Denoncon rrjetin e trafikantëve,tutorët i kërkojnë Odeta Dumes të bllokojë videot në internet

19 Maj 2021, 18:09

Me kthimin e saj në Shqipëri ajo iu drejtua sërish emisionit 'Pa Gjurmë', pasi ende ndjehet e kërcënuar. Ajo kërkon drejtësi në vendin e saj, pasi personi me të cilin është 3 muajshme shtatzënë i dhunoi edhe vajzën 8-vjeçe, ndërsa i ka vendosur edhe një kusht. "Më vuri kusht të paguaja një gjobë prej 20 mijë euro dhe të të kërkoja ty Odeta të hiqje nga Youtube videon, kur unë denoncoja Sajmir Tahirin dhe Elenin Vasiliu. Më morën telefonin dhe më zhdukën të gjitha provat e kërcënimeve që une kisha marr. Ata më dhunuan duke më prerë edhe flokët. Më goditën me thikë në këmbën e majtë, shenja që i kam ende sot të dukshme. Suela Broshka denoncoi live në ekranin e Report Tv, këtë histori, si të një telenovele duke kërkuar ndihmën e institucioneve, por dhe shoqatave për ta marrë në mbrojtje sëbashku me vajzën e mitur.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv