• VIDEO

    Pamje EKSKLUZIVE/ Me maskë antiCOVID, të qetë dhe të përgatitur... Ja si vidhen biçikletat në Tiranë

    Dy të rinjtë fillimisht hynë qetësisht në lokal dhe pinë kafe së bashku. Njëri prej tyre mbante atlete dhe pantallona të zeza, triko gri, çantë të zezë, kapele të kuqe dhe një maskë antiCOVID, deri poshtë mjekrës. I dyti shfaqet duke pirë ujë, me atlete të zeza, pantallona bezhë, xhup të zi, me flokë të prera shkurt dhe i pa maskuar. Njëri pas tjetrit dalin nga ambienti i lokalit dhe destinacioni i radhës është parkingu i pallatit, tek i cili kanë një mision shumë të veçantë. Në katin e nëndheshëm të një pallati në afërsi të Medresesë në kryeqytet, pranë një qendre tregtare, të rinjtë hyjnë të qetë dhe të pa ngacmuar nga askush. Synimi është vjedhja e biçikletave në brendësi të këtij parkingu. Siç shikohet nga pamjet njëri prej tyre afrohet tek vendi ku janë të lidhura shumë biçikleta, ndërsa tjetri ngjit shkallët për t’u siguruar që askush nuk ishte aty dhe do të punonin të qetë.Nga çanta nxjerr materialet e nevojshme që duhen për të këputur çelësin. Ndërkohë që miku i tij ruan tek shkallët, arrin të këpus çelësin e parë. Pak çaste më vonë bashkohet edhe i dyti, i cili këput çelësin e dytë. Fusin edhe njëherë të gjitha materialet në çantë, marrin dy biçikleta dhe nisen. Dy hajdutët shfaqen sërish në pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit teksa dalin nga parkingu hipur mbi biçikletë dhe largohen bashkë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mesditën e 26 prillit, ndërsa dy hajdutët janë denoncuar në polici. Pavarësisht denoncimit, policia akoma nuk ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre, pavarësisht se fytyrat janë lehtësisht të dukshme në pamjet e kamerave të sigurisë. Njëlloj si vjedhja e këtyre dy biçikletave, në komisariatet e Tiranës bëhen me dhjetëra denoncime të ngjashme në ditë. Një pjesë e tyre arrihen të zbardhen nga policia edhe me ndihmën e kamerave të sigurisë nuk kanë munguar edhe arrestimet, por çështjet e tyre pushohen kryesisht në prokurori. Vjedhja e biçikletave është kthyer në fenomen shqetësues, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve janë autor përdorues të lëndëve narkotike

  • VIDEO

    Përfshihet nga flakët kamioni i ngarkuar me materiale ndërtimi në Gjirokastër, plagoset 60-vjeçari

    Në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, mesditën e sotme, një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.

    Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën.

    Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • VIDEO

    Laboratori i drogës në Lushnje, organizator pronari i karburantit, shpallet në kërkim! 3 të arrestuar

    LUSHNJE-  Ervin Rista, ishte pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës në Lushnje, i përshtatur në një godinë karburanti që ishte lënë jashtë përdorimit që nga 2004. 45 vjeçari, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Krutja”, pasi kishte përshtatur këtë godinë në një laborator për kultivimin e kanabisit nëpërmjet ngrohjes me llamba, ndërkohë që në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, Lirim Serdani 54 vjeç dhe Igli Borova 27 vjeç të dy banues në Fier.

    Nga ana tjetër, në pranga ka përfunduar vetëm një person, i cili u kap në flagrancë në momentin e operacionit të anti-drogës. Ai është Mario Çela 40 vjeç, banues në Lushnje, teksa e kanë “pësuar” edhe 2 punonjës të OSHEE-së. Bëhet fjalë për Mestan Zoto 64 vjeç dhe Vilsi Liçi 23 vjeç, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike në karburant.

    Report TV solli pamje nga ky laborator në zonën e njohur si 'Pushimi i Shoferit' në Lushnje jo shumë larg autostradës, ku u gjetën pajisje elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët janë sekuestruar nga policia, e ndërsa në shtëpinë e një prej personave të shpallur në kërkim, më konkretisht Lirim Serdani u gjetën disa fishekë.

    Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Shpërdorim detyre", “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

  • VIDEO

    Grabitën dyqanet e celularëve në Peshkopi dhe në Maqellarë, arrestohen dy persona

    Policia e Dibrës ka zbardhur grabitjen e dy dyqane celularësh në Maqellarë dhe në Peshkopi dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë i shtetasve A. Ll., 19 vjeç,  M. P., 30 vjeç banues në Bulqizë

  • VIDEO

    Krimet zgjedhore në 25 prill, Prokuroria bën bilancin: 10 persona në hetim, 5 të arrestuar, për 4 të tjerë është kërkuar ‘arrest me burg’

    10 persona janë vënë në hetim, 5 janë arrestuar dhe 4 prej tyre është kërkuar masa arrestit me burg, 3 prej të cilëve u është pranuar! Është ky bilanci i Prokurorisë për krimet zgjedhore në 25 prill.

  • VIDEO

    Ekzekutoi gruan sapo doli nga gjykata në Elbasan, arrest në burg për burrin ish-polic

    ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi arrest me burg për 58-vjeçarin Koço Buzo i cili dy ditë më parë  ekzekutoi  bashkëshorten e tij Liljana Buzo në prezencë të djalit, pasi kjo e fundit doli nga gjykata në seancën e divorcit. Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta duke vlerësuar ngjarjen e rëndë, vendosi që ta linte 58-vjeçarin në burg.

  • VIDEO

    Kapen me armë dhe me lëndë narkotike, arrestohen tre persona në Durrës

    Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kapën me lëndë narkotik dhe me armë pa lejë. Në pranga kanë rënë Halil Koka,  Eldi Kalaja, Ernis Haxhi

  • VIDEO

    Komisioni për shkarkimin e Metës/ Murrizi: Të kërkojmë informacion te agjencitë ligj-zbatuese

    Myslim Murrizi, anëtar i këtij Komisioni ka kërkuar që të thellohen hetimet, duke kërkuar informacione dhe tek Agjencitë ligj-zbatuese.

    “Të kërkojmë informacion tek agjencitë ligj-zbatuese. Si e kanë para ata situatën. Duhet të kemi kujdes me materialet kofidenciale dhe jo të dalin në media. Do të na paragjykojmë sikur po bëjmë puç, apo sikur çfarë po bëjmë”, është shprehur Murrizi.

  • VIDEO

    Braho: Të merren si provë deklaratat e Metës jo vetëm më shkrim, por edhe video

    Spartak Braho, një nga anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, ka kërkuar që si provë të mor merren vetëm deklaratat me shkrim, por edhe me video. Ai shtoi se duhet bërë që t’u ndalohen deklaratat për mediat të anëtarëve të saj.

    “Ne nuk duhet të prononcohemi për mediat, që presidenti është kështu apo ashtu, Të caktohet dikush që të flasë për mediat. Ne do të na nevojitet të njohim jo vetëm deklarimet e Presidentit, por edhe filmimet, nuk i duam vetëm të shkruara duhet të kemi tabelën e të shohim publikisht të gjitha imazhet që akuzohet Presidenti. Kjo është më mirë për ne kur i shohim, dëgjojmë, por edhe për publikun”, tha Braho.

    •  
  • VIDEO

    Aksident i shumëfishtë në rrugën Kukës-Uzinë, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit

    Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën Kukës-Uzinë që lidh segmentin Kukës-Morinë të rrugës së Kombit.

    Në aksident janë përfshirë 4 mjete dhe për fat të mirë pa pasoja në jetë njerëzish. Aksidenti sipas dëshmitarëve ka ardhur si pasojë e lëvizjes me shpejtësi në këtë aks rrugor të një automjeti, i cili është përplasur me një mjet në lëvizje dhe tre mjete të tjera të parkuara para një lokali ne anë të rrugës.

  • VIDEO

    Shpërndanin heroinë dhe mbanin armë pa leje në lokal, arrestohen babë e bir në Korçë

    Policia e Korçës ka vënë në pranga babë e bir pasi iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik, një krëhër me 13 fishekë, sasi droge heroinë dhe kanabis të ndara në doza, gati për shitje.

  • VIDEO

    Grabitja të rruga e Kavajës, gjykata jep masën e sigurisë për njërin nga të arrestuarit

    Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Roni Spaho, i arrestuar për grabitjen me dhunë në bashkëpunim në rrugën e Kavajës pak ditë më parë. Spaho është kapur me vlerat monetare (rreth 3 milion lekë të reja), teksa po shkonte ti merrte ato në vendin ku ishin lënë ditën e grabitjes

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv