-
VIDEO
Në një makinë me Bledar Birçajn që u ekzekutua në Vlorë, Ardi Veliu përjashton nga Policia e Shtetit efektivin e Antidrogës
Granit Deromemaj, efektivi i Antidrogës, i cili ishte në një makinë me vlonjatin Bledar Birçaj, në momentin kur ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, është përjashtuar nga Policia e Shtetit.
-
VIDEO
Aksident në Fier, makina me shpejtësi del nga rruga, humb jetën shoferi
Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti u regjistrua në Cakran, ku një automjet doli nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.
-
VIDEO
Prishi objekte private dhe i shkaktoi dëm shtetit, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryetaren e LSI për bashkinë Gjirokastër, Zamira Rami! I konvertohet në punë të detyruar
Zamira Rami ish-kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës është shpallur fajtore dhe është dënuar për shpërdorim detyre me 1 vit burgim. Por ekzekutimi i dënimit me burg do të pezullohet pasi konvertohet me detyrimin për të kryer punë në interes publik
-
VIDEO
Mjekja: Moshat +57 vjeç vaksinohen kundër COVID-19 në qendra shëndetësore! Ja sëmundjet kronike që marrin dozën Pfzier
Moshat +57 vjeç po vaksinohen në qendrat shëndetësore, me lajmërim nga mjeku i familjes. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 10 në kryeqytet, Jonida Diko thotë se vakisna Pfizer po përdoret për kategoritë prioritare ku përfshihen të sëmuret kronikë. Ndërkohë, javët e fundit është rritur dhe numri i qytetarëve të prekur nga virozat e stinës.
-
VIDEO
Spitali Memorial i Fierit, në 3 javë 500 pacientë! Drejtoresha: Mbi 10 ndërhyrje kirurgjikale me sukes
Rreth 500 pacientë janë trajtuar në spitalin memorial të Fierit në tre javët e para të çeljes së tij. Pacientët shprehen të kënaqur, ndërsa të gjitha operacionet e kryera deri më tani kanë rezultuar të suksesshme. Drejtoresha Rudina Degjoni tha për Report TV se brenda gushtit do të çelen edhe disa shërbime të reja.
-
VIDEO
Balluku inspekton drejtorinë e transportit rrugor Korçë: Mbulon mbi 120 mijë kërkesa, rritja e shërbimeve një sfidë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhe inspektoi sot në drejtorinë rajonale të transportit rrugor. Ministrja tha se është një plan për zhvillimin e të gjitha kapaciteteve për shërbim në çdo qytet të Shqipërisë
-
VIDEO
Kim: Presidenti Biden e ka bërë të qartë luftën ndaj korrupsionit dhe trafikimi i qenieve njerëzore, do u sekuestrojmë pronat kriminelëve! Del Monaco: Shqipëria ka bërë përparim në këtë betejë
Shqipëria është bashkë me OSBE, SHBA, BE dhe të gjithë aleatët në luftën kundër një fenomeni të rëndë si ai i trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Ky angazhim u shpreh sot edhe në konferencën e OSBE në Tiranë e organizuar me prezencë edhe të të ftuarve të nderit si ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca.
-
VIDEO
Nuk zbatohet ligji, sezoni nis pa vëzhgues në plazhet e Vlorës! Turistët ukrainas: Keqardhje për mungesën e pastërtisë
Mungesa e rojeve bregdetare dhe pa pastërtitë në plazhe janë dy problemet kryesore që evidentojnë pushuesit në Vlorë dhe Shëngjin në nisje të këtij sezoni veror. Kullat e vrojtimit janë të boshatisura, ndërsa operatorët turistikë deklarojnë se ende nuk kanë marrë licensat nga Ministria e Mjedisit.
-
VIDEO
Mungon siguria në bregdetin e Shëngjinit, nuk ka kulla vrojtimi! Ministria e Turizmit mban peng licencimin e plazheve private
Prej 15 qershorit në Shëngjin ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, por stacionet e plazhit ende nuk janë formalizuar. Vonesa në aprovimin lejeve nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka sjellë edhe problematika.
-
VIDEO
Më 25 prill garoi me Jozefina Topallin, sot në`Gati për Shqipërinë’, Rama: Nuk do të lëmë të ikësh
Gjatë bisedën e kryeministrit Edi Rama me aplikantët e “Gati për Shqipërinë”, ka diskutuar me një vajzë të re, Sandra Xheleshi, e cila prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe.
E reja: Jam Sandra Xheleshi dhe kam 18 vite që jetojë në Britani. Kam mbaruar bachelorin në shkenca politike dhe master shkencor në sigurinë ndërkombëtare. Tani punoj si eksperte këshilluese. Gjithmonë kam pasur dëshirë të punoj në Shqipëri dhe prandaj dhe projektet i kam fokusuar në Ballkan.
Edi Rama: Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit direk meqë je këtu në Tiranë që të mos te të lëmë të ikësh. Do të lëmë një kontakt sot pasdite ose nesër.
Po kush është e reja?
Sandra Xheleshi, është 26 vjeç dhe ka kandiduar për deputete në siglën e Partisë Lëvizja për Ndryshim drejtuar nga Jozefina Topalli, në qarkun e Dibrës.
Ajo ka emigruar drejt Britanisë së Madhe në moshën 8-vjeçare dhe prej asaj kohe ajo jeton andej.
Xheleshi ishte e para në listën e kandidatëve në qarkun e Dibrës por arriti të siguronte vetëm 154 vota.
-
VIDEO
Kamera fikson tifozen ruse në stadium, komentatori harron ndeshjen, mahnitet pas saj dhe i këndon live
Kampionati Europian i Futbollit, 'Euro 2020', nuk tërheq vëmendjen vetëm për ndeshjet që zhvillohen në fushë, por edhe për tifozët bukuroshë në stadiume.
Një tifoze rusë ka tërhequr vëmendjen e komentatorit arab gjatë ndeshjes, pasi u fokusua nga kamerat teksa ishte ulur në stadium për të ndjekur ndeshjen Rusi-Finlandë.
-
VIDEO
Rimëkëmbja ekonomike, Guvernatori: E varur nga përfundimi i pandemisë, pritshmëritë për rritje 5.3% këtë vit
Sa i takon situatës ekonomike guvernatori Sejko thotë se masat e ndërmarra nga institucionet shtetërore ndikuan në mbajtjen nën kontroll të ekonomisë dhe nuk lejuan që rënia të ishte e lartë. Sipas tij turizmi ishte një faktor kyç që Shqipëria e mbylli vitin me 3.3%.
“U ndërmorën disa masa në reagim të krizës, siç ishin paketat e garancisë sovrane, ndihmëse, të lëshuara nga qeveria e Shqipërisë dhe të lëvruara nëpërmjet sistemit bankar; masa të marra nga ne në raport me individët, me bizneset dhe me bankat e nivelit të dytë, siç ishte moratoriumi dy herë nga 3 muaj apo 6 muaj për shtyrjen e kredive; ulja e normës bazë të interesit për të stimuluar kreditimin, investimet dhe konsumin; ndalimi i shpërndarjes së dividentit për bankat e nivelit të dytë, në mënyrë që bankat të ishin më të shëndetshme, të cilat ndikuan pozitivisht në menaxhimin e situatës së krizës nga pandemia. Një efekt pozitiv pati edhe turizmi gjatë vitit të kaluar. Parashikimi ishte që të kishte një rënie në sektorin e turizmit, edhe më të thellë, por fatmirësisht duke qenë që ne pritëm turistë nga vendet e rajonit, nga vendet afër nesh, dhe gjithashtu turizmi i brendshëm”, u shpreh ai
Ndërsa për këtë vit Sejko thotë se përpos pritshmërive që janë pozitive, ekonomia vijon të jetë nën presionin e pandemisë. Sipas tij rritja këtë vit do të jetë 5.3%, dhe do të ndihmohet më shumë nga suksesi i sezonit turistik.
“Ka një parashikim aktualisht një rritje nga Banka e Shqipërisë dhe nga FMN-ja, jemi në të njëjtët parametra për rritje ekonomike në nivelin 5,3%. Sigurisht që rritja varet nga pandemia sepse gjithçka varet nga pandemia. Sigurisht, nëse do të vazhdojë kjo ecuri, pra ka një situatë optimiste, numrat e të infektuarve janë të ulët, fatmirësisht edhe numri i vdekjeve është i ulët këto ditë. Nëse do të vazhdojë kjo situatë, por edhe sezoni favorizon, periudha e verës e ul virulencën, sigurisht që ekonomia do të ketë rritje. Turizmi që është prapë një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, përfaqëson mbi 20% të GDP-së së vendit, pritet të jetë me sukses”, pohon guvernatori.
Masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë sipas Guvernatorit kanë ndikuar edhe tek mbajtja e kredive me probleme në nivel të ulët edhe pse rreziku për rritjen e tyre është prezent edhe këtë vit.