-
VIDEO
Kryesia e PD miraton propozimet për rishikim të Statutit dhe analizën e hollësishme të 25 prillit! Basha: Vijojmë betejën, shqiptarët s'mund të presin deri në 2025 për rrëzimin e regjimit
Partia Demokratike zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë Kombëtare ku u miratua metodologjia që do të ndiqet për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel qarku dhe propozimet për rishikim të Statutit të PD-së nga Kuvendi Kombëtar nëse do të vijnë propozime për ndryshime të tilla.
-
VIDEO
Korçë /Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga poseduesi
Korçë Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga poseduesi, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë. Sekuestrohet një sasi me lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje. Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë të cilët u kapën në banesën e poseduesit të lëndës narkotike, duke kryer punime pa leje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., 30 vjeç, banues në Korçë, si edhe u proceduan penalisht shtetasit K. M., A. C. dhe M. S. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se 30-vjeçari shpërndante në qytet lëndë narkotike në doza të vogla, janë organizuar shërbimet, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në flagrancë duke iu shitur tre shtetasve të tjerë, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga veprimet e mëtejshme procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi tjetër me lëndë narkotike kanabis, si dhe konstatuan dy shtetasit R. G., 31 vjeç dhe D. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, duke kryer punime pa leje në banesën e tij, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Lufta kundër kriminalitet, Gjonaj: Të larguarit nga vettingu të përballen me drejtësinë, pasuria t'u sekuestrohet!
Shoqëria shqiptare pret që pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu apo edhe për arsye të tjera të dalin përballë drejtësisë dhe pasuria e tyre e vendisur në kurriz të halleve të shqiptarëve të sekuestrohet.
Kështu tha ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa përcolli rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila tha se duhet të përmbushen pritshmëritë që publiku ka për Reformën në Drejtësi. Gjonaj shtoi se kjo ka qenë kërkesë edhe e instiucioneve ndërkombëtarë ndërkohë që duhet të jetë në fokus etë GJKKO dhe SPAK.
-
VIDEO
Rekomandimet për luftën kundër kriminalitet, Çela: Drejtuesit e prokurorive t'i vlerësojnë maksimalisht! Sfidë vlerësimi i performancës së zyrave
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i konsideroi "sfidë" vlerësimin e performancës së prokurorive për zbatimin e rekomandimeve të qeverisë për luftën ndaj kriminalitetit 2021.
I pranishëm në takimin që po zhvillohet për përcjellën e këtyre rekomandimeve, Çela u shpreh se i janë përcjellë për zbatim të gjithë prokurorive, por shton se është e domosdoshme një përfshirje më e madhe e drejtuesve në ndjekjen e këtyre rekomandimeve.
Çela u tërhoqi vëmendjen drejtuesve të prokurorive për t’i vlerësuar maksimalisht rekomandimet dhe të hartojnë plane të qarta veprimi për ndjekjen e tyre.
-
VIDEO
Gjonaj: Gjyqtarët dhe prokurorët e larguar nga vettingu që janë pasuruar në kurriz të shqiptarëve të dalin përballë drejtësisë! Pasuria e tyre të sekuestrohet
Shoqëria shqiptare pret që pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu apo edhe për arsye të tjera të dalin përballë drejtësisë dhe pasuria e tyre e vendisur në kurriz të halleve të shqiptarëve të sekuestrohet
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 18 qershor 2021, Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë.
Telefonuesit flasin për ekonominë e tyre familjare ndërsa të moshuarit “shpërthejnë” në akuza për pensionet minimale.
-
VIDEO
Në 'Benz' me dy mina gati për shpërthim, arrestohet në Fier 33-vjeçari nga Tirana
Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, i akuzuar për trafikim të minave me telekomandë.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.
"Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të armëve të zjarrit e lëndëve plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shqiponjat", finalizuan me sukses operacion policor të koduar "Porosia", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. J., 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur "Vija e Ngjalës", në mjetin tip "Benz" me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive'", njofton policia.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 18 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga "lufta" per bashkite te Lulzim Basha me ekip te ri ne PD e deri tek vallezon Holanda.
-
VIDEO
Gazetari Doçi: Meta ka pastruar para si ish kryeprokurori Llalla! Pasuria e tij, sfidë për drejtësinë e re
Gazetari Adriatik Doçi tha se Ilir Meta është nga ata politikanë, i cili e ngriti pasurinë nga hiçi duke pastruar para në mënyrë flagrante dhe nuk ka asnjë bazë justifikuese. Teksa në emisionin Repolitix po diskutohet pasuria e politikanëve, gazetari Doçi tha se Meta ka pastruar para edhe më shumë se Adriatik Llalla, i cili u dënuar dhe iu sekuestruar pasuria.
"Ilir Meta ka pastruar para në mënyrë edhe më flagrante se sa Adriatik Llalla, i cili u dënuar dhe iu sekuestruar pasuria. Është e çuditshme se pse drejtësia ka vepruar vetëm mbi Llallën dhe jo mbi Metën deri më sot. Llalla bleu 25 mijë m2 tokë në rrethina të Tiranë për 160 mijë USD deri në vitin 2017 dhe më pas i rivlerësoi për 1 milion euro. Ky është pastrim parash dhe për këtë u ndëshkua. Llalla në fakt ka ndjekur shembullin e Ilir Metës. Në vitin 2003, Ilir Meta bleu një vilë në Golem për 60 mijë USD, me kredi. Në vitin 2006, këtë vilë e shiti e shiti 300 mijë euro. Dy janë rrugën, ose vilën e ka deklaruar me lirë se çmimi real në 2003 ose i ka rritur vlerën artificialisht në 2006, për të legalizuar para të pista. Nuk ka asnjë mundësi që vlera e një vile të rritet nga 60 mijë USD në 300 mijë euro brenda tre vitesh. Më tej, me këto para të shitjes së vilës, ka blerë apartament 400 mijë euro në Tiranë, duke marrë pjesë tjetër kredi. E dyshimtë është edhe pasuria tjetër, pallati dhe vila në Gjirin e Lalzit", tha gazetari.
-
VIDEO
Bujar Nishani: PD në udhëkryq për ekzistencën, rikthimi i Berishës?Mesazh…
Emisioni Repolitix trajtoi situatën në PD pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës dhe kontestimit të garës nga kandidatët e tjerë. A është sot PD në udhëkryq ? I ftuar në studio Bujar Nishani kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi deklaratat e pasurive të politikanëve dhe njerëzve të Drejtësisë për vitin 2020. Të ftuar në studio gazetari Adriatik Doçi dhe avokati Idajet Beqiri.
-
VIDEO
Ministrja Kushi, bashkëbisedim me mësues, maturantë dhe prindër rreth Maturës Shtetërore 2021
Në kuadër të provimeve të Maturës Shtetërore Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi një bashkëbisedim me mësues, prindër dhe maturantë.
-
VIDEO
I ftuar në Report TV, Fatos Çoçoli ekspert ekonomie flet përTeknologjinë 5G
I ftuar në Report TV, Fatos Çoçoli ekspert ekonomie flet përTeknologjinë 5G