Mbikqyrja e samitit të Berlinit nga policia e shtetit 1 604 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës u angazhuan për sigurinë e Samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë. Në emisionin 112 sjellim një përmbledhje të masave që u morën nga pikat e kalimit kufitar, rrugëkalimet e delegacioneve, ambientin ku u zhvillua ky samit, si dhe për garantimin e rendit publik, në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë territorin e vendit. Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, kanë bashkëpunuar edhe me ekspertë të sigurisë të vendeve të BE-së, me qëllim zbatimin e standardeve më të larta të sigurisë, gjatë zhvillimit të aktiviteteve të këtyre përmasave.
Nga masat për mbarëvajtjen e samitit të Berlinit në shmangien e përplasjeve të tifozëve të Kuq e Blu (22 Tetor 2023)
No videos found.