E rrëmbejnë në moshën 15-vjeçare, humb kontaktet me familjen/Vajza shfaqet në TV, rrëfen të vërtetën

19 Maj 2021, 21:09

Një histori 'horror' erdhi e rrëfyer, nga një 34-vjeçare nga Korça. Pasditen e kësaj të mërkure, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV Suela Broshka, nënë e një vajze të mitur, mori guximin të denoncojë tutoren e saj, që e detyroi të përfundonte në rrugët e Lamia-s në Greqi, si punonjëse seksi. Një tjetër skandal zbulon në 'Pa Gjurmë' korçarja, ndërsa thotë se, që ditën kur ajo u lidh me gazetarët e emisionit shkurtin e këtij viti, tutorët e kërcënojnë me jetë. Ata i vunë kusht, të tërhiqte dënoncimin nga programi, në të kundërtën t'u paguante 20-mije euro gjobë.Por si nisi trafikimi i Suela Broshkës në shtetin grek që prej moshës 15-vjeçare ?Kjo histori zë fill në vitin 2002, kur ende një e mitur asokohe bashkë me familjen Suela Broshka emigroi në Greqi. Atje njihet me Trëndelina Zerollari, gruan nga Fieri e cila e mashtroi duke e trafikuar. Por ngjarjet që pasuan më pas ishin akoma edhe më të rënda për vajzën nga Korça, e cila sot është shtatzënë në sajë të një abuzimi seksual."Emigrova drejt Greqisë në moshën 15 vjeçare sëbashku me familjen. U njoha me një zonjë, e cila në Greqi mbante emrin Eleni Vasiliu. Ajo më premtoi së do më gjente një vend pune, ndërsa më strehoi në shtëpinë e saj. Aty u abuzova seksualisht nga disa grek, të cilët Eleni i gjente si klientë dhe mi sillte në shtëpi. Ajo u bë tutorja ime. Gjeta mundësinë dhe u hodha nga dritarja, u largova dhe përfundova në polici'- rrefen mes loteve 34-vjeçarja.Pas denoncimit ne polici, e mitura riatdhesohet duke perfunduar tek gjyshërit e saj në Korçë, ndërkohe familja jetonte ende në Greqi e kishte shpallur të zhdukur. Kontaktet u rilidhën dhe prindërit e rimarrin sërish vajzën e tyre në Greqi. Duke menduar se i shpëtoi mankthit, që e përndoqi prej vitesh, Suela martohet duke u bërë nënë e një vajze. Një martesë, që për ironi të fatit përfundoj në divorc, dhe këtu për 34-vjeçaren historia përsëritet. Kur dukej se gjithçka kishte marr fund, vajza nga Korça do të pësonte një tjetër dramë të jetës. Gruaja që e dorëzoi tek trafikantët grekë do të rikthehej për të marr hak. Pasi mëson se gruaja ishte divorcuar, Trëndafile Zerollari arrin t'i gjejë vendndodhjen. Një person me emrin Sajmir Tahiri, do të futej si 'karrem' nga 50-vjeçarja, për ta nxjerrë sërish në rrugë si punonjëse seksi Suela Broshkën. 'Ata kërkonin sërish të më trafikonin dhe e bënë me mua. Më dhunuan, me keqtrajtuan, jo vetem mua por edhe vajzën time të vogël. U largova nga Sajmiri edhe pse u dashurova me atë person. Momentin që ika me vajzën time mësova se isha shtatzënë dhe i dërgova një mesazh. Sajmiri me shkruajti vetëm kaq: Hiqe!- dhe me bllokoi në telefon"Me kthimin e saj në Shqipëri ajo iu drejtua sërish emisionit 'Pa Gjurmë', pasi ende ndjehet e kërcënuar. Ajo kërkon drejtësi në vendin e saj, pasi personi me të cilin është 3 muajshme shtatzënë i dhunoi edhe vajzën 8-vjeçe, ndërsa i ka vendosur edhe një kusht. "Më vuri kusht të paguaja një gjobë prej 20 mijë euro dhe të të kërkoja ty Odeta të hiqje nga Youtube videon, kur unë denoncoja Sajmir Tahirin dhe Elenin Vasiliu. Më morën telefonin dhe më zhdukën të gjitha provat e kërcënimeve që une kisha marr. Ata më dhunuan duke më prerë edhe flokët. Më goditën me thikë në këmbën e majtë, shenja që i kam ende sot të dukshme. Suela Broshka denoncoi live në ekranin e Report Tv, këtë histori, si të një telenovele duke kërkuar ndihmën e institucioneve, por dhe shoqatave për ta marrë në mbrojtje sëbashku me vajzën e mitur.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv