-
VIDEO
Ëmbëlsira e famshme turke 'Kemal Pasha' me miell misri dhe sherbet nga zonja Albana
Ëmbëlsirë me miell misri dhe sherbet
Përbërësit:
- 1 vezë
- 100 ml vaj
- 100 ml kos
- 1 gotë miell misri
- 1/2 gotë miell orizi
- 1 gotë miell gruri
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 800 gr sheqer
- 800 ml ujë
Përgatitja:
Në një enë përziejmë vezën me vajin dhe kosin. Më pas shtojmë miellin e misrit, miellin e orizit, miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. E punojmë brumin mirë duke e ngjeshur me duar. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim topthat e brumit të vogla si gurabije. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 18-20 minuta.
Ndërkohë përgatisim sherbetin me 800 gr sheqer dhe 800 ml ujë. E përziejmë derisa sheqeri të tretet dhe e lemë të marrë valë dhe të trashet. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak vanilje për aromë. Pasi topthat të jenë pjekur, ashtu të nxehta i sherbetosim direkt me sherbetin e nxehtë.
-
VIDEO
Petulla me hirrë dhe kos nga zonja Albana
Petulla me hirrë dhe kos
Përbërësit:
- 200 ml hirrë
- 200 ml kos
- 1 vezë
- 10 gr maja buke e thatë
- 1 lç sheqer
- 1 e 1/2 lk kripë
- 600-700 gr miell
Përgatitja:
Në një tas të madh përziejmë mirë hirrën me kosin dhe vezën. Më pas shtojmë majanë, sheqerin, kripën dhe miellin. E përziejmë mirë brumin e petullave dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas hapim me brumin një petë të trashë të cilën e presim në katrore të mëdha. Nxehim vajin shumë dhe skuqim petullat për pak minuta nga të dy anët.
-
VIDEO
Pulë e marinuar me birrë me patate në furrë nga zonja Albana
Pulë e marinuar me birrë me patate në furrë
Përbërësit:
- 1 pulë
- 1 birrë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 degë rozmarine
- 1.5 kg patate
- Vaj ulliri
- Piper i kuq i ëmbël dhe pikant
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pastrojmë pulën duke larguar qafën dhe fundoret e këmbëve. Në një tas vendosim piper kokërr, rozmarinë dhe kripë të trashë. I shtypim në havan duke shtuar dhe piper të kuq. Pulën e spërkasim me vaj ulliri dhe më pas e marinojmë mirë me erëzat brenda dhe jashtë. Kutinë e birrës pasi e hapim e mbështjellim me letër alumini dhe e vendosim poshtë pulës në një tavë. Në blender vendosim dy thelpinj hudhër dhe pak vaj ulliri. Vendosim në tavë patatet e prera, i marinojmë me vajin e aromatizuar me hudhër dhe kripë të trashë. Bëjmë dhe një spërkatje me piper të zi dhe e vendosim tavën me pulë dhe patate në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 1 orë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 1 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga "pasaportat e arta" fusin në sherr Shqipërinë me BE-në te Këlliçi e pranon se Berisha nuk na sjell dot në pushtet e deri tek Kosova dhe perëndimi.
-
VIDEO
Skenarët e krizës në veri të Kosovës (31 maj 2023)
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar për të tretën ditë radhazi. Veprimi i policisë së Kosovës, e cila futi me forcë kryetarët e rinj të komunave në veri, provokoi këto tensione, ndërsa reagime të forta kanë ardhur nga ndërkombëtarët.
-
VIDEO
Situata në veri të Kosovës, Çollaku në ‘Repolitix’: Kurti kishte frikë se ndërkombëtarët do ta detyronin të pranonte asociacionin sipas kërkesave të Serbisë
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar për të tretën ditë radhazi. Veprimi i policisë së Kosovës, e cila futi me forcë kryetarët e rinj të komunave në veri, provokoi këto tensione, ndërsa reagime të forta kanë ardhur nga ndërkombëtarët.
-
VIDEO
“Moda e Mentorëve”? KUJDES! Nga një mentor i gabuar mund të humbisni veten (31 maj 2023)
Jetojmë në nje shoqëri të vrullshme, ku konkurenca është prezente në çdo fushë, ku kohët ndryshojnë e na perballin me sfida të reja. E jo vetëm sfida por edhe terma të rinj që më parë nuk njiheshin e as praktikoheshin. Sa here ju ka ndodhur të degjoni për “mentor”, “coach”, “udhëheqës” etj? Sa here ju ka ndodhur të lexoni këshilla të tipit: “5 mënyra se si të beheni të pasur” apo “Ja si të keni sukses në biznes”? Me siguri shume shpesh… Si çdo risi edhe kjo për vendin tonë shpesh haset me mungesë informacioni, me njerëz që jo gjithmonë janë të duhurit për të na orinetuar drejt shtigjeve të duhura. Në “Esencë” u diskutua pikërisht për ketë me dy të ftuarat: Arjeta Dhima, aktore dhe trajnere e të folurit në publik, dhe Dr. Fleura Shkëmbi, hipnoterapiste dhe psikologe e njohur.
-
VIDEO
Berberi nga Tirana lë pa fjalë: Realizon portretet e VIP-ave në flokë (31 maj 2023)
Prej 8 vitesh e shoqeron e njëjta rutine Punon 12 ore si berber Nuk eshte i vetmi ne familje qe ka zgjedhur kete zanat Komunikimi dhe portretet ne floke jane pika e tij me e forte Por cilat jane veshtiresite qe po përballet cdo dite? Nje nga ne prezanton: Dita e nje berberi ne Tirane Sot ora 20:00
-
VIDEO
Lë vajzat e vogla tek dera e babait pasi e vjedh, 33-vjeçarja largohet me të dashurin (31 maj 2023)
Dy vajzat e mitura i braktisi në vitin 2015, ditën që vendosi të largohej papritur. 33- vjecarja Suela Gjona kishte shkuar në shtëpinë e prindërve dhe në dhomën e kunatës kishte marr të gjitha bizhuteritë me vlerë. Historia e zhdukjes së Suelës mbetet e veshur me mister. Ajo ishte martuar prej vitit 2008 në fshatin Podgorie të Korçës me Nelsi Poçka. 5 vite më pas, i shoqi i zbulon tradhëtinë dhe e dëbon nga banesa. Ajo u strehua për 6 muaj tek prindërit e saj, për t'u rikthyer me bashkëshortin në Vlorë, në një shtëpi të marr me qira. Me kthimin e saj në shtëpi dukej se marrëdhënia mes tyre ishte drejt përmirësimit, deri më 27 qershor të vitit 2015, kur pasi lë 2 vajzat tek prindërit duke u thënë se do të kthehej, Suela ikën pa dhënë shume sqarime. Kaluan dy vite nga ai moment dhe vajzat e mitura qëndruan me gjyshërit. Pas divorcit të ciftit në vitin 2017, gjykata i lë kujdestarinë babait, i cili aktualisht kujdeset për to. Edhe pse i ndarë ligjërisht nga vajza e tyre, Nelsi nuk i ka ndaluar kurrë të bijat të shkojnë tëk gjyshërit, të cilët nuk dinë cfarë përgjigje t'u japin kur ato kërkojnë nënën e tyrs. Dyshimet nga familjarët mbeten tek një lidhje dashurie e mundshme që sipas tyre ka shtyrë Suelën të marr këtë vendim, për të mos u bërë e gjallë për afro 8 vite me radhë.
-
VIDEO
Disfata ndodhi, opozita a ka shanse për ringritje? (31 maj 2023)
Në një bashkëbisedim me gazetarin e Report Tv, Denis Minga dhe me deputetin e PD-së, Lefter Gështenja, sipas Vangjelit, situata e politikës në Shqipëri do vijojë të jetë problematike, pasi i përngjan një shoë si Big Brotheri, por nëse ky i fundit e ka një fund, politika shqiptare ‘fle’ në të njëjtin shtrat duke manipuluar masën se fati i tyre është i njëjtë me ta.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, Starova në Report Tv: Albini është gabim, cenon marrëdhëniet me SHBA! Pedagogu: Vuçiç më superior politikisht se Kurti
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Për këtë situatë të nxehtë, duket se të gjithë janë në front për të kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin
-
VIDEO
Situata në veri të Kosovës, analisti Vangjeli: Jopatriotike çdo tentativë për të ngrohur duart në Tiranë nga zjarri në veri! Harrohet siguria, detaji që e kujtuan raketat në Kiev
Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar situatën në veri të Kosovës dhe deklaratat që vijnë nga Shqipëria duke e cilësuar jo patriotike “çdo tentativë për të ngrohur duart në Tiranë nga zjarri në veri”.
Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli thotë se është shumë e rëndësishme siguria që ndikon në sigurinë e vendit.