• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Qershor 2023 – Receta / Dadoja ekselente/ Shqiptarja krah yjeve të Hollivudit

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte shtëpie me perime në furrë / Byreçka me gjizë / Supë me trahana dhe domate.

    Mamia e famshme Razije Musa, gjysmë shekulli dedikuar kujdesit ndaj fëmijëve, në një rrëfim për jetën si dado e nipërve të mbretëreshës në pallatin mbretëror në Britani dhe e shumë yjeve te Hollivudit… Razije Musa njihet në Angli si shqiptarja që punon si dado e VIP-ave. Ajo ushtron këtë profesion për gati gjysmë shekulli. Aktualisht jetën e ndan midis Anglisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Për gati 11 vite, ka punuar në Libi, 25 vite të tjera në Londër dhe 10 vite në vendin e saj, Kosovën. Për merita të veçanta, është vlerësuar nga materniteti i Londrës si "Dado ekselente", duke u bërë mjaft e njohur në mediat britanike. Në vitin 2018, libri i saj dedikuar fëmijëve, ka qenë ndër 5 më të lexuarit. Në studion e “Rreze Dielli”, mamia e njohur Razije Musa jep disa këshilla për nënat e reja, nga ushqimi me qumësht gjiri apo formule, heqja e pelenës, oraret e gjumit të femijëve, ecja zbathur për herë të parë, etj…

    Nga SHBA me Gjilberta Lucaj, artistja shqiptare që ka performuar në shfaqje në të gjithë botën me yje si Beyonce, Ricky Martin, Alicia Keys, Coldplay madje edhe për Barack Obama dhe Joe Biden në betimin si President… Gjilberta Lucaj, violonçelistja me origjinë shqiptare që jeton në New York ka një karrierë shumë të suksesshme ndërkombëtare. Ajo ka qenë shpesh herë në faqet e para të mediave prestigjioze ndërkombëtare. Gjilberta Lucaj përveç pasionit për muzikën, ka një tjetër pasion të madh, të ndihmojë shoqatat bamirëse për fëmijë duke mbledhur fonde nëpërmjet koncerteve të saj. Së fundmi artistja shqiptare me famë botërore, Gjilberta Lucaj ka krijuar Qendrën Internacionale për gjetjen e fëmijëve të humbur me qëllim fuqizimin e kërkimit global për fëmijët që janë zhdukur.

  • VIDEO

    Tensionet në veri, Isa Mustafa për Report Tv: Çështja të zgjidhet me zgjedhje të reja, të marrë pjesë dhe Lista Serbe! Kurti s’ka pasur koordinim me ndërkombëtarët

    Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mbështet idenë e ndërkombëtarëve që të zhvillohen zgjedhje të reja në 4 komunat në veri të vendit, në mënyrë që t’i jepet një zgjidhje situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, tha e situata në veri duhet të zgjidhet me veprime politike dhe jo me veprime të tjera

  • VIDEO

    ‘Fitoret kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe detyrim për kombëtaren’, Altin Rraklli: Ia dalim vetëm si grup

    Rraklli e vlerëson shumë Brojën, por thotë se Shqipëria gabon nëse bazohet te lojtarë individual.

  • VIDEO

    Fenomeni i aksidenteve tragjike, Softa në Report Tv: Duhet të shtohen masat! U sugjeroj bashkive të vendosin radarë, tabelat s’mjaftojnë

    Aksidentet tragjike na sjellin gjithmonë e më shumë në vëmendje sigurinë rrugore por jo vetëm. Duke marrë shkasë nga aksidenti tragjik në Bërxullë ku humbi jetën një 10-vjeçar, eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se ky fenomen shqetësues është shtuar, sidomos në Tiranë. I ftuar në Report Tv me gazetaren, Besmira Pelushaj Softa thotë se kërkohet një kontroll më i madh nga policia rrugore dhe se duhen shtuar masat.

     
  • VIDEO

    Mos e humbisni! Kush është shqiptarja që ka performuar për Barack Obama, Joe Biden, Beyoncé, Ricky Martin...

    Nga SHBA me Gjilberta Lucaj, artistja shqiptare që ka performuar në shfaqje në të gjithë botën me yje si Beyonce, Ricky Martin, Alicia Keys, Coldplay madje edhe për Barack Obama dhe Joe Biden në betimin si President…

    Gjilberta Lucaj, violonçelistja me origjinë shqiptare që jeton në New York ka një karrierë shumë të suksesshme ndërkombëtare. E nominuar në vitin 2016 si një nga 100 shqiptaro-amerikanet më të shquara nga Presidenti i Shqipërisë, ajo është vlerësuar për performancën e saj të bukur dhe magjepsëse. Ajo ka qenë shpesh herë në faqet e para të mediave prestigjioze ndërkombëtare. Në karrierën e saj artistike Lucaj ka performuar për Barack Obama dhe Joe Biden, Avatar Studios, Alicia Keys, Beyoncé, Ricky Martin, Coldplay, Jay-Z, NY Fashion Week, etj. 

    Gjilberta Lucaj përveç pasionit për muzikën, ka një tjetër pasion të madh, të ndihmojë shoqatat bamirëse për fëmijë duke mbledhur fonde nëpërmjet koncerteve të saj. Së fundmi artistja shqiptare me famë botërore, Gjilberta Lucaj ka krijuar Qendrën Internacionale për gjetjen e fëmijëve të humbur me qëllim fuqizimin e kërkimit global për fëmijët që janë zhdukur.

  • VIDEO

    Njihuni me maminë e famshme shqiptare të Vip-ave të Hollivudit dhe Pallatit Mbretëror

    Mamia e famshme Razije Musa, gjysmë shekulli dedikuar kujdesit ndaj fëmijëve, në një rrëfim për jetën si dado e nipërve të mbretëreshës në pallatin mbretëror në Britani dhe e shumë yjeve te Hollivudit…

    Razije Musa njihet në Angli si shqiptarja që punon si dado e VIP-ave. Ajo ushtron këtë profesion për gati gjysmë shekulli. Aktualisht jetën e ndan midis Anglisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Për gati 11 vite, ka punuar në Libi, 25 vite të tjera në Londër dhe 10 vite në vendin e saj, Kosovën. Për merita të veçanta, është vlerësuar nga materniteti i Londrës si "Dado ekselente", duke u bërë mjaft e njohur në mediat britanike. Në vitin 2018, libri i saj dedikuar fëmijëve, ka qenë ndër 5 më të lexuarit. Kur flasin për të, mediat britanike tregojnë se Razija ka shërbyer si dado në familjen e Princit të Arabisë Saudite, për dy binjakët e tij, në familjen e Roger Moore, aktorit britanik të njohur për rolin e James Bond, për moderatoren e njohur të Sky News, Natalie Pinkham, apo për dy lordët Anglez.  

    Në studion e “Rreze Dielli”, mamia Razije Musa jep disa këshilla për nënat e reja, nga ushqimi me qumësht gjiri apo formule, heqja e pelenës, ecja zbathur për herë të parë, pro apo kundër rrethores, etj…

  • VIDEO

    Qofte shtëpie me perime në furrë nga zonja Albana

    Qofte shtëpie me perime në furrë

    Përbërësit:

    • 800 gr mish i grirë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 vezë
    • 1 qepë
    • 1 lk sodë
    • Kripë, rigon
    • Piper i zi
    • Piper i kuq
    • 2 speca të kuq të mëdhenj
    • 2 speca jeshil të mëdhenj
    • 3 thelpinj hudhër
    • 5 patate
    • 2 fç salcë domate
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Bashkojmë erëzat bashkë me mishin e grirë. Zëmë brumin dhe realizojmë qofte të mëdha të cilat i vendosim në një tavë. Në mes të tavës vendosim specat, patatet, salcën e domates, pak ujë, vaj ulliri, kripë dhe hudhër të shtypur. E vendosim tavën me qofte dhe perime në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    Supë trahana me salcë dhe domate të freskëta nga zonja Albana

    Supë trahana me salcë domate

    Përbërësit:

    • 3 lgj vaj ulliri
    • 100 ml qumësht
    • 6 lgj trahana
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 spec i kuq
    • 2-3 lgj salcë domate
    • Domate të freskëta
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq
    • Bukë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Vendosim domatet dhe specin e kuq të marinuar në furrë për 10 minuta në 200 gradë. Ndërkohë trahananë e tresim në pak ujë me qumësht.

    Vendosim rreth 800 ml ujë në një tenxhere të vlojë dhe më pas shtojmë masën e trahanasë. Në frulator kalojmë salcën e domates bashkë me specin dhe domatet e pjekura. E shtojmë tek supa me trahana, e lëmë të marrë valë për pak minuta dhe në fund rregullojmë shijen me kripë e piper. Bukën e prerë në kubikë e kalojmë në një tigan dhe e servirim mbi supë.

  • VIDEO

    Byreçka me gjizë, të shkrifta dhe të shpejta nga zonja Albana

    Byreçka me gjizë

    Përbërësit:

    • 400 gr miell
    • 1 lç maja
    • 1 majë luge sheqer
    • 1 lç kripë
    • 100 gr gjalpë / margarinë
    • 2 të verdha vezësh
    • Ujë sa të marrë
    • Gjizë për mbushje  

    Përgatitja:

    Bashkojmë majanë e thatë me pak sheqer, ujë të vakët dhe 2 lugë miell. E lëmë pak majanë të aktivizohet dhe më pas zëmë brumin duke shtuar kripën, miellin dhe ujin. E ndajmë brumin në toptha dhe e lëmë të vijë.

    Pasi brumi ka ardhur hapim kuleçët sa pëllëmba e dorës dhe i lyejmë me gjalpë ose margarinë. I bashkojmë bashkë dhe hapim një petë të vetme. E mbledhim role dhe e presim. Çdo kulaç e hapim me gishtërinj, e mbushim me gjizë dhe e mbledhim në formën e një varke. I lyejmë me të verdhë veze dhe i vendosim byreçkat në furrë në 200 gradë për 35-40 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 6 Qershor 2023

     Titujt e gazetave për sot, nga thellohet pabarazia pagat po rriten shumë me shpejt se pensionet te "tentativa" e Gaz Bardhit për t'i dorëzuar PD-në Berishës e deri tek pse po plaket Shqipëria.

  • VIDEO

    Nyja e pazgjidhur e Veriut ( 5 Qershor 2023)

    Tensionet në veri të Kosovoës me përplasjet mes serbëve dhe trupave të KFOR-it dhe qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Kurtit për veprimet e ndërmarra, kanë qenë në qendër të diskutimeve javën e fundit, nën frikën e destabilizimit të rajonit.

  • VIDEO

    Deklaratat e Ramës për tensionet në veri të Kosovës, Gashi: Duhet të tregohej më i përmbajtur, na dhemb kur injoron Kurtin dhe Osmanin

    Avokati Tomë Gashi në një lidhje skype për “5 pyetjet nga Babaramo” a folur edhe për reagimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe politikat e ndërmarra nga Kurti. Ai tha se Rama në qëndrimet e mbajtura duhet të kishte qenë më i përmbajtur. 

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv