• VIDEO

    Dita e dytë e operacionit, RENEA 'zbarkon' në Shkodër e Fier, kontrolle të befasishme në lokale e banesa! Disa persona të shoqëruar

    Renea dhe nga Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijojnë operacionet e befasishme në vend, ndërsa kanë zbarkuar sot në Shkodër e Fier. Operacioni po zhvillohet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.Aktualisht po ushtrohen kontrolle në lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike. Burimet konfirmojë se deri më tani ka disa persona të shoqëruar që po verifikohen. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse. Kjo është dita e dytë e këtij aksioni të Policisë në vend, ndërsa një ditë më parë u zhvilluan kontrolle të befasishme në 5 qytete, Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë e Durrës. Si rezultat i këtij operacioni, mbrëmjen e djeshme u shoqëruan dhjetëra persona, ndërsa në Vlorë u arrestua Edison Begaj, të cilit iu bë atentat në prag të shtëpisë disa javë më parë. "Report Tv" publikoi më herë gjatë ditës së sotme edhe videon e momentit të arrestimit të Begaj, i cili u kap në një lokal, ku po qëndronte me miqtë e tij. Gjatë kontrollit, Begajt iu gjet në çantë një pistoletë pa leje dhe një krehër me 5 fishekë.

  • VIDEO

    Nishani: Basha sot përfaqëson minorancën në PD, u votua nga më pak se 30% e anëtarësisë

    Kryetari i ri i zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përfaqëson sot minorancën në PD. Ish-presidenti Bujar Nishani pjesë e 'Grupimit për PD' tha se ai përfaqëson më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së.

    'Është një shqetësim jo vetëm i joni. Besoj se është një shqetësim i shoqërisë. Po evidentojmë s e kemi probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend. Ngrihet pushteti shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij, i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të vet. Bëhen zgjedhjet në parti ngrihet i pushtetshmi brenda partisë dhe i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të tij.

    Në Korçë bashkia Korçës ku patën mundësi kandidatët të kontrollin pjesërisht pushtetin rezultoi se fitoi vetëm 70%. Në Devoll kryetari i PD deklaroi publikisht se ndihet i turpëruar dhe e bojktoi procesin e votimit pasi nuk anëtarëve u mohua pjesëmarrja. 50% e anëtarësisë fshihet. Një media ka treguar si hidhen 7 fletë votimi në kuti dhe kjo ka ndodhur kudo. Sot përfaqëson minorancën e PD më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së.'- tha Nishani.

  • VIDEO

    Pa forcat Renea dhe hodhi çantën nga dritarja e lokalit, policia prangos 27-vjeçarin në Fier, kapet me pistoletë me dy karikatorë

    Një 27-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi është kapur me armë zjarri pa leje dhe municion luftarak. Gjatë operacionit të Reneas, është arrestuar Indrit Hoxhaj (Kuçi). Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Fier. Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga një 27-vjeçar, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Fier dhe Lushnjë.

  • VIDEO

    Demokrati nga Korça i përvishet Bashës: Me të në krye Rama të vari xhaketën e fiton, votova Harxhin

    Një anëtar i partisë Demokratike nga Korça që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv iu përvesh keq Lulzim Bashës. Ai tha se në zgjedhjet e 13 qershorit ka votuar për Edit Harxhin por sqaron se me Bashën në krye Rama sërish fiton.

  • VIDEO

    Po parkonte makinën, vajza në Korçë i jep gaz mjetit dhe përfundon në trotuar, plagos këmbësorin

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë tek këmbimi valutor në Korçë.

    Një vajzë e cila drejtonte mjetin 'Tip Benz' teksa ishte duke parkuar i ka dhënë gaz automjetit duke përfunduar mbi trotuar.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 16 qershor 2021, Kolegji Zgjedhor çertifikon 25 prillin.

    Telefonuesit komentojnë çertifikimin e zgjedhjeve dhe analizojnë situatën politike në vend.

  • VIDEO

    Qytetarët kërcejnë dhe shijojnë festën, Rama publikon pamje nga Karnavalet në Korçë dhe uron një ditë të mbarë

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga festa e Karnavaleve në Korçë.

    Me argëtim muzikë dhe buzëqeshje, është çelur në këtë mënyrë sezoni turistik në qytetin e bukur të Korçës turistike.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga kaos ne 6 bashki,Dritan Leli perplaset me socialistet e Vlores te Kolegji Zgjedhor certifikon 25 prillin e deri tek Franca ze mat Gjermanine.

  • VIDEO

    Bie çmimi, ankohen fermerët e shalqirit në Divjakë: Është katastrofë, po e shesim nën kosto

    Fermerët e shalqirit në Divjakë po përballen me çmimin e ulët të tregut në kohën kur është sezoni i vjeljes. Ata thanë për Report Tv se shteti duhet të funksionojë si rregullator mes grumbulluesve dhe fermerëve në mënyrë që të mos ketë abuzime me çmimet. Fushat e Divjakës janë të mbushura me shalqi. Me kameran e Report Tv shkuam në fshatrat Mizë dhe Zharnec, aty ku fermerët janë në pikun e punës, duke vjelur prodhimin që duket se është i bollshëm.... Sinkrone Aktualisht tregu i shitjes nga fermeri tek gumbulluesi është 15 lek për kilogram. fermeret ankohen se është ky çmim shumë i ulët, ndaj nga prodhimi nuk nxjerrin dot as shpenzimet. Përpos tregut vendas, shalqiri i Divjakës eksportohet në shtetet fqinje. Një prej grubulluesve pranon se cmimi nuk favorizon fermeret por keta te fundit diktohen nga kerkesa ne tregjet rajonale. Kjo kulture bujqësore përben rreth 50% te te ardhurave për familijet fermere, ndërsa gjetja e tregut ka qenë gjithë shqetësim për ta. Këtë vit janë mbjellë rreth 300 hektarë me shalqi në fshatrat Mize dhe Zharnec, me një prodhim prej 90 mijë kuintalësh.

  • VIDEO

    Shemben ndërtimet pa leje tek "Rana e Hedhun" në Shëngjin

    Pas Ksamilit dhe Velipojës aksioni " Bregdeti ynë" është zhvendosur në Shëngjin ku po prishen ndërtimet pa leje në plazhe. Pronarët e objekteve thanë përpara mediave se nuk janë njoftuar në kohë për të kryer vetë çmontimin e objekteve Fadromat e IKM-së po pastrojnë bregdetin e Shëngjinit nga ndërtimet pa leje. Aksioni ka nisur nga plazhi "Rana e Hedhun" dhe do të vijojë gjatë javës, ku pritet të shemben 10 objekte. Pronarët nuk kanë bërë rezistencë, por ankohen se nuk janë njoftuar në kohë.Përballë kësaj situate, nuk mungojnë as akuzat për ndërhyrje selektive. Aksioni i IKMT-së në bregdetin e Shëngjinit pritet të zgjasë deri në fundin e kësaj jave, e më pas do të nise puna për largimin e inerteve. Ndërsa javën e shkuar IKMT shembi një sërë objektesh në Ksamil dhe Velipojë. Ndërsa pushuesit shprehen se nuk është aspak normale, që një ndërhyrje e tillë të realizohet në sezonin e plazhit.

  • VIDEO

    Basha 3 dhe rikthimi i Berishës në krye të PD?Debate mes Meçajt, Malkos,Elezit e Muçës

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik pas rikonfirmimit të Bashës në krye të PD dhe deklaratave të Berishës për tu rikther në krye të PD-së. Pas rizgjedhjes për herë të tretë a do të pranojë Basha ftesën e Ramës për bashkëpunim? Të ftuar në studio Arben Meçaj ish-themelues i PD-së, Gent Malko anëtar i Këshillit Kombëtar,Ibsen Elezi nga Grupimi për PD dhe gazetari Flogert Muça

  • VIDEO

    Teknologjia 5G, inxhinieri i telekomunikacionit, Semanaj: Shqipëria e para që nënshkruan marrëveshje të tillë me SHBA, s'kemi fakte që 5G dëmton shëndetin

    Para 2 ditësh është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. Inxhinieri i telekomunikacionit Besmir Semanaj në një ntervistë për Report Tv tha se Shqipëria është ndër vendet e para që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë, por megjithatë ai tha se do të ketë kosto

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv