• VIDEO

    Korçë/ Plagosi gruan, Aleko Myrtollari i penduar para gjykatës: Unë punoja jashtë shtetit, ajo shpenzonte paratë e mia e varte florinjtë në qafë

    Aleko Myrtollari, i cili plagosi me thikë gruan, ka dalë sot para gjykatës. Ai ka shprehur pendesë për ngjarjen, ndërsa është shprehur se gruaja i kishte lënë fëmijët pa shkollë dhe se shpenzonte paratë e tij të cilat i kishte fituar në emigrim

  • VIDEO

    Njihuni me "Super Avokaten", shqiptarja e parë e ftuar në Hagë për...

    Olsa Alikaj Cano, avokatja e famshme shqiptare në Texas, e njohur si “Super Avokatja", e vetmja shqiptare e thirrur në Hagë per gjykim te shkollave ligjore në botë.

    Olsa Alikaj Cano jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1998, kohë kur erdhi për një jetë më të mirë së bashku me familjen e saj. Shumë shpejt, pasi përfundoi studimet, ajo fitoi një emër të mirë si avokate dhe juriste për mbarë komunitetin shqiptar dhe jo vetëm. Cano mban një Çertificatë Speciale dhe konsiderohet eksperte mbi ligjin e imigracionit nga Bordi i Specializimit Ligjor për Shtetin e Teksasit. Si rezultat i punës së shkëlqyer të saj në fushën e emigracionit dhe kontributit në komunitetin e emigracionit për më se një dekadë, ajo është nderuar me titujt prestigjozë si “Top Avokate”, “Super Avokate në Teksas” si dhe me titullin “Gratë e Ligjit në Teksas”.

    Përveç profesionit të saj shumë të nderuar, Olsa merret dhe me dhurimin e flokëve prej një dekade, për fëmijët me sëmundje të rënda. Olsa Alikaj Cano sot është shumë e vlerësuar në komunitet, gjë që e tregon dhe popullariteti i saj mes shqiptarëve të Teksasit.

  • VIDEO

    Kaluan në fazën me eliminim direkt në Botërorin e minifutbollit, trajneri i Kombëtares për Report TV: Ukraina s'do e ketë të lehtë, i surprizuar nga mikpritja e shqiptarëve

    Kombëtarja shqiptare e minifutbollit për meshkuj ka shkruar historinë, duke kaluar në fazën me eliminim direkt në Botërorin që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë.

  • VIDEO

    Skolioza, çfarë duhet të dimë! Si ta evitojmë, dallojmë e kurojmë sëmundjen tek fëmijët dhe të rriturit

    Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri.

    Qershori është muaji ndërgjegjësues për ekzaminimin e hershëm të skoliozës, ndaj mjekët bëjnë thirrje për kontrolle mjekësore të fëmijëve. Sipas tyre çantat e rënda të shkollës, qëndrimi jo i drejtë në banka, qëndrimi i gjatë në telefon dhe mungesa e aktiviteteve fizike, janë ndër shkaqet kryesore pse një pjesë e madhe e fëmijëve po vuajnë nga deformimet e shtyllës kurrizore. 8- 13 vjeç është grupmosha kur shfaqet më së shumti skolioza, që vazhdon të rritet deri në moshën 20-22 vjeç, kur trajtimi bëhet më i vështirë.

    Në studion e “Rreze Dielli”, fizioterapistja Ledina Nikolla tregon disa nga shenjat apo simptomat e para që shfaqin fëmijët, dhe si prindërit mund të bëjnë kontrollin dhe ekzaminimin e parë vetë në shtëpi, në mënyrë për t’a kapur në kohë dhe për të parandaluar deformimin e mëtejshëm të shtyllës kurrizore. Gjithashtu specialistja në studio dha dhe disa këshilla për fëmijët, për mënyrën e duhur të posturës dhe qëndrimit ulur në bankat e shkollës por dhe në shtëpi.

  • VIDEO

    Pulë e pjekur me salcë mustarde, patate dhe perime nga zonja Albana

    Pulë e pjekur me salcë mustarde dhe perime

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • 2 lgj mustardë
    • 2 lgj pekmez
    • 1 limon jeshil (lime)
    • 3 thelpinj hudhër
    • 6-7 patate
    • 3-4 speca me ngjyra të ndryshme
    • 5-6 domate të vogla
    • 1 qepë
    • 1 karrotë
    • 1 finok
    • 3-4 kërpudha
    • 3 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim të gjitha perimet në copa të mëdha, i marinojmë me kripë dhe piper dhe i vendosim në një tavë. Në blender vendosim erëzat së bashku me hudhrat,  mustardën, pekmezin dhe lëngun e limonit. Me salcën e krijuar masazhojmë pulën, lidhim këmbët me një spango dhe e vendosim pulën në qendër të tavës me perime. Furrën e kemi ngrohur paraprakisht dhe e vendosim tavën të piqet për rreth 1 orë në temperaturën 200 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Tarator me kunguj nga zonja Albana

    Tarator me kunguj

    Përbërësit:

    • 4-5 kunguj
    • 400 gr kos
    • 1 lç uthull molle
    • 1 tufë koper
    • 1 lgj vaj ulliri
    • Kripë

    Përgatitja:

    Skuqim në yndyrë kungujt që i kemi prerë në disqe. Në një tas vendosim kosin, kripën, uthullën e mollës dhe koperën e grirë imët. I përziejmë bashkë me kungujt dhe i lëmë në frigorifer për t’a servirur të ftohtë taratorin.

  • VIDEO

    Bukëvale e ëmbël nga zonja Albana

    Bukëvale e ëmbël

    Përbërësit:

    • 600 gr miell
    • 100 gr gjalpë
    • 100 gr sheqer
    • Vaj luledielli

    Përgatitja:

    Zëmë brumin me ujë të vluar, pak kripë dhe miell. E ndajmë në toptha (rreth 8 toptha) dhe i hapim 1 nga 1 ose nga 4 e 4. E lyejmë çdo petë kur e shtrojmë në tavë dhe me majën e lugës bëjmë shkelje mbi petë. E vendosim në furrë të piqet për 45 minuta në 180 gradë. Pasi të piqet e thërrmojmë dhe e spërkasim me gjalpë të tretur dhe sheqer.

  • VIDEO

    Pije me aloe vera nga zonja Albana

    Pije me aloe vera

    Përbërësit:

    • 500 gr aloe vera
    • 1 limon
    • 2 litra ujë
    • Pak kripë
    • 5 lgj mjaltë

    Përgatitja:

    Pastrojmë aloe verën nga lëkura duke e prerë në copa të vogla të cilat i vendosim në një tas me ujë të ftohtë dhe i shpëlajmë mirë. I vendosim më pas copat në blender, shtojmë 2 litra ujë të ftohtë, lëngun e limonit dhe mjaltin. E vendosim pijen në frigorifer dhe më pas e kemi gati për t’a konsumuar.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Qershor 2023 – Receta/ Pilotja shqiptare/ Virtuozi i muzikës/ Mjeshtri i lapsit

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë role me salcë domate dhe djathë / Japrak të hapur në tenxhere / Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë.

    ‘Mes tokës dhe ajrit’ Vjollca Latifi Muselaj, pilotja shqiptare që piloton 4 lloje avionësh. Vjollca Latifi Muselaj, 28 vjeçarja nënë e një djali 2 vjeçar rrëfen pasionin e saj për ajrin, pilotimin, bukurinë dhe vështirësinë e këtij profesioni... Vjollca Latifi ka studiuar 4 vite në Ankara për Menaxhim Aviacioni Civil dhe 3 vite në Stamboll në trajnimin për pilote në Akademinë Ayjet. Tashmë jetën e saj e ndan mes Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Në karrierën e saj të sapo nisur numëron rreth 300 orë fluturime duke pilotuar me 4 avionë të ndryshëm (Diamond DA20, Sonaca, Diamond DA42, Boeing 737-800 NG. Latifi është e para vajzë shqiptare që ka kryer trajnimet për Boeing 737, avioni super gjigand i udhëtimeve komerciale.

    Një rrëfim dhe interpretim virtuoz nga Holgen Gjoni, violinçelist i nivelit të lartë në SHBA. I vlerësuar për “seriozitetin dhe thellësinë e një solisti autentik koncerti”, Holgen Gjoni ka fituar vazhdimisht reputacion si një nga violonçelistët më të kërkuar të brezit të tij duke interpretuar si solist dhe recitalist në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe Azi. Fitues i shumë çmimeve të para prestigjioze ndërkombëtare vlerësuar nga kritikët internacionale për “teknikën, bukurinë e tingullit, emocionalitetin dhe ndjeshmërinë e stuhishme muzikore”. Holgen Gjoni, një muzikant elitar, një violonçelist me talent të madh, interpretimin e tij të parë e ka pasur në skenë që në moshën 12 vjeçare dhe që atëhere nuk është ndalur…

    Në studion e ‘Rreze Dielli’ me piktorin Ervis Kalia, i njohur si mjeshtër i portreteve me laps, sot numëron mbi 4500 portrete duke mbajtur rekord në Shqipëri… Ervis Kalia është një piktor i ri shumë i talentuar. Ai është vlerësuar me shumë çmime të para brenda dhe jashtë vendit, punimet e tij janë shpërndarë në shumë vende të Europës dhe në Amerikë. I njohur si Mjeshtër i portreteve me laps, Ervis Kalia numëron mbi 4500 portrete, një rekord ky për Shqipërinë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 8 Qershor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga kreu i ri zgjidhet më 29 korrik tensione e sherr mes militantëve e deputetëve të PD te shfuqizohet Bordi I transparencës për çmimin e karburanteve e deri tek paketë ekstreme ndëshkimi Kosovës?

  • VIDEO

    29 korrik Basha drejt zgjedhjes në krye të PD-së? (7 qeshor 2023)

    Lulzim Basha është parë shumë aktiv në jetën politike, teksa zhvillon takime me të rinjtë në qytete të ndryshme, ndërsa përflitet për një rikthim të mundshëm të tij në garën për kreun e PD-së. Gent Malko, ish-anëtar i kryesisë së PD-së, thotë se tashmë PD-së i duhet një kryetar që ka autoritetin të mbaj grupin solid

  • VIDEO

    Esencë -Doni të jetoni më gjatë? Ka disa sekrete… (7 qershor 2023)

    Jetëgjatësia është ëndrra e të gjithëve.

    Një ndër misionet e njerëzimit ndër shekuj ka qenë të zbulojë sekretet e të jetuarit më gjatë, dhe një ndër arritjet më të medha është niveli i jetëgjatësisë I cili ka ndryshuar duke ardhur në rritje.

     Studime të pafundme na vijnë si rezultat I kërkimeve në shtete e periudha te ndryshme. E shpesh njerezit qe kane patur fatin te thyejne rekorde jetegjatesie jane pyetur per te zbuluar sekretin e tyre.

    Teorite jane te shumta e te ndyshme, por duket se ka disa pika te perbashketa mes te gjithave: shëndeti i mirë fizik, gjumë i mjaftueshëm dhe optimizmi.

    Të ftuarit në Esencë ndanë këndvështrimet e tyre në lidhje teoritë më të shpeshta që duket se lidhen ngushtë më vitet e jetës sonë.

    Eglent Bici, I njohur për motivimet dhe trajnimet e tij të suksesshme na rrëfeu se ai beson tek ajo çka ne jemi dhe mendojmë për veten: “Nëse mendon se do jetosh pak, ajo priret të ndodhe- u shpreh ai. Bici theksojë faktin se genetika sipas studimeve zë 5% të ndiikimit në jetëgjatësine e individit, pjesa tjetër është menyra e jetesës dhe ajo që ne mendojmë”

    Nje shprehje thote se “E qeshura të zgjat jetën” aktori I humorit Gazmend Paja rrëfeu raportin e tij mes hëndetin, kujdesin që mundohet të tregojë në menyrën e të ushqyerit dhe të të perblluarit gjithë ngarkesën që dita e tij ka. Në lidhje me raportin që publiku shqiptar ka me të qeshurën Gazi shprehet se nuk jemi popull që behemi shpejt për të qeshur, duke zbuluar gjithashtu një detaj interesant për aktorët e humorit; “Pergjithësisht aktorët e humorit janë shumë serioz në jetë, ndryshe nga ajo që perceptohet në publik”- u shpreh aktori.

    Sigurisht që një pjesë e rëndësishme e informacioneve që na vijnë në lidhje me jetëgjatesinë kane lidhje të drejtëperdrejtë me atë çka ne hamë. Nutricionistja Matina Çobo tregojë se ka disa ushqime të cilat lidhen me cilësinë e jetës dhe shëndetin e njerezve duke vne theksin tek antioksidantët.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv