-
VIDEO
Ikën me tjetrën, lë grua me 5 fëmijë/E bija:Më nënën zihej, sdua ta besoj… (21 shtator 2023)
I humbur prej 12 vitesh, familja Myftari është në kërkim të Bashkim Myftarit, 59-vjeçarit Dibran. Pas një zënke me bashkëshorten Fatbardha Myftari, verën e vitit 2011, kryefamiljari del nga shtëpia në zonën e Institutit në Tiranë duke humbur më pas çdo gjurmë. Edhe pas shumë tentativave të fëmijëve për ta ndaluar babain e tyre, ky i fundit mblodhi rrobat e tij dhe u largua duke mos e kthyer më kokën pas. Bashkimi dhe Fatbardha janë prindër të 5 fëmijëve, ndërsa shpesh në familje kishte konflikte për shkak se kryefamiljari ishte përdorues i alkoolit. Familjarët gjithashtu kanë bërë edhe një denoncim në polici për zhdukjen e Bashkim Myftarit, por pa asnjë rezultat deri më tani. Pas zhdukjes së Bashkim Myftarit fatkeqësitë do të ndiqnin njëra tjetrën, kur 4 vite më parë një nga vajzat e familjes Myftari pëson një aksident, duke ecur në rrugë me bicikletë, një aksident ky që do t’i merrte jetën 29-vjeçares. Sot pas 12 vitesh, familja Myftari janë ende në kërkim të Bashkimit, fati i të cilit ka mbetur enigmë që nga momenti kur doli nga shtëpia
-
VIDEO
'Mos u angazhoni me non grata', Sula: Qëndrimi i ambasadës i saktë, por ne s’jemi mbledhur rreth Berishës! Qëllimi, një opozitë funksionale
Deputeti Dash Sula, ka komentuar në Report Tv deklaratën e ambasadës së SHBA-së e cila u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura si Berisha. Sula tha se qëndrimi i ambasadës është i saktë, por shtoi se deputetët nuk janë mbledhur rreth Berishës
-
VIDEO
Investigimi i medias britanike për kalimin ilegal të emigrantëve shqiptarë me gomone, avokati për Report Tv: Shifrat janë reduktuar por qeveria shqiptare t’i japë zgjidhje
Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani ka folur sot për investigimin e kryer nga gazetarët britanikë lidhur me kontrabandistët shqiptarë në Britaninë e Madhe
-
VIDEO
Praktikant apo besimtar? Pyetja e Censit 2023 që ka shkaktuar shqetësim tek krerët e besimeve fetare
Praktikant apo besimtar? Pyetja e cila ndodhet në pyetësorin e Censit 2023 ka shkaktuar rezerva tek drejtuesit e komuniteteve fetare të cilët thonë se kjo pyetje i ngatërron qytetarët.
-
VIDEO
Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ edhe në Britani, flet mejku: Ekstremi arrin deri në paralizë mendore! Grupmoshat 16-24 vjeç më të rrezikuara
Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri, ndërsa më Britani prej kohësh konsiderohet droga e klasit c. Ekstremi që mund të sjellë përdorimi i kësaj substance arrin deri në paralizë nervore, ndërsa ekspertët japin alarmin për grupmoshat më të rrezikuara.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Shtator 2023 – Receta / ‘Çkrepja’ e Herion Mustafaraj / Fitnes në kushtet e shtëpisë
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me oriz në furrë / Patëllxhanë të mbushur / Patate me speca dhe llukanik.
Herion Mustafaraj, djali çapkën i filmit ‘Beni ecën vetë’ në një rrëfim nostalgjie dje dhe sot... pasionet e tij të veçanta, jeta dhe familja si dhe projekti i fundit si regjisor në filmin ‘The shot- Çkrepja’. Herion Mustafaraj është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Të gjithë e njohim si Beni, pasi ka lënë gjurmë në memorien tonë si djali çamarrok në filmin e famshëm shqiptar “Beni ecën vetë”, por karriera artistike e aktorit Herion Mustafaraj është e shtrirë në kinematografinë dhe teatrin shqiptar para dhe pas viteve `90. Për Herionin ëndrra Hollivudjane u bë realitet pas shumë angazhimeve në Teatrin Amerikan si aktor në Boston, New York e Los Angeles. Edhe pse prej shumë vitesh e ndan jetën mes Amerikës dhe Tiranës, ai nuk i ka munguar skenës shqiptare me projekte të ndryshme shumë të suksesshme. "The Shot" ose "Çkrepja" është filmi i parë për Herionin si Regjisor. Ai është krenar të sjellë në ekranin e kinemasë një histori shqiptare të viteve 1900. Një histori Fotografie! Shqipëria e viteve 1900 përballë 2 koncepteve të një fjale të vetme "Çkrepja", gishti që shkrep këmbëzën e pushkës dhe ai që shkrep aparatin fotografik. I pari të merr jetën, i dyti të jep një kujtim të përjetshëm.
Të ushtrohemi me një llastik në kushte shtëpie, pavarësisht moshës dhe angazhimeve të ditës! Aktiviteti fizik, një nga shtyllat e piramidës për jetë të shëndetshme. Për disa, mbase është e pamundur të frekuentojnë një palestër, por nëse ekziston dëshira ne ju propozojmë disa ushtrime të thjeshta fizike në kushte shtëpie të cilat jo vetëm do t’ju dobësojnë, por dhe tonifikojnë trupin. Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara, të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Instruktorja Erilanda Bakalli, psikologia Bona Mickley e apasionuar pas fitnesit së bashku me Nikin, në studion e “Rreze Dielli” demostrojnë disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për mbajtjen e trupit sa më në formë.
-
VIDEO
Zaloshnja: 0.58% e banorëve mbi 18 vjeç janë minoritarë grekë
Analisti Eduart Zaloshja i ftuar në "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv ka komentuar mbi mbarëvajtjen e Censit dhe ka deklaruar disa atë dhëna interesante.
-
VIDEO
Supertrup palestre në kushte shtëpie / Bëni këto ushtrime dhe nuk do zhgënjeheni
Të ushtrohemi me një llastik në kushte shtëpie, pavarësisht moshës dhe angazhimeve të ditës!
Aktiviteti fizik, një nga shtyllat e piramidës për jetë të shëndetshme. Për disa, mbase është e pamundur të frekuentojnë një palestër, por nëse ekziston dëshira ne ju propozojmë disa ushtrime të thjeshta fizike në kushte shtëpie të cilat jo vetëm do t’ju dobësojnë, por dhe tonifikojnë trupin.
Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara, të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Instruktorja Erilanda Bakalli, psikologia Bona Mickley e apasionuar pas fitnesit së bashku me Nikin, në studion e “Rreze Dielli” demostrojnë disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për mbajtjen e trupit sa më në formë.
-
VIDEO
‘The shot-Çkrepja’ e Herion Mustafaraj / Rrëfehet çapkëni i ‘Beni ecën vetë’ pasionet dhe familja…
Herion Mustafaraj, djali çapkën i filmit ‘Beni ecën vetë’ në një rrëfim nostalgjie dje dhe sot... pasionet e tij të veçanta, jeta dhe familja si dhe projekti i fundit si regjisor me filmin ‘The shot- Çkrepja’.
Herion Mustafaraj është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Të gjithë e njohim si Beni, pasi ka lënë gjurmë në memorien tonë si djali çamarrok në filmin e famshëm shqiptar “Beni ecën vetë”, por karriera artistike e aktorit Herion Mustafaraj është e shtrirë në kinematografinë dhe teatrin shqiptar para dhe pas viteve `90. Për Herionin ëndrra Hollivudjane u bë realitet pas shumë angazhimeve në Teatrin Amerikan si aktor në Boston, New York e Los Angeles. Edhe pse prej shumë vitesh e ndan jetën mes Amerikës dhe Tiranës, ai nuk i ka munguar skenës shqiptare me projekte të ndryshme shumë të suksesshme.
"The Shot" ose "Çkrepja" është filmi i parë për Herionin si Regjisor. Ai është krenar të sjellë në ekranin e kinemasë një histori shqiptare të viteve 1900. Një histori Fotografie! Shqipëria e viteve 1900 përballë 2 koncepteve të një fjale të vetme "Çkrepja", gishti që shkrep këmbëzën e pushkës dhe ai që shkrep aparatin fotografik. I pari të merr jetën, i dyti të jep një kujtim të përjetshëm.
-
VIDEO
Pulë me oriz në furrë nga zonja Albana
Pulë me oriz në furrë
Përbërësit:
- 1 pulë
- 1 kg oriz
- 1 qepë
- 2-3 lgj gjalpë
- 1 tufë koper
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pulën e pastruar e vendosim të ziejë në ujë të bollshëm. Ndërkohë qepën e grirë imët e kaurdisim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë orizin dhe e skuqim pak. Kur pula të jetë gati, e presim në copa ose e lëmë të plotë. Në një tavë të madhe hedhim orizin, lëngun e pulës (rreth 2 litra), kripë, piper. Vendosim pulën, sipas dëshirës mund të shtojmë pak koper të grirë dhe e pjekim në maksimumin e temperaturës.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur / Imam Bajalldi nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- 500 gr mish i grirë
- 2 qepë
- 1 karrotë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 3 domate
- 2 lgj salcë domate
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Piper i kuq
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët dhe i vendosim në ujë me kripë. Ndërkohë kaurdisim mishin e grirë derisa të kokrrizohet, shtojmë qepët, karrotat në kubikë, pjesët e brendshme të patëllxhanëve dhe gradualisht domatet dhe specat. Më pas shtojmë bimët aromatike, erëzat dhe salcën e domates. Me këtë masë bëjmë mbushjen e patëllxhanëve dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.
-
VIDEO
Patate me speca dhe llukanik nga zonja Albana
Patate me speca dhe llukanik
Përbërësit:
- 3 patate
- 2 speca
- 2 lgj gjalpë
- Llukanik FIX
- Kripë, piper i zi
- Hudhër
- Turmerik
- Spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Presim në kubikë patatet dhe i vendosim të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Në një tigan kaurdisim llukanikun e prerë në feta, shtojmë specat e prerë në rripa, hudhrën, erëzat dhe në fund patatet. E lëmë gatimin me kapak të mbyllur për rreth 10 minuta.