• VIDEO

    Tensionet në veri të Kosovës, Krasniqi: Kurti po mundohet të heqë vëmendjen nga shqetësimet reale! Kulla: Të bashkëpunojë me opozitën ose të dorëhiqet

    Tensionet në veri të Kosovoës me përplasjet mes serbëve dhe trupave të KFOR-it dhe qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Kurtit për veprimet e ndërmarra, kanë qenë në qendër të diskutimeve javën e fundit, nën frikën e destabilizimit të rajonit.

  • VIDEO

    Lë burrin për shkak të dhunës ikën me të birin/Babai mohon atësinë (5 qershor 2023)

    Braktis burrin për shkak të dhunës, largohet me të birin drejt Italisë. Nëna përballet me sëmundjen e vogëlushit, ndëra babai i mohon atësinë. 12-vjecari lufton për jetën, ndërsa prindërit janë në konflikt. Elidiana Jella, kërkon të lidhet me babain e fëmijës së sëmurë. Ajo nuk do ta kishte besuar kurrë se pasi do t'i shpëtonte dhunës nga bashkëshorti, do të përballej me një tjetër fatkeqësi. Më një kërkesë drejtuar ish- partnerit të saj, 34-vjeçarja nga Dibra thotë se i biri ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. Në momentin kur ka nevojë më shumë për Polikronin, ky i fundit i ka kthyer shpinën Elidianës duke e kërcënuar. Të dy u lidhën 13 vite më parë, ndërsa u bënë prindër. Pak muaj më pas për shkak të konflikteve ata vendosin të ndahen. Prej vitit 2017 Elidiana bashkë me djalin drejt Italisë. Atje ku ai shfaqi probleme shëndetësore. Mjekët italianë kanë kërkuar një kampion gjaku të nënës dhe babait për të zbuluar mbi sëmundjen e 12-vjecarit. I mituri nuk rritet si gjithë fëmijët e tjerë, ndërsa ka një peshë statike 26 kg. Mes shumë tentativave dhe lutjeve të Elidianës për ta bindur, Polikroni babai i djalit nuk pranon që të japë kampionin e gjakut të tij duke e kërcënuar.

  • VIDEO

    Aventurat e turistëve në kanione e male, Spathara: Problem që hapen portat në kanione dhe i merr rrjedha e ujit! Xhakolli: Ngjitja në alpe kërkon udhërrëfyes

    Turistët e huaj po humbin jetën gjatë aventurave të tyre në male apo kanionet e Shqipërisë. Së fundmi janë raportuar 4 jetë të humbura dhe Presidenti i Rafting Albania, Zamo Spathara së bashku me Ervin Xhakollin që bën guidën malore kanë treguar shkaqet në Report Tv.  

  • VIDEO

    Kuvendi/ Nga analiza e zgjedhjeve tek arrestet e SPAK (5 qershor 2023)

    Zgjidhja e konfliktit me Kosovës dhe Serbisë, pas përshkallëzimit të situatës në veri të vendit, duhet të vijë vetëm nëpërmejt dialogut dhe nën arbitrimin e aleatëve. Ish-ministrja e Jashtme Mimi Kodheli e ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tha se dështimi në tryezë ka sjellë edhe dështimin në terren

  • VIDEO

    Paralajmëron Vangjeli: Priten ndryshime në qeveri! Kriteri i Ramës, ministra jo më shumë se 6 vite

    Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Tiranë ‘pritet një verë e nxehtë në arenën politike’. Analisti Vangjeli paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në qeveri, ndërsa theksoi se kriteri i Ramës është që mos të ketë ministra me më shumë se 6 vite

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Qershor 2023 – Receta / Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Gjethet e ullirit 'ilaç' për organizmin

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe pa beshamel, me djathë dhe kremviçe / Akullore shtëpie. 

    Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë fokusin më të madh do ta ketë tek ekonomia dhe vendim marrja. Më datë 5 qershor kemi kalimin e Afërditës në Luan me Plutonin në Ujor, që do të thotë se gjërat nisin qetë pa probleme, por mund të turbullohen rrugës. Ndaj, këshillohet që përgjatë kësaj dite të jeni të kujdesshëm dhe mbi të gjitha të mos humbisni durimin. Shenjat më të ndikuara që kërkohet vëmendje janë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori. Më datë 8 qershor, Mërkuri në Dem në gjashtëkëndësh me Neptunin tek Peshqit do të thotë optimizëm, do të thotë ndryshime dhe romancë. Ndikimet më të mëdha do të jenë në lidhje me punën e karrierën, në lidhje me mundësi të reja që do ju jepen tani e tutje dhe është koha dhe momenti për të nisur diçka të re që do të ndikojë në ekonominë tuaj. Ndikimin më të madh do ta kenë shenja e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqit. Më datë 11 qershor kemi Afërditën në katërkëndësh me Jupiterin me ndikime të mëdha sa i takon takimeve. Duhet të keni pak kujdes në disa çështje sidomos atyre të fushës së dashurisë. Mos u nxitoni në vendime që do të merrni, pasi disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç pritet.

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin që kanë gjethet e ullirit dhe si t'i përdorim në kushtet e shtëpisë në trajtimin e disa sëmundjeve... Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri. Oleuropina prezente në gjethet e ullirit vepron si diuretik, hipotensiv, laksativ, kundër hipertensionit arter dhe inflamacionit të hemorroideve. Ndërsa sekoiridoidet, një tjetër substancë prezente në gjethet e ullirit, ka veti antidiabetike, antiinflamatore, antikancerogjene, imunosuperiore dhe antiobezitet. Sipas specialistit të bimëve mjekësore gjethet e ullirit bëjnë një mrekulli në shëndetin tonë. Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, rekomandoi përdorimin e disa çajrave me gjethe ulliri kombinuar me bimë të tjera, të cilat ndihmojnë në trajtimin dhe kurimin e një serë sëmundjesh.

  • VIDEO

    Hetimi për gjetjen e 44 të zhdukurve në Spaç, Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Kemi nisur kërkimet në terren, për 3 muaj kemi gati raportin paraprak

    Autoritet i Dosjeve ka nisur hetimet administrative për gjetjen e eshtrave të 44 të zhdukurve në burgun famëkeq të Spaçit. Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula shpjegoi në Report Tv detaje nga ky hetim, për të cilin thotë se tashmë ka nisur puna në terren.

    • VIDEO

      Gjethet e ullirit të mrekullueshme për shëndetin, nga diabeti te kolesteroli, tensioni i lartë dhe...

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin që kanë gjethet e ullirit.

      Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri. Oleuropina prezent në gjethet e ullirit vepron si diuretik, hipotensiv, laksativ, kundër hipertensionit arter dhe inflamacionit të hemorroideve. Ndërsa sekoiridoidet, një tjetër substancë prezente në gjethet e ullirit, ka veti antidiabetike, antiinflamatore, antikancerogjene, imunosuperiore dhe antiobezitet. Sipas specialistit të bimëve mjekësore gjethet e ullirit bëjnë një mrekulli në shëndetin tonë.

      Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, rekomandoi përdorimin e disa çajrave me gjethe ulliri të cilat ndihmojnë në trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve.

    • VIDEO

      Parashikimi javor i horoskopit nga astrologu Jorgo Pulla / Javë vendimtare në mbylljen e problemeve

      Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë fokusin më të madh do ta ketë tek ekonomia dhe vendim marrja. Më datë 5 qershor kemi kalimin e Afërditës (Venusit) në Luan me Plutonin në Ujor, që do të thotë se gjërat nisin qetë pa probleme, por mund të turbullohen rrugës. Ndaj, këshillohet që përgjatë kësaj dite të jeni të kujdesshëm dhe mbi të gjitha të mos humbisni durimin. Shenjat më të ndikuara që kërkohet vëmendje janë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori.

      Më datë 8 qershor, Mërkuri në Dem në gjashtëkëndësh me Neptunin tek Peshqit do të thotë optimizëm, do të thotë ndryshime dhe romancë. Ndikimet më të mëdha do të jenë në lidhje me punën e karrierën, në lidhje me mundësi të reja që do ju jepen tani e tutje dhe është koha dhe momenti për të nisur diçka të re që do të ndikojë në ekonominë tuaj. Ndikimin më të madh do ta kenë shenja e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqit.

      Më datë 11 qershor kemi Afërditën në katërkëndësh me Jupiterin me ndikime të mëdha sa i takon takimeve. Duhet të keni pak kujdes në disa çështje sidomos atyre të fushës së dashurisë. Mos u nxitoni në vendime që do të merrni, pasi disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç pritet. Kujdes dhe vëmendje në këtë drejtim për Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin e 10-të ditëshit të parë. Gjithashtu në po këtë datë Mërkuri kalon në Binjak duke vënë fokusin më të madh tek komunikimi.

      Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 5-11 qershor 2023.

    • VIDEO

      Pastiçe fshati në 5 minuta pa beshamel nga zonja Albana

      Pastiçe pa beshamel, me djathë dhe kremviçe

      Përbërësit:

      • 1 pako makarona guacka / sipas dëshirës
      • 1 litër qumësht
      • 1 lgj miell
      • 4 vezë
      • 2 lgj gjalpë
      • Djathë të bardhë dhe djathë pice
      • Kremviçe FIX
      • Kripë, arrë moskat

      Përgatitja:

      Vendosim makaronat të ziejnë 3 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në paketim. Në një enë rrahim vezët me qumështin, shtojmë pak miell, arrë moskat dhe kripë. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, vendosim makaronat, thërrmojmë djathrat, vendosim kremviçet e prera në rondele hollë dhe sipër shtojmë qumështin e rrahur me vezët. E vendosim pastiçen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

    • VIDEO

      Akullore shtëpie, e shpejtë dhe me shije njësoj si në pastiçeri nga zonja Albana

      Akullore shtëpie

      Përbërësit:

      • 650 ml pana për ëmbëlsira
      • 400 ml qumësht i kondensuar
      • 150 gr çokollatë
      • 4-5 luleshtrydhe

      Përgatitja:

      Rrahim panën e ftohtë dhe pas disa rrahjesh shtojmë qumështin dhe çokollatën e grirë. E hedhim masën e akullorres në një tavë drejtkëndëshe dhe e vendosim në frigorifer për 6 orë. Para se të bëjmë servirjen e spërkasim me çokollatë të grirë dhe e dekorojmë me luleshtrydhe.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 5 Qershor 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga Basha nis luftën me kupolën e PD te emigrimi kuçedra që Po gllabëron çdo vit nga një qytet e deri tek rinovim rekord,Tirana 100 milionë lekë për Shehin.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv