’Më mori si pastruese,4 djemtë më përdhunuan në shtëpinë e saj’/Shokon e mitura në ‘Pa Gjurme’

19 Maj 2021, 18:08

Një histori 'horror' erdhi e rrëfyer, nga një 34-vjeçare nga Korça. Pasditen e kësaj të mërkure, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV Suela Broshka, nënë e një vajze të mitur, mori guximin të denoncojë tutoren e saj, që e detyroi të përfundonte në rrugët e Lamia-s në Greqi, si punonjëse seksi. Një tjetër skandal zbulon në 'Pa Gjurmë' korçarja, ndërsa thotë se, që ditën kur ajo u lidh me gazetarët e emisionit shkurtin e këtij viti, tutorët e kërcënojnë me jetë. Ata i vunë kusht, të tërhiqte dënoncimin nga programi, në të kundërtën t'u paguante 20-mije euro gjobë. Por si nisi trafikimi i Suela Broshkës në shtetin grek që prej moshës 15-vjeçare ? Kjo histori zë fill në vitin 2002, kur ende një e mitur asokohe bashkë me familjen Suela Broshka emigroi në Greqi. Atje njihet me Trëndelina Zerollari, gruan nga Fieri e cila e mashtroi duke e trafikuar. Por ngjarjet që pasuan më pas ishin akoma edhe më të rënda për vajzën nga Korça, e cila sot është shtatzënë në sajë të një abuzimi seksual. "Emigrova drejt Greqisë në moshën 15 vjeçare sëbashku me familjen. U njoha me një zonjë, e cila në Greqi mbante emrin Eleni Vasiliu. Ajo më premtoi së do më gjente një vend pune, ndërsa më strehoi në shtëpinë e saj. Aty u abuzova seksualisht nga disa grek, të cilët Eleni i gjente si klientë dhe mi sillte në shtëpi. Ajo u bë tutorja ime. Gjeta mundësinë dhe u hodha nga dritarja, u largova dhe përfundova në polici'- rrefen mes loteve 34-vjeçarja.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv