• VIDEO

    E rëndë, shfaqen imazhet/ Vjehrra denoncon nusen:Djalin ma tradhëtoi, nipin e keqtrajton (7 qershor 2023)

    Lë bashkëshortin në krevat dhe zhduket me djalin 3-vjeçar. Ornela Raza, nuse në familjen Mëneri duket se e kishte planifikuar me kohë arratisjen e saj nga Tirana. Ditën që u largua, zhurmave në kuzhinë vjehhra nuk i kushtoi rëndësi, por 2 orë më vonë u gjend në situatën më të vështirë të jetës së saj. Atë mëngjes gjyshe Hazizja do të dërgonte nipin e vogël në çerdhe, por mungesa e tij në dhomë alarmoi gjithë familjen Mëneri. Pasi nuk lanë cep të banesës private pa kërkuar, në telefon nuk përgjidhej as nëna e vogëlushit Ornera, kjo e fundit ishte larguar duke bllokuar numrat e telefonit. Ajo kishte marr të birin dhe ishte zhdukur. As familja e saj nuk kishte dijeni se ku kishte përfunduar 34-vjeçarja me djalin e mitur. Të shqetësuar familjarët bëjnë denoncim në polici, ndërsa mësojnë se Ornera kishte kaluar me makinën e saj doganën e Morinës. U desh më shumë se 1 javë kur 34-vjeçarja do të bëhej e gjallë, përmes një komunikimi me videocall bërë me familjarët. Me djalin pranë ajo nuk u tregoi për vendndodhjen e saj. Me bashkëshortin kontaktet i ka ndërprerë prej afro 4 muajve, edhe pse në rrjetin social tik tok, Ornera publikon shpesh foto dhe video me djalin 3 vjec. Familja dyshon se ajo jeton në një shtet europian, ndërsa mister mbetet mënyra se si ka mundur të udhëtojë me një fëmijë të mitur pa prokurën e të atit. Arsyen e largimit të saj nga Shqipëria nuk i di askush, as nëse dikush e ka ndihmuar. Dyshimi i vetëm nga bashkëshorti është një tradhëti e mundshme. Sot përpjekjet e bashkëshortit janë ato të një babai në kërkim të djalit...

  • VIDEO

    "Nga zbriti ky?", Sozia e Salvador Dalisë lëviz me taki në kokë: Më shohin çuditshëm (7 qershor 2023)

    Studion skulpture ne Akademine e Arteve Emri i tij i vecante eshte ngulitur ne mendjen e kujdo Shpesh e krahasojnë me artistin e njohur Salvador Dali Por shume tipare e perforcojne stilin e tij unik Momente krijimtarie, histori nga jeta dhe perjetime Një nga ne prezanton: Skulptori me taki qe ruan traditat e Myzeqese

  • VIDEO

    Arrestimi i Vangjush Dakos, deputeti Krashi: Krerët e bashkive të mësojnë nga kjo që po ndodh! Ramaj: SPAK të dalë përtej politikës

    Deputeti i PS, Lavdrim Krashi thotë se nga arrestimi i Vangjush Dakos duhet të mësojnë të gjithë krerët e 61 bashkive që dolën nga zgjedhjet e fundit. Në një intervistë për Report Tv, tha se kryetarët e bashkive janë gardianë të parave të popullit ndërsa shtoi se është për të ardhur keq që kryebashkiakët bëjnë si njësha.

  • VIDEO

    Lufta brenda PD-së, Korreshi ‘shigjeton’ Bashën: Insistimi për të hapur garën për kryetar i orkestruar! Kapllanaj: Të bëhen zgjedhjet sa më shpejt

    Korreshi tha se instistimi i kryetarëve të degëve për të të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së është i orkestruar. Duke nënkuptuar lëvizjet e Bashës për rikthimin në PD-së, Korreshi tha se me këtë projeksion do të kthehemi sërish nga e para

  • VIDEO

    Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: SPAK ka pasur sukses në luftën ndaj krimit të organizuar, i njëjti ritëm duhet dhe për arrestimin e zyrtarëve të lartë

    Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ e komentoi si tepër cilësor hetimin e SPAK ndaj Vangjush Dakos. Ai tha se puna e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar ka pasur sukses deri më tani por shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet të ecë me të njëjtin ritëm pa u ndikuar nga politika.

     
  • VIDEO

    Kontrast -Arrstimi i Dakos, nis 'zyrtarisht' stina e ndëshkimeve? (7 maj 2023)

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga tha se arrestimi i Dakos me të cilin Rama ka një miqësi të hershme, tregon se ndikimi i kryeministrit tek SPAK nuk është siç e akuzon opozita.

  • VIDEO

    Atentati në Don Bosko ku u vra Mimoza Paja, 'arrest me burg’ për 28 vjeçarin që siguroi materialet për autorët që sulmuan lokalin e Fatjon Muratit (EMRI)

    Ditën e sotme gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 28 vjeçarin Nikoll Sherrniku i cili akuzohet se ka siguruar të gjitha mjetet dhe materialet e përdorura për atentatin e Don Boskos në 12 mars të vitit 2023 ku persona të armatosur hapën zjarr ndaj lokalit në pronësi të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur punonjësen 58 vjeçare Mimoza Paja.

  • VIDEO

    Arrestimi i Dakos, Vangjeli: Sa kohë Rama nuk ndihmoi mikun e tij, për të tjerët do jetë e vështirë! Çdokush në Tiranë do habitet nga dosjet e SPAK-ut në vijim

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga tha se arrestimi i Dakos me të cilin Rama ka një miqësi të hershme, tregon se ndikimi i kryeministrit tek SPAK nuk është siç e akuzon opozita.

  • VIDEO

    Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Vangjeli: Brenda verës pritet një ‘goditje’ e SPAK në oborrin e familjes Berisha

    Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV tha se pritet që brenda verës të ketë një ‘goditje’ nga ana e SPAK në atë që ai e quajti ‘oborrin e brendshëm’ të familjes Berisha.

  • VIDEO

    Universiteti i dha 0 pikë.., sot rekordmen i portreteve bardh e zi / Njihuni me mjeshtrin e lapsit Ervis Kalia

    Në studion e ‘Rreze Dielli’ me piktorin Ervis Kalia, i njohur si mjeshtër i portreteve me laps, numëron mbi 4500 portrete duke mbajtur rekord në Shqipëri…

    Ervis Kalia është një piktor i ri shumë i talentuar. Ai është vlerësuar me shumë çmime të para brenda dhe jashtë vendit, punimet e tij janë shpërndarë në shumë vende të Europës dhe në Amerikë. I njohur si Mjeshtër i portreteve me laps, Ervis Kalia numëron mbi 4500 portrete, një rekord ky për Shqipërinë.

  • VIDEO

    “Më zëvendësuan” apeli i artistit virtuoz: Më ktheni koncertin tim!

    Në studion e ‘Rreze Dielli’ një rrëfim dhe interpretim virtuoz nga Holgen Gjoni, violinçelist i nivelit të lartë në SHBA 

    I vlerësuar për “seriozitetin dhe thellësinë e një solisti autentik koncerti”, Holgen Gjoni ka fituar vazhdimisht reputacion si një nga violonçelistët më të kërkuar të brezit të tij duke interpretuar si solist dhe recitalist në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe Azi.  Fitues i shumë çmimeve të para prestigjioze ndërkombëtare vlerësuar nga kritikët internacionale për “teknikën, bukurinë e tingullit, emocionalitetin dhe ndjeshmërinë e stuhishme muzikore”.

    Holgen Gjoni, një muzikant elitar, një violonçelist me talent të madh, interpretimin e tij të parë e ka pasur në skenë që në moshën 12 vjeçare dhe që atëhere nuk është ndalur… Këto ditë Holgen Gjoni ndodhet në Shqipëri, pasi ishte i ftuar për të marrë pjesë në një koncert me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, por fatkeqësisht vetëm një javë para shfaqjes u zëvendësua me një violonçelist tjetër francez.

  • VIDEO

    Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë nga zonja Albana

    Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë

    Përbërësit:

    • 400 gr mish viçi
    • 1 qepë
    • 1 lgj gjalpë
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 3 thelpinj hudhër
    • 2 lgj salcë domate
    • 400 gr gjizë
    • 40 gr miell misri
    • Nenexhik
    • Piper i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Mishin e viçit e presim në copa të vogla dhe e ziejmë me pak kripë. Qepën e grirë imët e kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Më pas shtojmë copëzat e mishit, salcën e domates, gjizën dhe erëzat. I lëmë të marrin pak valë dhe në fund shtojmë miellin e misrit. E lemë për 5 minuta dhe më pas e kalojmë gatimin në një tavë dheu të cilën e kemi nxehur më parë në furrë. E lëmë tavën e dheut në furrë aq minuta sa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë të artë dhe të ketë dalë yndyra sipër.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv