Mbeti shtatzënë me kolegun, familjes i’a mbajti sekret/22-vjeçares i marrin vajzën… (27 qershor 2023)

27 Qershor 2023, 19:12 | Përditesimi i fundit: 2023-06-27 22:28:02

Brenga për të motrën e sjellë 69-vjeçaren nga Fieri, Lefteri Rredhi në studion tonë televizive, për të kërkuar gjakun e saj.Këto ishin fjalët e fundit para se të ndërronte jetë në moshën 26- vjeçare nëna e vogëlushes, Nasta Rredhi. Nuk mundi dot ta rriste të voglën e saj, që e solli nga një lidhje jashtë martesore, por kushtet e detyruan ta dorëzonte në befotrof.Nasta ishte një vajzë e re nga Patosi, kur nisi një lidhje dashurie në qytet, ku askush nuk e dinte. Nga kjo dashuri shumë shpejt, 22-vjeçarja e asaj kohe mbeti shtatzënë dhe frika nga familja apo fqinjët e ndrydhën duke mos treguar se brënda vetes po rriste një krijesë.Kur barku nuk mundej më të mbulohej, Nasta i kërkon ndihmë nënës së saj. Familja vendosi ta dërgonte në Libofsh vajzën, aty ku kaloi dhe muajt e fundit të shtatzanisë, deri sa erdhi momenti …. Shtator 1975, Nasta u bë me vajzë! E quajti Irma dhe i dha mbiemrin e saj, por ditët me të bijën do të ishin të pakta, pasi duhet ta dorëzonte në institucion. 40-ditë e ushqeu me gji dhe u kujdes vetë për Irmën, derisa në fund të tetorit vajza kaloi në shtëpinë e fëmijës Vlorë, dhe nëna u rikthye duar boshë nga materniteti në Patos.Jeta do të bëhej më e veshtirë për nënën, e cila u rikthye punës dhe paragjykimet e vranë shumë. Nuk mjaftoi ndarja me të bijën, por nisi të kishte problem edhe me shëndetin e saj.Mes motrave dhe vëllezërve, ajo asnjëherë nuk foli për partenrin, ai mbeti anonim. Askush nuk e mësoi cfarë kishte ndodhur me atë histori dashurie, Nasta heshti përgjithmonë…. derisa në vitin 1980, kur e bija ishte vetëm 5 vjeçe, ajo ndërroi jetë nga azotemia në veshkë