesh, policia vë në pranga 12 persona për trafik droge, shpallen në kërkim 6 të tjerë
Pas një hetimi 1-vjeçar, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 12 persona dhe ka shpallur në kërkim 6 të tjerë si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Hetimi ka nisur mbi bazën e ankesave të banorëve të zonës së ish-parkut, të cilët shprehnin shqetësimin se ushtrohej aktivitet kriminal në tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë.Me marrjen e informacionit nga strukturat e Hetimit të Komisariatit Policisë Nr. 2 Tiranë, është organizuar puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtare kriminale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë është regjistruar procedimin penal për veprat penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve' dhe 'Shkatërrim i pronës me zjarr'. Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Parku", në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve: D. Sh., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; F. P., 27 vjeç, J. H., 19 vjeç, I. G., 26 vjeç, D. B., 20 vjeç, J. C., 20 vjeç, O. D., 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, F. P., 22 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit: A. Ç., 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; E. M., 22 vjeç, R. P., 25 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; F. S., 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. Sh. (i ndaluar) dhe A. Ç. (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K. Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16.02.2021 është finalizuar operacioni “KONTAKT”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më datë 03.08.2020 është arrestuar shtetasi M. B. Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 17 qershor 2021, A mbaroi pandemia në Shqipëri?
Telefonuesit flasin për pandeminë. Sqarojnë nëse jemi apo jo drejt fundit dhe komentojnë edhe situatën politike.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 17 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga si ndikojne vitet e punes ne shtesen e pensionit te nuk mjafton e deri tek Italia nje mrekulli.
-
VIDEO
Samiti Biden-Putin, një rend i ri botëror? Pse SHBA kanë në fokus Ballkanin Perëndimor?
Emisioni Repolitix trajtoi samitin Biden-Putin në Gjenevë të Zvicrës. Cfarë solli takimi mes dy presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë? Pse SHBA kanë kthyer fokusin në Ballkanin Perëndimor. Të ftuar në studio Frrok Çupi dhe Ilir Kalemaj. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi operacionin e fundit të RENEA-s në disa qytete të vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në studio gazetari Sokol Dema dhe në lidhje live nga Shkodra dhe Vlora gazetarët Ergys Kavaja dhe Armand Xhelili.
-
VIDEO
Operacionet e RENEAS në vend, të dhënat e fundit
Operacionet e RENEAS në vend, të dhënat e fundit
-
VIDEO
Shqipëria 3 linja të reja me Kosovën, zëvëndësministri Xhafaj: Synojmë ringritjen e hekurudhave
3 linja të reja hekurudhore priten të investohen nga Bashkimi Europian ku njëra do të lidhë shqipërinë me Kosovën. Lajmin e bëri të ditur zv.ministri Etjen Xhafaj në Komisionin për Integrimin Europian.
-
VIDEO
Hapen qendrat shëndetësore në Durrës e Velipojë, mjekë e infermierë 24 orë në qendra dhe teste të shpejta COVID
Katër qendra shëndetësore verore janë hapur përgjatë vijes bregdetare të Durrësit në funksion 24 orë dhe dy të tjera në plazhin e Velipojës. Për herë të parë këtë vit pranë këtyre qendrave do të bëhen edhe testet e shpejta për covid-19.
-
VIDEO
SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin ‘Nënë Tereza’, Yuri Kim: Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju! Manastirliu: Mbështetje në një kohë të pazakontë
1 milionë dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 i janë shtuar Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza si dhuratë nga populli amerikan. Ishte Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka mbajtur ditën e sotme një ceremoni për financimin e pajisje mjekësore. Për ministren Manastirliu kjo është një ndihmë në një kohë totalisht të pazakontë. Manastriliu shtoi se falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve ia kemi dalë që t’i përgjigjjemi situasë së krijuar nga koronavirusi.
-
VIDEO
Rindërtimi kushtoi 8 milionë euro në 2017, dëmtohet pas vetëm 4 vitesh rruga Elbasan-Cërrik
Rikonstruksioni i aksit rrugor Elbasan-Peqin kushtoi 8 milionë lekë, por tre vite pas punimeve asfalti është dëmtuar, duke u bërë kështu shkak për aksidente.