Çaj me fruta dhe erëza aromatike nga zonja Albana

23 Tetor 2023, 11:43

Çaj me fruta dhe erëza aromatike

Përbërësit:

  • 6 kupa ujë
  • 1 mollë
  • 1 portokall
  • 3-4 kajsi të thata
  • 3 shkopinj kanelle
  • 5 star anise
  • 7-8 gozhdë karafil
  • 1 lç kanellë pluhur
  • Ekstrakt vanilje

Përgatitja:

Presim frutat në disqe, i shtojmë në një tenxhere ku kemi vluar ujin. Shtojmë erëzat aromatike dhe e lemë për 10 minuta. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak mjaltë.