• VIDEO

    FNSH-ja mëson taktikat Gjermane të arrestimeve brenda turmës (17 shtator 2023)

    Mbarëvajtja e protestave apo e turmave në ambiente publike është një prej detyrave të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Policia federale gjermane ka vendosur t’u tregojë disa taktika të reja nëpërmjet demonstrimit konkret kur FNSH-ja gjendet përballë protestuesve. Taktika 1 Përdorimi i mjeteve për të orientuar lëvizjen e protestuesve Duke i përdorur mjetet për devijime të tilla në segmente rrugore apo kryqëzime mund të kursehen trupat e policisë për t’i përdorur për qëllime të tjera. Taktika 2 Hyrja midis turmës dhe arrestimi pa përshkallëzuar situatën Gjermanët tregojnë se më parë kanë pasur vështirësi për mënyrën se si mund të hynin midis turmës së njerëzve dhe të arrestonin pa e përshkallëzuar situatën dhe pa e bërë turmën më agresive. Sot ata kanë krijuar një sistem të cilin ua mësojnë edhe FNSH-së.

  • VIDEO

    Duhani si ekonomi e familjeve në Dumre (17 shtator 2023)

    Pasqyra gjigande e liqenit të Belshit, perlës turistike në Dumre, na sjell në fshatin Rrasë. Aty ku dhjetra familje kultivojnë bimën e duhanit, si një bimë që është mbjellë prej qindra vjetësh në zonë. Personazh I reportazhit është bujku Hekuran Hidri I cili ka mbjellë 4 dynym me duhan dhe, pas vjeljes tani në vjeshtë, mer të ardhura të konsiderueshme për ekonominë e familjes. Mungesa e mbështetjes nga ana e shtetit dhe cfarë kërkojnë fermerët prej tij. Ndiqni reportazhin “Duhani si ekonomi e familjeve në Dumre” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Klinika 24- Si paraqitet situata aktuale e Covid 19 dhe virozat e stinës

     

    Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    Klinika 24- Vaksina e Covid 19 dhe vaksina e gripit të stinës, çpritet me ardhjen e stinës së ftohtë

     

    Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 16 shtator 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga SPAK afrohet te Berisha te ministri grek takon Fredi Belerin në qeli e deri tek lista me emrat që kanë gati tapinë për pronën.

  • VIDEO

    Verë plot me turistë, a do vijnë sërish? (15 shtator 2023)

    Këtë vit Shqipëria ka pasur një ‘bum turistik’ me turistë të huaj nga e gjithë bota. Zëvendësministrja e Turizmit Vilma Bello e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv tha se në 8 muaj, Shqipëria është vizituar nga 7.2 mln turistë. Një rol të madh ka pasur edhe promovimi i Shqipërisë në mediat ndërkombëtare, apo edhe përshtypjet e turistëve të huaj që më pas sjellin edhe miqtë për të vizituar vendin tonë.

  • VIDEO

    Ndodh e papritura, gazetari ndalohet në rrugë, foto dhe intervistë me ‘Dritëhije’ (15 shtator 2023)

    Brian Hoxha i njohur ndryshe në rrjete sociale me emrin ‘Dritëhije’ në një intervistë ndryshe në emisionin N’kohë

  • VIDEO

    Historia e pazakontë/Djali refuzon nënën për të jetuar në jetimore (15 shtator 2023)

    Historia që do të sjellim këtë pasdite është një tjetër dramë njerzore, e cila këtë herë ka sprovuar familjen Mehmeti nga Tirana.Pas ndarjes nga bashkëshorti e vetme me 5 fëmijët e mitur, Liljana Mehmeti vendosi të emigrojë drejt shtetit grek për një jetë më të mirë... pa e ditur se atje do të humbte edhe një pjesë të shpirtit. Liljana me dy djemtë asokohe 9 dhe 2 vjeç dhe me 3 vajzat dy nga të cilat binjake, 7 dhe 4 vjeçe u vendosën në qytetin e Athinës. Ato kalonin netët jashtë nëpër lulishte, ndërsa kërkonin lëmoshë për të mbijetuar... Si të mos mjaftonte kjo, djali i madh i familjes Gëzim Ymeri asokohe nisi të shoqërohej me disa persona që ishin përdorues droge. Pas shumë tentativave të nënës për të larguar të birin 9-vjeçar nga këto persona, ai largohet nga shtëpia ndërsa për dy javë nuk u bë i gjallë... Dy javë të cilat për nënën dhe 4 fëmijët e tjerë do të ishin momente tmerri, ndërsa jetonin mes skamjes dhe zemrës së ngrirë për Gëzimin. Pasi kaluan dy javë, 9-vjeçari kthehet në shtëpi ndërsa e në gjaknxehtësi e sipër nëna e tij e qëllon me shuplakë. Menjëherë ai paraqitet në komisariatin e policisë, ku denoncon nënën e tij për dhunë, ndërsa më pas përfundon në jetimore. E frikësuar, nëna Liljana bashkë me 4 fëmijët e tjerë kthehet në atdhe ndërsa lë pas të birin, Gëzimin. Pas pak muajsh me ndihmën e vëllait të saj, Liljana arrin të lidhet sërish me të birin Gëzimin me të cilin komunikonte me anë të telefonit. Kontaktet i rujtën për disa vite, ndërsa edhe pas shumë tentativave të dajës së Gëzimit për ta marrë këtë të fundit, institucioni nuk e lejoi... Ishte viti 2008, kur Liljana flet në telefon me djalin e saj, Gëzimin asokohe 16 vjeç, ndërsa pas kësaj telefonate ajo nuk do të mund t’ia dëgjonte më zërin.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Shtator 2023 – Receta/ ‘Tragjedia e heshtur’që po prek fëmijët / 'Klinika' 24 në Report Tv

    Zonja Albana solli katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Burani me oriz, spinaq dhe qepë të njoma / Piroshki të mbushura me kima /Omletë me suxhuk / Hallvë me qumësht.  

    ‘Tragjedia e heshtur’ që po godet fëmijët e sotëm: mjete dixhitale e prindër që hutohen pas pajisjeve elektronike. Si do t’ia dalim? “Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë para se një brez i tërë të trajtohet me ilaçe…Kështu e fillon artikullin një psikoterapiste kanadeze e specializuar në terapi profesionale, e cila punon me fëmijë, prindër dhe mësues…Një tragjedi e heshtur po ndodh në shtëpitë tona dhe kjo ka të bëjë me “pasurinë” më të shtrenjtë që kemi: Fëmijët tanë. Ata janë në një gjendje emocionale shkatërruese!” shprehet ajo…Siç thuhet në artikullin e lexuar nga 10 milion njerëz, lidhur me rritjen e vazhdueshme të çrregullimeve psikologjike tek fëmijët, statistikat jane alarmante, kanë arritur pothuajse nivele epidemike…Sipas studimeve 1 ndër 5 fëmijë ka probleme të shëndetit mendor, mes adoleshentëve është rritur ankthi dhe depresioni… Sot, fëmijët janë të privuar nga fëmijëria e shëndetshme. Ata kanë kufijtë emocional me prindërit, dietë të paekuilibruar dhe numër të pakët të orëve të gjumit, lojërat krijuese mungojnë, ndërveprimet sociale gjithashtu. Por si mund të zgjidhet kjo situatë? Me këtë pyetje sfiduese flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Orjola Pampuri dhe avokaten Mirela Jorgo, të dyja prindër të fëmijëve adoleshentë.

    "Klinika 24", emisioni i shëndetit nis nesër ne ekranin e Report Tv, çdo të shtunë ora 20.00 me Doreada Mio. Risitë dhe fokusi i një rrugëtimi dedikuar shëndetit të njerëzve... E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ishte moderatorja e emisionit më të ri në Report TV, Doreada Mio, e cila nga kjo e shtunë në orën 20:00 nis emisionin e saj “Klinika 24”. Pas një karriere 20 vjeçare si gazetare dhe 13 vite nën drejtimin e emisionit “Klinika 24”, moderatoren e njohur e gjejmë në televizionin më të mirë informativ Report Tv, ku çdo të shtunë në mbrëmje do të vazhdojë një nga emisionet më të kërkuara nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. ”Emisioni do të jetë një klinikë 24 orë e hapur për të gjitha problematikat shëndetësore të njerëzve, duke patur në panel ekspertët më të mirë të fushave të ndryshme, që kanë të bëjnë me atë që ne e quajmë pasurinë tonë, shëndetin” shprehet Doreada.

  • VIDEO

    U kap me 4 mina me telekomandë në makinë, Gjykata e Vlorës lë në burg 51-vjeçari nga Lezha

    Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Petrit Ndojin, lezhjanin që u kap në flagrancë me 4 mina me telekomandë. Ai nuk ka pranuar akuzën, duke u shfajësuar se ka rënë në kurth, por gjyqtarja Lirza Sinollari caktoi ndaj tij masën arrest me burg, bazuar në kërkesën e prokurorit Anton Pali. 

  • VIDEO

    ‘Tragjedia e heshtur’ që po godet fëmijët, letra që çdo prind duhet ta lexojë

    ‘Tragjedia e heshtur’ që po godet fëmijët e sotëm: mjete dixhitale e prindër që hutohen pas pajisjeve elektronike. Si do t’ia dalim?

    “Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë para se një brez i tërë të trajtohet me ilaçe…Kështu e fillon artikullin një psikoterapiste kanadeze e specializuar në terapi profesionale, e cila punon me fëmijë, prindër dhe mësues…Një tragjedi e heshtur po ndodh në shtëpitë tona dhe kjo ka të bëjë me “pasurinë” më të shtrenjtë që kemi: Fëmijët tanë. Ata janë në një gjendje emocionale shkatërruese!” shprehet ajo…Siç thuhet në artikullin e lexuar nga 10 milion njerëz, lidhur me rritjen e vazhdueshme të çrregullimeve psikologjike tek fëmijët, statistikat jane alarmante, kanë arritur pothuajse nivele epidemike…Sipas studimeve 1 ndër 5 fëmijë ka probleme të shëndetit mendor, mes adoleshentëve është rritur ankthi dhe depresioni… Sot, fëmijët janë të privuar nga fëmijëria e shëndetshme. Ata kanë  kufijtë emocional me prindërit, dietë të paekuilibruar dhe numër të pakët të orëve të gjumit, lojërat krijuese mungojnë, ndërveprimet sociale gjithashtu.

    Por si mund të zgjidhet kjo situatë? Me këtë pyetje sfiduese flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Orjola Pampuri dhe avokaten Mirela Jorgo, të dyja prindër të fëmijëve adoleshentë.

  • VIDEO

    ‘Klinika 24’ nis rrugëtimin në Report Tv, Doreada Mio rrëfen risitë e emisionit dedikuar shëndetit

    ‘Klinika 24’, emisioni i shëndetit nis nesër ne ekranin e Report Tv me Doreada Mio. Risitë dhe fokusi i një rrugëtimi dedikuar shëndetit të njerëzve…

    E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ishte moderatorja e emisionit më të ri në Report TV, Doreada Mio, e cila nga kjo e shtunë në orën 20:00 nis emisionin e saj “Klinika 24”. Pas një karriere 20 vjeçare si gazetare dhe 13 vite nën drejtimin e emisionit “Klinika 24”, moderatoren e njohur e gjejmë në televizionin më të mirë informativ Report Tv, ku çdo të shtunë në mbrëmje do të vazhdojë një nga emisionet më të kërkuara nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. ”Emisioni do të jetë një klinikë 24 orë e hapur për të gjitha problematikat shëndetësore të njerëzve, duke patur në panel ekspertët më të mirë të fushave të ndryshme, që kanë të bëjnë me atë që ne e quajmë pasurinë tonë, shëndetin” shprehet Doreada.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv