1 Qershori/Humbën fëmijët, nënat urojnë festën me lot në ’Pa Gjurmë’

1 Qershor 2021, 18:05

Nëna e baballarë, motra dhe vëllezër mes lotëve bëjnë apel për ndihmë, në këtë ditë të veçantë kushtuar pikërisht atyre, që humbën fëmijë dhe sot janë në moshë madhore, por fati i tyre ende nuk dihet. Pista e dyshimit për familjarët mbetet ajo e rrëmbimit, ndërsa ata u zhdukën nga qytete të ndryshme, disa prej të cilëve edhe nga oborri i shtëpisë. Më i vogli 4 dhe e më madhja 14 vjeçe, njihuni me skedën e disa prëj fëmijëve të humbur që u denoncuan në emisionin ’Pa Gjurmë’, nga ku kërkimet vazhdojnë ende sot.