8 vite pa asnjë lajm, 2 familje me zemër të ngrirë kërkojnë ndihmën e emisionit ‘Pa Gjurmë’ për gjetjen e çiftit Gjoni, të cilët kanë humbur kontaktet nga Kanadaja. Nazmi Gjoni nga Kavaja dhe Mereme Gjoni nga Durrësi u martuan në vitin 2013, ndërsa të dy jetonin përtej kontinentit në Kanada. Ata shpeshherë ruanin kontaktet me familjen nëpërmjet letrave dhe telefonatave. Gjatë këtyre kontakteve çifti shprehej i mërzitur për shkak të largesisë. Ishte 18 prilli i vitit 2015 kur Meremja për herë të fundit ka kontaktuar me të motrën Shpresa Kuqin, me anë të rrjetit social Messenger. Gjithashtë 43-vjeçarja kishte kontaktuar edhe me të atin të cilit i kishte pohuar se për shkak të disa problemeve për disa kohë nuk do të mund të flasin. Në po atë ditë edhe 55-vjeçari Nazmi Gjoni foli për herë të fundit me të motrën Vjollca Bekën të cilës i pohoi të njëjtën gjë, se për disa kohë do të shkëpusnin kontaktet për shkak të një problemi, por pa treguar më tepër detaje. Ai do të ishte kontakti i fundit mes çiftit Gjoni dhe familjes së tyre pasi që nga ajo ditë ata nuk janë bërë më të gjallë. Por familja Gjoni përveç Nazmiut ka edhe një tjetër djalë të humbur, Sokolin. Të dy vëllezërit emigruan drejt Italisë gjatë eksodit në vitin 1990. Pasi qëndruan bashkë për 6 muaj, rrugët e tyre u ndanë kur Nazmi Gjoni u zhvendos në Kanada, ndërsa Sokoli në Gjermani, ku u martua me Enkeledën po nga Kavaja, me të cilën u bënë prindër të dy fëmijëve. Në vitin 2004 fatkeqësisht babai i tyre, Idrizi ndërroi jetë, ndërsa po në atë vit, pas 5 muajsh ata humbën edhe nënën Ikballe Gjonin, por askush nga dy vëllezërit nuk ishte prezent. 4 vite më pas në vitin 2008 Sokoli kthehet në Shqipëri, ndërsa pas një debati me të vëllanë ai largohet sërish. Sokoli u nis drejt Italisë tek e motra Vjollca Beka, në Milano ku qëndroi 1 natë. Në një gjendje të rënduar, të nesërmen ai niset sërish drejt Gjermanisë, ku më pas shkëputi çdo kontakt. Sot familjarët janë në kërkim të tyre dhe në kërkim të një të vërtete. Çfarë ndodhi me fatin e vëllezërve Gjoni?
Burrë e grua ia ‘mbathin’/ Familja e frikësuar: Na njoftuan të mos i kërkonim (8 nëntor 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
