Tavë me perime dhe kabanos special nga zonja Albana

9 Nëntor 2023, 12:55

Tavë me perime dhe kabanos special

Përbërësit:

  • 3 patate
  • 1 qepë
  • 100 gr bishtaja
  • 4-5 boçe lulelakër
  • 1 patëllxhan
  • 2 speca me ngjyrë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Salcë domate
  • Kabanos special i thatë FIX
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Majdanoz

Përgatitja:

Presim perimet në kubikë mesatarë dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë sallamin e thatë kabanos të prerë në rondele. Pasi perimet kaurdisen mirë shtojmë pak salcë domate të holluar me ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.