• VIDEO

    Youtube vlerëson “Rreze Dielli” me Pllakën e Argjendtë

    Emisioni i mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, është vlerësuar nga Youtube me Pllakën e Argjendtë, pasi ka kaluar numrin e ndjekësve TË REGJISTRUAR në mbi 100.000 mijë persona. Ky vlerësim është fryt i një pune të madhe nga stafi i ‘Rreze Dielli’, që çdo mëngjes kujdeset që të rrëmbejë audiencën televizive me ekspertët më të mirë nga të gjitha fushat, temat aktuale që shqetësojnë shoqërinë, problematikat e jetës së përditshme, këndin e gatimit me receta të thjeshta dhe sigurisht histori frymëzuese.... Pllaka e argjendë është një vlerësim motivues që YouTube bën për të gjithë llogaritë që marrin një nivel audience ndjekësish BESNIK në mbi 100 mijë.

  • VIDEO

    Trondit ufologu pas zbulimit të fundit: Shoqëria ka alienë të kamufluar me poste të rëndësishme

    Zbulimi tronditës i dy trupave të alienëve, publikuar ditë më parë në mediat botërore po shokon botën. A janë këto, prova të supozuara të jetës aliene? Çfarë thotë ufologu ynë Jofiel Koço?

    Pak ditë më parë, trupat e dy qenieve të supozuara ‘jo-njerëzore’ u prezantuan në një seance dëgjimore gjatë një Kongresi në Mexico City, një zbulim që ka shkaktuar kuriozitet por dhe tronditje njëkohësisht. Gazetari dhe studiuesi meksikan, Jaime Maussan, i specializuar në studimin e jetës së mundshme jashtëtokësore, mahniti anëtarët e Dhomës së Deputetëve, gjatë një seance kushtuar  fenomenit të UFO-ve, duke paraqitur trupat e mumifikuar të dy qenieve të supozuara jonjerëzore. Mbetjet e fosilizuara të individëve jashtëtokësorë datojnë 1000 vjet më parë.  Sipas studiuesit, këto trupa, sipas testeve do të paraqesin një trashëgimi gjenetike që është të paktën 30% e ndryshme nga ajo e njerëzve, dhe natyra e jashtëzakonshme e fenomenit është se kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë.

  • VIDEO

    Seksi pas të 60-ve, Linda Kalemi: Nuk mungon dëshira, gratë kanë turp dhe...

    Seksi pas moshës 65-vjeçare dhe ‘paradokset’ në pleqëri. A ka moshë për marrëdhënie seksuale dhe pse kjo temë është ende tabu në Shqipëri, kur në botë 40% e moshave 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive?

    Aktiviteti seksual është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve personale, megjithëse ka tendencë të bjerë me kalimin e moshës. Pavarësisht hulumtimeve që tregojnë se frekuenca e aktivitetit seksual zvogëlohet me kalimin e kohës, ka shumë të moshuar që vazhdojnë të përfshijnë seksin në jetën e tyre si një pjesë të rëndësishme të rutinës. Në fakt studimet tregojnë se jeta seksuale arrin kulmin në moshën 60-vjeçare, pasi ata janë me përvojë, e dinë se çfarë duan dhe janë të lirë të eksplorojnë dimensionet e seksualitetit të tyre. Po në Shqipëri si qëndron realiteti? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me kuratoren e njohur të imazhit Linda Kalemi.

  • VIDEO

    Seksi pas moshës 65-vjeçare, Zhaklin Lekatari: Të moshuarit bëjnë më shumë seks se të rinjtë

    Sipas studimeve të fundit, rezulton se seksi është ende i rëndësishëm edhe kur jeni mbi 60 vjeç, gjë që më parë, hamendësohej se ishte e rëndësishme vetëm për të rinjtë…Statistikat nga Institutet shkencore në botë kanë zbuluar se 40% e njerëzve të moshës 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive dhe se 84% e meshkujve dhe 69% e grave të kësaj moshe besojnë se seksi është i rëndësishëm për një marrëdhënie, duke shtuar se kënaqësia seksuale dhe interesi ndryshojnë ndërmjet gjinive, pasi rritet mosha… Një tjetër studim tregon se jeta seksuale arrin kulmin në moshën 60-vjeçare, pasi ata janë me përvojë, e dinë se çfarë duan dhe janë të lirë të eksplorojnë dimensionet e seksualitetit të tyre.

    Po në Shqipëri a vazhdon të jetë ende tabu të flasësh për seksin pas njëfarë moshe? Diskutojmë në studion e ‘Rreze Dielli’ me gazetaren dhe aktivisten Zhaklin Lekatari.

  • VIDEO

    Gjyqi për ekstradimin e Dritan Goxhajt, protestë para gjykatës! Me pankarta dhe bluzë të UÇK-së

    Në gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së. Para gjykatës mbështetës të tij kanë protestuar dhe e kanë quajtur të padrejtë arrestimin e tij

  • VIDEO

    Byreçka tigani me mbushje sipas shijes nga zonja Albana

    Byreçka tigani me mbushje sipas shijes

    Përbërësit:

    • 700 gr miell
    • 350 ml ujë
    • 1 lgj kripë
    • Vaj për skuqje

    Mbushje me qepë dhe domate:

    • Domate
    • Qepë
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Mbushje me proshutë:

    • Proshutë FIX
    • Djathë të grirë

    Përgatitja:

    Zëmë brumin me miell, ujë dhe kripë dhe më pas e ndajmë në kuleçë. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën, më pas shtojmë domatet, kripë, piper dhe

    presim sa të mpikset pak. E lëmë të ftohet dhe ndërkohë hapim dy petë mesatarisht sa pëllëmba e dorës. Në petën e parë vendosim mbushjen me qepë dhe domate dhe sipër vendosim petën tjetër. E ngjeshim petën me okllai dhe e vendosim të skuqet në tigan. Disa byreçka të tjera i mbushim me proshutë dhe djathë të grirë.

  • VIDEO

    Gjellë me presh dhe makarona nga zonja Albana

    Gjellë me presh dhe makarona

    Përbërësit:

    • 4 presh
    • 1 qepë
    • 1 fl makarona të vogla
    • 4 lgj vaj ulliri
    • 1 lt ujë
    • Kripë, piper
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë preshin e prerë dhe vazhdojmë kaurdisjen me pak kripë. Më pas shtojmë ujin dhe sapo të vlojë shtojmë makaronat. Rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Reçel kumbulle në tepsi nga zonja Albana

    Reçel kumbulle në tepsi

    Përbërësit:

    • 2 kg kumbulla
    • 1 kg sheqer
    • 5 copëza kanelle
    • 1 limon
    • 1 gotë ujë
    • Hidersha / barbarozë

    Përgatitja:

    Në një tepsi vendosim sheqer dhe kanellë, shtrojmë kumbullat që i kemi ndarë për gjysmë. I spërkasim me lëng limoni dhe pak ujë, shtojmë hidersha ose barbarozë dhe sërish sheqer përsipër. E mbulojmë me letër guzhine për t'u pjekur në furrë në 170 gradë për 100 minuta.

  • VIDEO

    Çmimet e reja të referencës për taksën e pronës, Agalliu: Ligji me fuqi prapavepruese! Përfaqësuesi i Ndërtuesve: Antikushtetues! Çoçoli: Nevojitet kadastër digjitale

    Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, tha se rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve nuk është i drejtë. Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve, tha se ky sistem referencash është i gabuar.

  • VIDEO

    Sa shkojnë çmimet e shtëpive dhe basti i humbur me bastet (18 shtator 2023)

     

    Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, tha se rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve nuk është i drejtë. Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve, tha se ky sistem referencash është i gabuar. Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, tha se rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve nuk është i drejtë. Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve, tha se ky sistem referencash është i gabuar.

  • VIDEO

    Rikthimi i basteve, Shyti: Shteti e humbi bastin e mbylljes! Agalliu: Përfitoi vetëm industria e informalitetit! Sociologu Tushi: Shkaktojnë varfëri e divorce

    Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv u diskutua sot për rikthimin e basteve. 

    • VIDEO

      I dashuri nuk i njohu atësinë, shokon nëna:Më tha ta vrisja tim bir, bëra burgun… (18 shtator 2023)

      Eduarta Xhukellari, 34-vjeçarja nga fshati Vërdovë i Pogradecit vjen për të rrëfyer historinë e jetës së saj në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’. U dashurua në një moshë të hershme me djalin e gabuar që e bëri të përjetonte një kalvar vuajtjesh nga dhuna barbare, kërcënimet e vazhdueshme për të vjedhur dyqane apo banesa deri te detyrimi për të vrarë fëmijën që kishte ardhur në jetë. Sot, ajo kërkon ribashkimin me djalin që e la në jetimoren e Korçës që foshnjë para 13 viteve. Ishte vetëm 20-vjeç, kur Eduarta u dashurua me 30 - vjeçarin nga komuniteti rom, Fatjonin. U largua nga shtëpia dhe vendosi të bashkëjetonte me të për të filluar një jetë të re. Familja nuk ishte në dijeni të kësaj bashkëjetese dhe kur ajo ndonjëherë kthehej në shtëpi, prindërit e dhunonin. Nuk kaloi shumë kohë dhe Eduarta ishte në pritje të ëmbël, por gjërat nuk do të shkonin ashtu si ajo e kishte imagjinuar. Fatjoni filloi ta detyronte asokohe për të vjedhur dyqane dhe banesa. Nëse ajo nuk pranonte, ai e dhunonte barbarisht ose e kërcënonte se do t’i vriste familjen. . Ajo vodhi një shumë parash prej 100 mijë lekësh në një dyqan. Policia e zbuloi krimin e të resë dhe gjykata vendosi masën e arrestit në burg dhe sapo të lindte fëmijën do të arrestohej. Muajt e shtatzanisë kaluan shpejt dhe Eduarta në maternitetin e Korçës solli në jetë djalin. Kur lindi djali, Fatjoni shkoi atje dhe i kërkoi Eduartës që ta vrisnin fëmijën, pasi kishte akuza se nuk ishte ai babai i fëmijës. Fatjoni pretendonte se Eduarta e kishte tradhëtuar me vëlllain e tij. Ajo nuk pranoi dhe ndaj vendosi ta dorëzoi djalin në maternitetin e Korçës. Eduarta u arrestua pas lindjes dhe kreu 6 muaj burg. Pas daljes nga burgu Eduarta e vizitonte djalin 1 herë në 3 muaj, të cilin e kishin zhvendosur në jetimoren e Gjirokastrës. Ajo i dha një mundësi të dytë Fatjonit dhe rinisën bashkëjetesën. Eduarta mbeti shtatzënë me një vajzë, por fati deshti që foshnja të mos jetonte. Fatjoni nuk kishte ndryshuar, ai sërish e detyroi atë të vidhte, kur edhe këtë herë policia e arrestoi dhe kreu 6 muaj të tjera burg. Pas gjithë këtyre vuajtjeve, Eduarta i shkëputi njëherë e mirë kontaktet me Fatjonin. Sot ajo kërkon të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Sot Eduarta jeton në shtëpinë e vjetër të familjes që është pjesërisht e rrënuar dhe kërkon ta marrë djalin nga jetimorja edhe pse nuk ka mundësi financiare.Kur e takon të birin, ai gjithmonë e pyet të ëmën ‘’Kur do më marrësh në shtëpi’’. Djalin ka kater muaj qe nuk e takon pasi i ka vdekur vellai. Shtepia e femijes ne Gjirokstres e ka hedhur ne gjyq per braktisje pasi ka kohe qe nuk shkonte ta takonte djalin. Eduarta kerkon femijen ta marri ne shtepi. Nuk i pergjigjen dhe pse i merr ne telefon kujdestaret. Djali eshte 13 vjec dhe e ka lene ne jetimore per shkak te pamundesive financiare.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv