-
VIDEO
Krimi/ RENEA zbret në terren, aksioni do shtrihet në gjithë vendin! Qytetarët: Ishte e nevojshme
RENEA u jep më shumë besim qytetarëve kur zbret në terren. Të pyetur nga Report Tv ata thonë se është e vetmja formë që të ulet niveli i krimit në vend por një pjesë kërkojnë të shmangen ambientet publike apo aksionet për show pasi shkaktojnë panik në publik.
-
VIDEO
Edhe Parlamenti si Qeveria, Holanda me vendim unik dhe historik për Shqipërinë: Të përcaktohet sa më shpejt data për negociatat me BE-në
Parlamenti holandez ka mbështetur vendimin e qeverisë së Holandës e cila është pro përcaktimit sa më parë të datës së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE.
-
VIDEO
Kreu i shoqatës së Turizmit, Topuzi: Pozitive heqja e kufizimeve për Shqipërinë nga BE! ‘Pengesat’ nga vende me potencial turistik, për të mbajtur turistët brenda
Kreu i hotelierëve dhe i shoqatës së Turizmit në Shqipëri Zak Topuzi, në një intervistë për Report Tv e cilësuar pozitive futjen e Shqipërinë te vendet e sigurta sa i përket infeksionit COVID, duke sjellë udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian. Një tjetër faktor pozitiv për turizmin këtë vit, Topuzi nënvizoi faktin kanë filluar të vijnë në Shqipëri edhe turistë nga vendet e lindjes së mesme.
-
VIDEO
Dy elektricistë humbën jetën gjatë punës, arrestohen drejtori dhe inxhinieri i OST-së në Fier! Dhanë urdhër të kryenin punime të paligjshme
FIER- Një ditë pasi humbën jetën dy eletricistët Gjergj Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi 64-vjeç, në Roskovec, policia e Fierit ka prangosur Andi Priftin me detyrë drejtor pranë OST-së në Fier si dhe inxhinierin e OST-së Eriseld Lala për shpërdorim detyre.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë gjetën vdekjen gjatë punimeve dy elektricistët punonjës të Njësisë Operative Fier.
-
VIDEO
RENEA 'zbarkon' në terren për kontrolle, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Po vihet në krye të aksioneve në mënyrë të padrejtë! Policia nuk po beson në Drejtoritë Vendore
Prej dy ditësh forcat speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit pas ngjarjeve të fundit kriminale.
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuça thotë se është një rast i rrallë që forcat RENEA zbresin në terren, pasi ato janë të stërvitur për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Karamuça thotë se aksioni i policisë ishte i pritshëm pas ngjarjeve të rënda kriminale, por RENEA e ka funksion dytësor kontrollin e makinave apo ambienteve.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD/ Harxhi: U votua me foton e Bashës në mur si në kohën e diktatorit! Ristani: PD, jashtë shtratit ligjor! Imami: Lista të fshehta kanë vetëm organizatat terroriste
Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar një sërë arsyesh se përse Lulzim Basha fitoi një mandat të tretë në krye të PD përmes një procesi me shkelje të mëdha. Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidatëve për kryetar të PD-së nënvizoi janë përjashtuar 28 mijë anëtarë të PD dhe kjo është shkelja me madhe e këtyre zgjedhjeve.
-
VIDEO
VIDEO nga aksidenti në Durrës/ Makina me shpejtësi hedh në ajër çiftin dhe largohet pa ndaluar! Shpëtojnë 'në fije të perit' 2 të tjerë që po kalonin rrugën
Report Tv siguron pamjet e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku u plagos një e moshuar në lagjen nr. 11. Ajo po ecte në këmbë e shoqëruar nga një burrë kur makina e cila vinte me shpejtësi ka kapur vetëm të moshuarën dhe jo personin që ishte krah saj
-
VIDEO
Sezoni Veror- Hapen 4 qendra shëndetsore nga Gjiri I Lalzit deri te Shkëmbi i Kavajës
Sezoni Veror- Hapen 4 qendra shëndetsore nga Gjiri I Lalzit deri te Shkëmbi i Kavajës
-
VIDEO
Teatri Kombëtar/ Presidenca kërkon pezullimin e çdo veprimi, 'Kushtetuesja' merr sot vendimin! Dervishaj: Kuvendi ndryshoi procedura që ligji të dukej si i ri
Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e 3 për kërkesën e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar, e cilësuar si antikushtetuese nga Presidenca.
Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.
-
VIDEO
Konsiderohet vend i sigurt nga COVID, BE heq kufizimet për udhëtim për shqiptarët, 'dritë jeshile' edhe për SHBA, Serbinë e Maqedoninë e Veriut
Situata e qetë e COVID në vendin tonë dhe rënia e shifrave të infektimit si rezultat i vaksinimit, i ka dhënë lirinë shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e BE. Vendimi është marrë sot nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të cilët kanë vendosur të fusin Shqipërinë te vendet e sigurta sa i përket infeksionit COVID, duke sjellë udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropia
-
VIDEO
Dy elektricistët humbën jetën në punë, banorët: Ishin të papërtuar dhe specialistë! Keqardhje e madhe për to
Fqinjët e dy elektricistëve Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, në fshatin Jogodinë të Pogradecit, të cilët humbën jetën një ditë më parë aksidentalisht në punë shprehen se ato ishin të papërtuar dhe shumë specialistë. Ato tregojnë se ndjejnë keqardhje për ndarjen nga jeta të dy të njohurve të tyre.
'Njeriu më i rregullt, njeriu më specialist për kushte teknike humbet jetën. Duke ditur që ato shtylla tepër të amortizuara nuk duhet të hipte.
Njeri shumë i mirë shumë i edukuar gjithë jetë kishte që punonte 64 vjeç. Gjer në kohën e monizimit. keqardhje e madhe. Me bashkimin kam punuar edhe unë. Bashkimi ka qenë njeri i papërtuar ka qenë shumë optimist për punën. me një njeri që je rritur, këto janë gjëra të papritura. Bashkimi bënte vite që po punonte me linjat. Ishte njeri i pakursyer.'-thanë fqinjët.
-
VIDEO
Ushtronin aktivitete të kundraligjshme të lojërave të fatit, në hetim penal dy pronarët e lokaleve në Vlorë
Dy pronarë lokalesh në Vlorë janë proceduar penalisht pasi në lokalet e tyre dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.