‘Sajmir Tahirin e njoha në internet, më trafikoi në Greqi’/Rrëfehet nëna nga Korça

19 Maj 2021, 18:04

Një histori 'horror' erdhi e rrëfyer, nga një 34-vjeçare nga Korça. Pasditen e kësaj të mërkure, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV Suela Broshka, nënë e një vajze të mitur, mori guximin të denoncojë tutoren e saj, që e detyroi të përfundonte në rrugët e Lamia-s në Greqi, si punonjëse seksi. Gruaja që e dorëzoi tek trafikantët grekë do të rikthehej për të marr hak. Pasi mëson se gruaja ishte divorcuar, Trëndafile Zerollari arrin t'i gjejë vendndodhjen. Një person me emrin Sajmir Tahiri, do të futej si 'karrem' nga 50-vjeçarja, për ta nxjerrë sërish në rrugë si punonjëse seksi Suela Broshkën. 'Ata kërkonin sërish të më trafikonin dhe e bënë me mua. Më dhunuan, me keqtrajtuan, jo vetem mua por edhe vajzën time të vogël. U largova nga Sajmiri edhe pse u dashurova me atë person. Momentin që ika me vajzën time mësova se isha shtatzënë dhe i dërgova një mesazh. Sajmiri me shkruajti vetëm kaq: Hiqe!- dhe me bllokoi në telefon"

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv