-
VIDEO
Pispili me presh nga zonja Albana
Pispili me presh
Përbërësit:
- 3 presh
- 500 gr miell misri
- 350 ml ujë i ngrohtë
- 1 lç sodë
- 2 fç kos
- 3 kokrra vezë
- 1 tufë majdanoz
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi grijmë imët pjesën e bardhë të preshit e kaurdisim me vaj ulliri. E lëmë derisa të ulë vëllimin, e spërkasim me kripë dhe piper dhe e lemë që të zbutet. Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë. E punojmë mirë derisa të krijohet një brumë i lidhur, të cilin e shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj. Mbi të vendosim preshin e kaurdisur spërkatur me majdanoz të grirë. Rrahim vezët së bashku me kosin dhe e shtojmë në tavë mbi preshin. Bëjmë një spërkatje të lehtë të sipërfaqes me miell misri dhe e vendosim pispilinë të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 20 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga shkelet protokolli, vendi "pa drejtues" tre krerët e shtetit jashtë Shqipërisë te demonët që zgjoi rasti Beleri e deri tek merr zgjidhje ankesa e qytetarëve për gjobat.
-
VIDEO
Sherri në PD për kreun e grupit dhe Zgjedhoren (19 shtator 2023)
Deputetët e Sali Berishës dhe ata në krah të Gazment Bardhit u mblodhën sot për herë të tretë në Kukës. Bardhi ra dakord të mbështesë kandidatin e Berishës për Kukësin, Emri Vatën. Ai tha se deputetët vendosën të heqin si kryetar të opozitës në komisionin për reformën zgjedhore Enkelejd Alibeajn dhe të vendosin Oerd Bylykbashin.
-
VIDEO
Avokati Përparim Çaça: E djathta do ndahet mes Berishës dhe Bashës, partitë e vogla s’mund të lulëzojnë në Shqipëri, nuk kanë bosht
Avokati Përparim Çaça tha se partitë e vogla në Shqipëri nuk lulëzojnë dhe një fakt kryesor që ndikon sipas tij është reforma zgjedhore. Ai u shpreh se e djathta do të jetë gjithmonë e ndarë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pavarësisht se njëri mund të ketë një pjesë shumë të vogël.
-
VIDEO
Bardhi tha se ‘hoqi’ Alibeajn nga ‘Zgjedhorja’, Idajet Beqiri: Zhurmë absurde, s’mund të dalin mbi rregulloren! Kara: Vulën e ka Basha, ai vendos
Deputetët e Sali Berishës dhe ata në krah të Gazment Bardhit u mblodhën sot për herë të tretë në Kukë. Bardhi ra dakord të mbështesë kandidatin e Berishës për Kukësin, Emri Vatën. Ai tha se deputetët vendosën të heqin si kryetar të opozitës në komisionin për reformën zgjedhore Enkelejd Alibeajn dhe të vendosin Oerd Byykbashin
-
VIDEO
Si i liroi James Baker 11 të burgosurit e fundit të regjimit (19 shtator 2023)
Ditët e fundit të regjimit komunist, po përjetoheshin me një gëzim të fshehtë, sidomos mes të burgosurve politikë dhe të familjeve të tyre, të cilët prisnin me padurim lirinë. Në arkivin qëndror të shtetit ruhen dhjetra dosje me listat e të burgosurve politikë që miratoheshin për tu liruar nga presidiumi i Kuvendit Popullor. Këto vendime merreshin, muaj pas muaji, gjatë gjithë vitit 1990 dhe në pjesën e parë të vitit 1991. Presionin e madh dhe i vazhduar, i perëndimit, e kishte detyruar kupolën drejtuese komuniste, që të niste pak nga pak ndryshimin e butë të sistemit së bashku me një varg reformash social politike. Dokumentet tregojnë se presioni për të liruar të burgosurit politik kishte qenë i madh që në fillim të vitit 1990. Në burgje, të dënuarit e ndërgjegjes, ishin dëshmitarë të lirimeve të herë pashershme të abshkëvuajtësve të tyre, dhe seicili priste ti vinte rradha. E dinin se liria i priste matanë portës. Ishte çështje ditësh....
-
VIDEO
Avokatët e huaj në Tiranë për lirimin e Belerit, Juristi Jordan Daci: Show mediatik! Nëse Rama ndërhyn siç i kërkojnë bën vepër penale
Avokati Jordan Daci i ftuar në "Studio Live" në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha prania e avokatëve të huaj në Tiranë për të mbrojtur Fredi Belerin ishte më shumë për show. Nëse kryeministri Edi Rama ndërhyn siç i kërkon pala greke, sipas tij do të bënte vepër të rëndë penale.
-
VIDEO
Tre vjet burg për parakalim të gabuar? Ekspertët kundër: Duhet ndërgjegjësim! Rrisni gjobën, bëjeni 500 mijë lekë
Report Tv ka siguruar një pjesë të draftit ku parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg për parakalim të gabuar. Po a e mbështesin ekspertët këtë masë drastike. Në një intervistë për emisionin "Studio Live" japin argumentet kundër. Hoxha: Parandalojeni me gjoba të rënda, por në asnjë mënyrë burg
-
VIDEO
Mediu: Debatet mes Bardhit dhe Berishës, të papranueshme, por kanë më pak vlerë se bashkimi! Me rëndësi, komunikimi i ndershëm me ndërkombëtarët
Fatmir Mediu thotë se bashkimi i Sali Berishës me Gazment Bardhin me qëllim unifikimin opozitar është më i rëndësishëm se raporti personal që ata kanë pasur. Sipas Mediut tryezws duhej t'i bashkohej edhe Basha
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Shtator 2023 – Receta të shpejta/ Seksi pas moshës 60-vjeçare / Trondit ufologu
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka tigani me mbushje sipas shijes / Gjellë me presh dhe makarona / Reçel kumbulle në tepsi.
Seksi pas moshës 60-vjeçare dhe ‘paradokset’ në pleqëri. A ka moshë për marrëdhënie seksuale dhe pse kjo temë është ende tabu në Shqipëri, kur në botë 40% e moshave 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive? Sipas studimeve të fundit, rezulton se seksi është ende i rëndësishëm edhe kur jeni mbi 60 vjeç, gjë që më parë, hamendësohej se ishte e rëndësishme vetëm për të rinjtë…Statistikat nga Institutet shkencore në botë kanë zbuluar se 40% e njerëzve të moshës 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive dhe se 84% e meshkujve dhe 69% e grave të kësaj moshe besojnë se seksi është i rëndësishëm për një marrëdhënie, duke shtuar se kënaqësia seksuale dhe interesi ndryshojnë ndërmjet gjinive, pasi rritet mosha… Një tjetër studim tregon se jeta seksuale arrin kulmin në moshën 60-vjeçare, pasi ata janë me përvojë, e dinë se çfarë duan dhe janë të lirë të eksplorojnë dimensionet e seksualitetit të tyre. Po në Shqipëri a vazhdon të jetë ende tabu të flasësh për seksin pas njëfarë moshe? Diskutojmë në studion e ‘Rreze Dielli’ me gazetaren dhe aktivisten Zhaklin Lekatari dhe në një lidhje skype me kuratoren e imazhit Linda Kalemi.
Zbulimi tronditës i dy trupave të alienëve, publikuar ditë më parë në mediat botërore po shokon botën. A janë këto, prova të supozuara të jetës aliene? Çfarë thotë ufologu ynë Jofiel Koço? Pak ditë më parë, trupat e dy qenieve të supozuara ‘jo-njerëzore’ u prezantuan në një seance dëgjimore gjatë një Kongresi në Mexico City, një zbulim që ka shkaktuar kuriozitet por dhe tronditje njëkohësisht. Gazetari dhe studiuesi meksikan, Jaime Maussan, i specializuar në studimin e jetës së mundshme jashtëtokësore, mahniti anëtarët e Dhomës së Deputetëve, gjatë një seance kushtuar fenomenit të UFO-ve, duke paraqitur trupat e mumifikuar të dy qenieve të supozuara jonjerëzore. Mbetjet e fosilizuara të individëve jashtëtokësorë datojnë 1000 vjet më parë. Sipas studiuesit, këto trupa, sipas testeve do të paraqesin një trashëgimi gjenetike që është të paktën 30% e ndryshme nga ajo e njerëzve, dhe natyra e jashtëzakonshme e fenomenit është se kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë.
-
VIDEO
Zvarritja e seancave, Braho: S’janë avokatët problemi, por mungesa e gjyqtarëve! Petraj: Qortimin gjyqësor e bën Dhoma e Avokatisë
Një ndër problemet kryesore të drejtësisë shqiptare mbetet zvarritja e seancave gjyqësore, Kodi i ri Penal, sjell një serë ndryshimesh dhe pritet të prekë pikërisht avokatët, Gjyqtarët dhe prokurorët, duke e parashikuar si krim penal mosparaqitjen në gjyq pa shkaqe të përligjura.
-
VIDEO
Tollumbace me oksid azoti, Britania nismë ligjore për ta ndaluar! Flet Avokati: Do klasifikohet si drogë! Deri në 14 vite burg kush e tregton
Tollumbacet me oksid azoti të cilat po përdoren masivisht në Britaninë e Madhe nga adoleshentë dhe të rinj të moshës 16 – 24 vjeç janë kthyer në problem shqetësues social prandaj autoritetet kanë ndërmarrë nisma ligjore.