• VIDEO

    Japrak të hapur në tenxhere nga zonja Albana

    Japrak të hapur  

    Përbërësit:

    • Gjethe rrushi
    • 2 domate
    • 2 patate
    • 1 karrotë
    • 200 ml salcë domate pure
    • 300 ml ujë
    • 400 gr mish i grirë
    • 4 lgj oriz
    • 1 qepë
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 tufë koper
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tavë vendosim një letër kuzhine të cilën e spërkasim me pak vaj ulliri. Presim patatet në rrethore, domatet gjithashtu në rrethore dhe karrotën në rondele. I vendosim perimet në tavë, mbi to vendosim gjethet e rrushit të cilave u kemi dhënë një valë. Mbi gjethet e rrushit (që i kemi lënë dhe në anët e tavës) vendosim shtresën e mbushjes me mish të grirë, qepën të grirë imët, orizin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe koperën. E spërkasim mbushjen me vaj ulliri dhe sërish vendosim gjethe rrushi në sipërfaqen e tavës. Bëjmë disa shtresa derisa të mbarojë kima e përgatitur. Në fund mbulojmë sipërfaqen me gjethe dhe anësoret i mbledhim. Shtojmë salcën e domates të holluar me pak ujë. E vendosim tavën në furrë për 35-40 minuta në 200 gradë Celsius.  

  • VIDEO

    Patëllxhanë role me salcë domate dhe djathë nga zonja Albana

    Involtini me patëllxhanë

    Përbërësit:

    • 100 gr mocarela
    • 500 ml salcë domate
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 4 patëllxhanë
    • 1 domate e pjekur
    • 10 gjethe borziloku
    • 1 lugë rigon
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë patëllxhanët dhe presim 10 feta përsëgjati me trashësi gjysmë centimetri. I kriposim dhe i lëmë të kullojnë për rreth një çerek ore, derisa të kenë humbur të gjithë lagështirën. Ndërkohë mocarelën e presim në kubikë të vegjël.

    Thajmë patëllxhanët dhe i pjekim në skarë për disa minuta nga të dyja anët. Më pas çdo fetë patëllxhani e mbushim me një lugë pure domate, disa kubikë mocarela, disa copa domate të freskëta, piper të sapo bluar, rigon dhe pak kripë. I mbështjellim roletë e patëllxhanit, i spërkasim me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe borzilok dhe i shërbejmë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 7 Qershor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga arrestohet Vangjush Dako me akuza për shpërdorim detyre e falsifikim te puçi i ri brenda opozitës e deri tek kategoritë që përfitojnë kredi të butë për strehimin social.

  • VIDEO

    Revolta që tronditi diktaturën (6 qershor 2023)

    Një dokumentar i realizuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Të mbijetuarit e burgut të Spaçit: Shkëlqim Abazi, Gëzim Çela, Bedri Çoku dhe Gjet Kadeli tregojnë prapaskenat e “Revoltës” që tronditën regjimin komunist dhe se si reagoi kupola komuniste për ta shtypur revoltën e tw burgosurve politikë në Spaç në vitin 1973. Dokumentet arkivore mbi aksionet e forcave speciale që u dërguan në Spaç dhe dhunën e ushtruar mbi të burgosurit.

  • VIDEO

    Spak arreston Vangjush Dakon (6 Qershor 2023)

    Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Pas 3 orëve takim në policinë e Tiranës, avokati i ish kryebashkiakut, Petrit Ismaili zbuloi se ndaj Vangjush Dakos rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

  • VIDEO

    Dhunon gruan e fëmijën, tmerrohen fqinjët/Babai në burg, nëna humb përgjithmonë (6 qershor 2023)

    Për një gjyshe, mjalti i mjaltit janë nipërit dhe mbesat. Por për gjyshe Afërdita Halilin nga Dibra, e cila ka humbur kontaktet me ta është një trishtim i madh. Të parin nip që mbajti në krahë ishte Albi, fryt i dashurisë së djalit të saj Muhamerit dhe nuse Adrisës. Çifti punonte, ndërsa për të voglin deri në moshën 5- vjeçare u kujdes gjyshja. Ajo do të ndahej me lot në sy kur në vitin 2013 djali me nusen vendosën të emigrojnë drejt Anglisë. Nuk zgjati shumë dhe çifti u bënë prindër për herë të dytë, kur në jetë erdhi djali tjetër, Armeni, të cilin gjyshe Afërdita nuk e ka takuar kurrë. Me të ka komunikuar vetëm përmes rrjeteve sociale. Ajo ka dhe një mbesë 7 vjeçe, Kamilën të cilën e ka parë teksa rritet e hedh shtat vetëm permes kamerës së telefonit. Edhe pse do të donte t’i kishte pranë, t’i shtrëngonte në gji e t’i përkëdhelte, mallin e shuan duke i parë e duke iu dëgjuar zërin nga telefoni. Komunikim, i cili zgjati deri në vitin 2020, kur mes tyre u ndërprenë kontaktet. Do të ishte Adrisa, nusja e saj ajo që do t'i sqaronte rrethanat e kësaj situate, e cila i pohon se tre fëmijët ishin marrë nga shërbimi social në Angli. Shkak ishin bërë konfliktet e shpeshta mes çiftit dhe dhuna e ushtruar ndaj nënës së 3 fëmijëve nga bashkëshorti i saj. Prej tre vitesh, Afërdita nuk ka mundur të ketë kontakte as me të birin, i cili tashmë ndodhet pas hekurave. Duke iu drejtuar për ndihmë emisionit "Pa gjurmë" 55- vjeçarja kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe si të mundet të lidhet me djalin e saj Muhamerin, për të cilin nuk ka asnjë informacion tjetër. Ajo shpreson të shoh sërisht dy nipërit dhe mbesën e vogël.

  • VIDEO

    Gati për trupin e plazhit? Instruktori:Femrat në Shqipëri kanë trup më të bukur se meshkujt (6 qershor 2023)

    Tashmë jemi zyrtarisht në stinën e verës, dhe ajo që vihet re ne qendrat fitnessit, nutricionisteve apo qendrat estetike është një shtim I njerëzve të cilët drejtohen me një kërkesë të perbashkët “shpëtimi”. Kërkohet trup I bukur në një kohë të shpejtë, por sa e realizueshme është kjo dhe sa risk ka të abuzohet me “premtimin” që ne pak jave do të ndodhë mrekullia. Në “Esencë” ndane mendimet e tyre profesionistët Skerdi Pasha, personal trainer, dietologia Enkelejda Ferrollari dhe pedagogia e psikologjisë Arjana Muça.

  • VIDEO

    Arrestimi i Dakos, avokati Caca: SPAK ka prova të forta! Beqiri: Ta hetonin në liri! Kalaja: Këmbanë alarmi që Rama del i pastër kur bashkëpunëtorët i ka para drejtësisë

    Arrestimi i ish kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ishte temë diskutimi në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga. Të ftuarit Përparim Caca, Idajet Beqiri, Auron Kalaja dhe Trashgim Sokolaj e komentuan vendimin e SPAK për urdhër arrestin.

    • VIDEO

      Zv.kryeredaktori i Report Tv: Avokati i Dakos dha indicie për kallëzimin lidhur me kolaudimin e pallatit, skemë abuzimi në çdo bashki

      Zv.kryeredaktori i Report Tv, Trashgim Sokolaj ka analizuar fjalën e avokatit të Vangjush Dakos duke thënë se dha indicie se kolaudimi për pallatet është skemë abuzimi që bëhet në çdo bashki pasi ndërtuesit duan të përfitojnë.

       
    • VIDEO

      Bogdani në Report Tv: PD ka nevojë për rinovim dhe riformim, duhet lider i ri! Berisha e Basha, njerëz që s'kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin

      Ish deputeti Gert Bogdani sugjeron rinovim dhe riformim të Partisë Demokratike. Në një intervistë për Report Tv thotë se në opozitë nuk duhet të jetë më grupi i njerëzve që sjell vetëm dështime.

    • VIDEO

      Urdhër arrestet për Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë, ish deputeti Bogdani aludon: Janë prerë para 3 ditësh, s'do arrestohet njeri se janë larguar

      Ish deputeti Gert Bogdani pretendon se urdhër arrestet për Vangjush Dakon dhe 9 ish zyrtarët janë prerë prej 3 ditësh. Në një intervistë për Report Tv tha se bëhet fjalë për një ndërtim pa leje dhe aludon se nuk do të ketë të arrestuar se ata kanë pasur kohë t’ia mbathin.

       
    • VIDEO

      Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, arrestohet Vangjush Dako! SPAK urdhër arreste edhe për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit

      Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arrestuar ditën e sotme pas urdhrit të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv