• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 21 shtator 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga nis nga 1 tetori indeksimi i pensioneve për 767 mijë personave te Rama "përplaset" në OKB me delegacionin rus e deri tek hileja me censusin.

  • VIDEO

    Rama përplaset me Rusinë për Ukrainën (20 shtator 2023)

     

    Nisi me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së në New York ku morën pjesë krerët e 50 shteteve, mes tyre edhe Zelensky. Ishte përfaqësuesi i Federatës Ruse, ai që u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke e akuzuar Këshillin e Sigurisë për mbajtjen e standardeve të dyfishta. Rusia kërkoi që Zelensky ta marrë fjalën, sipas rregullores, pas fjalës së vendeve anëtare. Megjithatë, Rama nga ana tjetër i bëri të ditur përfaqësuesit të Rusisë se është pikërisht Moska ajo që me nisjen e luftës, i ka dhënë Ukrainës rëndësinë që ka sot në sferën ndërkombëtare.

  • VIDEO

    Shqipëria drejton KS në OKB, deputeti Deliu: Krenar, Rama tregoi kush është viktima dhe agresori! Krashi: Jemi kthyer kontributor të paqes

    Deputeti i PS Denis Deliu tha se të gjithë duhet të jemi krenarë për drejtimin që Rama i bëri mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së. Sipas tij tregoi se kush është agresori e kush viktima. Për deputetin Lavdrim Krashi Shqipëria tregoi se është kthyer në kontributore të paqes

  • VIDEO

    Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Hoxha: I lumtur që mbledhja e Këshillit të Sigurimit e arriti qëllimin! Rama e drejtoi me përgjegjshmëri, nuk lëshoi pe ndaj Rusisë

    Ambasadori i Shqipërisë në OKB Ferit Hoxha në një lidhje në emisionin “Repolitix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga tha kryeministri Rama e drejtoi takimin në Këshillin e Sigurimit në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa vlerësoi faktin që nuk lëshoi pe ndaj përfaqësuesve rusë.

  • VIDEO

    Merr paratë dhe zhduket/Shoku i zbulon gjurmët, i vëllai shokohet:Nuk e besova, ishte… (20 shtator 2023)

    Takohet për herë të fundit me një bashkëfshatarin e tij në një stacion treni në Firenze të Italisë, zhduket 39-vjeccari Albert Xheleshi. Me një familje të shëndoshë, babai i dy fëmijëve kishte përfunduar rrugëve, duke bërë një jetë jo të mirë. Ishte ende një adoleshent kur provoi emigrimin për herë të parë, ndërsa u vendos në Napoli të Italisë, ku nisi të jetojë bashkë me të vëllanë Hamzain. 16-vjeccari u pajis me leje qëndrimi, ndërsa kontaktet i mbante të rregullta me familjarët e tij. 10 vite më pas Alberti vendos të martohet ku u bë baba i një djali (Samueli). Dy vite më pas, në 2012 ai kthehet në atdhe bashkë me gruan dhe djalin e tyre ku pas 3 vitesh u bënë baba edhe i një djali tjetër. Pak para se të shkëpuste kontaktet, Alberti nisi të shfaqte sjellje të dyshimta në familje. Ai i kishte kërkuar disa para borxh një bashkëfshatari të tij, gjithashtu edhe të motrës, ku kjo e fundit i kishte dhënë afro 1mije euro. Më pas në tetor të 2016 niset sërish drejt Italisë. Ishte fundi i dhjetorit, kur për herë të fundit Alberti flet me familjarët e tij ndërsa më pas telefoni rezultoi i fikur. Po në atë muaj, ai takohet me një mikun e tij, Muis Koxha, me të cilin konsumon një kafe. Sipas këtij të fundit gjendja e Albertit ishte mjaft e rënduar dhe ai nuk i kishte dhënë detaj ku banonte dhe ku punonte. Edhe pse rezultonte aktiv nëpër rrjete sociale dhe në telefonin e tij biente zilja, në anën tjetër askush nuk përgjigjej... Me të bërë denoncimin në policinë italiane i vëllai Hamzai mëson se ne shkurt të vitit 2017 afro një muaj nga humbja e tij, Alberti me një grup prej 5 personash ka kryer 3 ditë burg në Firence, ndërsa është liruar më datë 5 shkurt. Sipas të vëllait, i cili nuk ka reshtur kurrë së kërkuari Albertin, telefonit të këtij të fundit i shkonte zilja deri në prill të 2017, ndërsa më pas rezultoi i fikur. Mister mbetet fati i 39-vjeccarit dibran, ndërsa 6 vite pas familjaret janë ende në kërkim të tij.

  • VIDEO

    ‘Më zhvishte dhe më rrihte’/Përballja mes ish-partnerëve, lënë në rrugë djalin e sëmurë (19 shtator 2023)

    Me një djalë të sëmurë, i cili e dhunon dhe me një tjetër të cilin prej 13 vitesh, nuk ia dëgjon zërin dhe as se sheh, një 55-vjeçare nga qyteti bregdetar i Vlorës ka vendosur të rrëfejë historinë e jetës së saj këtë pasdite në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’.Kjo nënë kujdeset e vetme për djalin e saj sot 18 vjeç, që ka probleme me shendetin. Djali i dytë, me të cilin jeton kur ishte vetëm 2 vjeç, pësoi një aksident të rëndë ku u përplas nga një autobuz, ngjarje kjo që do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë. U nda me ish-bashkëshortin 13 vite më parë, ku gykata vendosi që njërin nga djemtë të qëndronte me të atin. Ajo ka 13 vite që nuk ka kontakt me djalin e madh dhe e kujton me lot momentit e vitit 2011 kur e pa për herë të fundit.Babai i 18 vjeçarit e ka braktisur atë, duke mos plotësuar asnjë detyrim financiar dhe përkujedsje atërore. Pas ndarjes, nëna e vetme u njoh me një burrë të moshuar dhe për t’i siguruar djalit të saj një jetesë me të mirë, kërkuan azil në Francë. Fatëkeqësisht azili nuk u pranua nga shteti francez, ndaj u rikthyen sërish në atdhe, pa e ditur se cfarë iu kishte rezervuar jeta. Pas disa kohësh qëndrim në Shqipëri, bashkëjetuesi i saj ndërroi jetë duke e lënë sërisht të vetme me djalin e saj në mes të katër rrugëve. 18-vjeçari është në klasë të 9-të, pasi është rregjistruar në shkollë me vonesë. 5 - vjeçarja mundohet me aq mundësi ekonomike që djali të marr mjekimin e duhur, mirëpo ai nuk pranon, ndaj kjo e ka bërë mjaft agresiv, sa ka ndodhur që edhe të ushtroj dhunë ndaj të vetmit person që kujdeset për të.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Shtator 2023 – Receta tradite/ ‘Burgu i shëndetit’, rrëfehet nutricionisti Altin Joka

    Zonja Albana solli plot katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili tradicionale me miell misri dhe presh / Supë me fidhe dhe vezë të vluara / Çomlek me groshka / Sallatë e stinës.

    I ftuar në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti i njohur Altin Joka në një rrëfim mbi jetën në Suedi, familjen gruan dhe 3 vajzat si dhe pasionin e tij për nutricionin, por jo vetëm…. Gjatë bisedës Joka rrëfen mbi sëmundjen që i rrezikoi jetën dhe rrugët që ndoqi për t'u trajtuar… Nisur nga eksperienca e tij personale, sjell librin "Burgu i Shëndetit", një guidë udhërrëfyese e të jetuarit shëndetshëm dhe larg sëmundjeve. Një libër që ofron këshilla mbi mënyrën e të ushqyerit, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve…. për të dalë nga burgu i sëmundjeve…gjithashtu në ndihmë dhe qindra receta gatimi të shëndetshme! Por, në studion tonë nuk mund të lë pa përmendur dhe ‘çelësin e suksesit’ për një jetë të shëndetshme. Cilat janë sipas tij 5 ushqimet më të shëndetshme dhe ato më pak të shëndetshme… Në fund të bisedës teksa foli për ‘pikën e tij të dobët’ mamanë, për përkujdesjen dhe dashurinë e pafund, zonja Naire, e cila edhe pse e emocionuar vendosi të surprizonte të birin në studion e “Rreze Dielli”.

  • VIDEO

    Alarmi për shitjen e drogës afër shkollave, Malaj: ‘Tempulli’ hapi petët e lakrorit! Softa: Shpërndarësit veprojnë me zona influence

    Nora Malaj, pedagoge dhe ish zv/ ministre e Arsimit përgëzon operacionin e policisë të koduar “Tempulli” ndërsa vë në dukje se shoqërisë iu vu përpara syve kjo problematikë shqetësuese.

     
  • VIDEO

    Për herë të parë prezanton familjen /Nutricionisti Altin Joka një rrëfim për jetën dhe 'Burgun e Shëndetit'

    I ftuar në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti i njohur Altin Joka në një rrëfim mbi jetën në Suedi, familjen gruan dhe 3 vajzat si dhe pasionin e tij për nutricionin, por jo vetëm…. Gjatë bisedës Joka rrëfen mbi sëmundjen që i rrezikoi jetën dhe rrugët që ndoqi për t'u trajtuar… Nisur nga eksperienca e tij personale, sjell librin "Burgu i Shëndetit", një guidë udhërrëfyese e të jetuarit shëndetshëm dhe larg sëmundjeve. Një libër që ofron këshilla mbi mënyrën e të ushqyerit, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve…. për të dalë nga burgu i sëmundjeve…gjithashtu në ndihmë dhe qindra receta gatimi të shëndetshme!

    Por në studion tonë nuk mund të lë pa përmenduar dhe ‘çelësin e suksesit’ për një jetë të shëndetshme. Cilat janë sipas tij 5 ushqimet më të shëndetshme dhe ato më pak të shëndetshme… Në fund të bisedës teksa foli për ‘pikën e tij të dobët’ mamanë, për përkujdesjen dhe dashurinë e pafund, zonja Naire, e cila edhe pse e emocionuar vendosi të surprizonte të birin në studion e “Rreze Dielli”.  

  • VIDEO

    Supë me fidhe dhe vezë të vluara nga zonja Albana

    Supë me fidhe dhe vezë të vluara

    Përbërësit:

    • 2 lgj fidhe
    • 1 lgj gjalpë
    • 1.5 litër ujë
    • 2 koncentrat pule
    • Disa pika uthull
    • 4 vezë të freskëta
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim fidhet me gjalpë, shtojmë ujin e vluar, më pas shtojmë koncentratin dhe e lemë supën të vlojë për 5 minuta. Rregullojmë shijen duke shtuar disa pika uthull dhe vezët të cilat i shtojmë me lugë një nga një.

  • VIDEO

    Çomlek me groshka nga zonja Albana

    Çomlek me groshka

    Përbërësit:

    • 300 gr groshka
    • 3 patate
    • 1 qepë
    • 2 karrota
    • 3 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Presim perimet në kubikë pasi i kemi larë. Ziejmë groshkat e njoma për 10 minuta. Ulim nxehtësinë e sobës dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta të tjera. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën me pak kripë, më pas shtojmë karrotën dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë paralelisht patatet e prera në kubikë i kemi vendosur të ziejnë në ujë me pak kripë. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tenxhere që të lidhen dhe në fund rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike.

  • VIDEO

    Sallatë e stinës me një marinim unik nga zonja Albana

    Sallatë e stinës

    Përbërësit:

    • 250 gr groshka
    • 2 speca të kuq
    • 3 qepë të njoma
    • 3 kastravec turshi
    • 1 limon
    • 1 ls soja
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Vendosim groshkat të ziejnë dhe më pas i kullojmë. I vendosim në një tas ku shtojmë perimet e prera në kubikë, erëzat dhe salcën marinuese me vaj ulliri, lëng limoni dhe pak soja. Në fund e spërkasim sallatën me majdanoz të freskët. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv