Mbyll telefonin në ditën e lindjes / Familjarët në merak për humbjen e Kristina Dautit,në Gjermani

17 Maj 2021, 17:33

Humbi kontaktet në nëntor të vitit 2020, në kërkim të Kristina Dauti. 64-vjecarja me origjinë nga Korca, kishte 1 vitë që ishte vendosur në Hamburg të Gjermanisë, për tu kuruar pasi vuante nga probleme shëndetësore, por data 4 nëntor e vitit 2020 do të ishte komunikimi i saj i fundit më të afërmit në Shqipëri. Sipas familjarëve kohët e fundit, gjëndja shëndetësore e Kristinës ishte shfaqur tepër e rënduar, madje disa ditë para se të shkëpuste komunikimin nuk ishte në gjëndje të lëvizte nga shtrati.Denoncimin për humbjen e Kristinës, e ka bërë kunata e saj Vasilika Dauti në drejtorinë e policisë së Korcës pak ditë pas humbjes, por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga zhdukja e saj, nuk ka asnjë dritë jeshile për të. Kristina calonte qysh në lindje e ky ishte një element dallues por edhe shumë shqetësues për atë, pasi ajo kishte udhëtuar në disa shtete për tu përmirësuar. 64-vjecarja ishte e pajisur me dokumenta të rregullta pasi jetonte prej më shumë se 20 vitesh në Athinë të shtetit Grek, nuk kishte shfaqur probleme të shendetit mendor, dhe kjo është hera e parë që ajo shkëput cdo lloj kontakti me të afërmit e saj.Për 64- vjecaren, Hamburgu ishte një qytet i panjohur dhe nuk ishte e shoqëruar nga asnjë person tjetër pasi nuk kishte krijuar një familje.Vasilika, kunata e saj bën thirrje në emisionin”Pa Gjurmë” më shpresën se do të mbërrij sërisht në hapat e saj.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv