Byrek me petë role me gjizë dhe vezë nga zonja Albana

7 Shtator 2023, 13:03

Byrek role me gjizë dhe vezë

Përbërësit:

  • 600 gr miell
  • 1 lç kripë
  • 1 majë luge sheqer
  • 450 ml ujë
  • 300 gr gjizë
  • 2 vezë
  • 3 lgj kos të trashë
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Pasi zëmë brumin e ndajmë në kuleçë dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta. Kuleçët i vendosim në vaj, më pas i hapim petët njëra mbi tjetrën sa pëllëmba e dorës duke i spërkatur me vaj. I lëmë përsëri petët të pushojnë për 20 minuta të tjera.

Ndërkohë në një enë rrahim vezët, shtojmë gjizën dhe kosin e trashë. Spërkasim një tepsi rrethore me vaj, hapim petët, vendosim mbushjen dhe e mbledhim role. Vazhdojmë kështu me të gjitha petët derisa të mbushet komplet tepsia. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 250 gradë për 15 minuta. Pasi të piqet e lagim me pak ujë të gazuar që byreku të qëndrojë i butë.