-
VIDEO
Ishte duke peshkuar, mbytet 17-vjeçari në lumin Mat! Kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës
Një 17-vjeçar është mbytur në vendin e quajtur ‘Ura e Zogut’ në lumin Mat. Në vendngjarje aktualisht janë shërbimet policore. Nevojitet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Maj 2023 – Receta / Historia e pilotit shqiptar / A ekzistojnë alienët?
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Spageti me rikota, kaperi dhe limon / Pulë me kos dhe hudhra / Supë me miell misri.
Të jetosh mes tokës dhe qiellit, historia e bukur e kapitenit shqiptar Alban Biçaku që piloton në Arabinë Saudite. Në skype nga Suedia për “Rreze Dielli” ai rrëfen jetën e një piloti dhe sakrificat e këtij profesioni… Alban Biçaku, sot është 38 vjeç por liçensën e parë për Private Pilote e ka marrë që në moshën 17 vjeçare. Pasioni i tij ishte fluturimi në ajër, ndaj dhe diplomohet në degën e ‘Aeronautical Engineering’ në Suedi. Më pas vazhdon studimet në Oxford Aviation Academy për fluturime civile në avionët e udhëtimeve. Prej vitit 2014 ai vazhdon karrierën në FlyNas në Kryeqytetin e Arabisë Saudite, ku mban pozicionin e kapitenit. Si është jeta e një piloti që profesionin e ushtron në qiell, adrenalina që provon por dhe vështirësitë që ka ky profesion na i rrëfen Alban Biçaku.
A ekzistojnë alienët? A kanë zbritur UFO-t në Roskovec siç pretendon fotografi Alim Çepele? Flasim në studio për shkrimin viral nga Daily Mail se alienët mund të kontaktojnë Tokën deri në vitin 2029? Sa të vërteta janë këto teori? Nëse alienët ekzistojnë, falë teknologjisë së komunikacionit që ne përdorim sot, nuk do e kenë të vështirë të na gjejnë…Kështu nis një artikull i publikuar dy javë më parë në gazetën e njohur britanike “The Daily Mail”. Kjo për shkak sepse sipas ekspertëve, qytetërimet jashtëtokësore mund të përdorin antenat dhe teknologjinë tonë celulare, numri i të cilave është rritur ndjeshëm gjatë 30 viteve të fundit. Më pas vijnë sinjalet e Radiove dhe TV-ve, për të kaluar tek transmetimet e radareve ushtarak, thekson gazeta e njohur britanike, duke shtuar se çdo antenë valore lëshon një sinjal radio me fuqi prej 100-200 Vat, që barazohet me një rrjedhje totale të valëve prej katër gigavatësh. Sipas studiuesve kjo do të thotë se nëse alienët do të kishin një radio teleskop të fuqishëm, atëherë ata mund të zbulojnë aktivitetin tonë 4G… Teori konspirative ose jo, fakt është se lajmi i publikuar në rrjetet sociale, ka marrë me mijëra pëlqime, shpërndarje dhe komente nga e gjithë bota. Po çfarë mendimi kanë për këtë studiuesi i okultit Jofiel Koço si dhe fotografi Alim Çepele, i cili pretendon se ka fotografuar zbritje të UFO-ve në Roskovec.
-
VIDEO
Analiza e PD në Kontrast, Vangjeli: Opozitë pa tingull, Basha kërkon të jetë thjesht boria e timonit të Ramës! Gëshenja: Kemi nevojë për frymë të re
Në një bashkëbisedim me gazetarin e Report Tv, Denis Minga dhe me deputetin e PD-së, Lefter Gështenja, sipas Vangjelit, situata e politikës në Shqipëri do vijojë të jetë problematike, pasi i përngjan një shoë si Big Brotheri, por nëse ky i fundit e ka një fund, politika shqiptare ‘fle’ në të njëjtin shtrat duke manipuluar masën se fati i tyre është i njëjtë me ta.
-
VIDEO
A kanë zbritur UFO-t në Roskovec? Nga dëshmia e fotografit Çepele te shkrimi i Daily Mail për alienët
A ekzistojnë alienët? A kanë zbritur UFO-t në Roskovec siç pretendon fotografi Alim Çepele? Flasim në studio për shkrimin viral nga Daily Mail se alienët mund të kontaktojnë Tokën deri në vitin 2029? Sa të vërteta janë këto teori?
Nëse alienët ekzistojnë, falë teknologjisë së komunikacionit që ne përdorim sot, nuk do e kenë të vështirë të na gjejnë…Kështu nis një artikull i publikuar dy javë më parë në gazetën e njohur britanike “The Daily Mail”. Kjo për shkak sepse sipas ekspertëve, qytetërimet jashtëtokësore mund të përdorin antenat dhe teknologjinë tonë celulare, numri i të cilave është rritur ndjeshëm gjatë 30 viteve të fundit. Më pas vijnë sinjalet e Radiove dhe TV-ve, për të kaluar tek transmetimet e radareve ushtarak, thekson gazeta e njohur britanike, duke shtuar se çdo antenë valore lëshon një sinjal radio me fuqi prej 100-200 Vat, që barazohet me një rrjedhje totale të valëve prej katër gigavatësh. Sipas studiuesve kjo do të thotë se nëse alienët do të kishin një radio teleskop të fuqishëm, atëherë ata mund të zbulojnë aktivitetin tonë 4G…
Teori konspirative ose jo, fakt është se lajmi i publikuar në rrjetet sociale, ka marrë me mijëra pëlqime, shpërndarje dhe komente nga e gjithë bota. Po çfarë mendimi kanë për këtë studiuesi i okultit Jofiel Koço si dhe fotografi Alim Çepele, i cili pretendon se ka fotografuar zbritje të UFO-ve në Roskovec.
-
VIDEO
‘Të jetosh mes tokës dhe qiellit’ rrëfehet kapiteni që piloton që 17 vjeç, numëron mbi 5000 fluturime
Të jetosh mes tokës dhe qiellit, historia e bukur e kapitenit shqiptar Alban Biçaku që piloton në Arabinë Saudite. Në skype nga Suedia për “Rreze Dielli” ai rrëfen jetën e një piloti dhe sakrificat e këtij profesioni…
Alban Biçaku, sot është 38 vjeç por liçensën e parë për Private Pilote e ka marrë që në moshën 17 vjeçare. Pasioni i tij ishte fluturimi në ajër, ndaj dhe diplomohet në degën e ‘Aeronautical Engineering’ në Suedi. Më pas vazhdon studimet në Oxford Aviation Academy për fluturime civile në avionët e udhëtimeve. Prej vitit 2014 ai vazhdon karrierën në FlyNas që gjendet në Kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyad ku mban pozicionin e kapitenit.
Si është jeta e një piloti që profesionin e ushtron në qiell, adrenalina që provon por dhe vështirësitë që ka ky profesion, momentet më të bukura por dhe më të vështirat na i rrëfen nëpërmjet historisë së tij personale Alban Biçaku.
-
VIDEO
Supë me miell misri, e shijshme dhe me pak kosto nga zonja Albana
Supë me miell misri
Përbërësit:
- 2 lugë miell misri
- 2 lugë vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhre
- 1 majë luge spec i kuq
- 2 lugë ajkë
- Majdanoz i grirë hollë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në vaj të nxehtë hedhim miellin e misrit dhe në temperaturë të ulët e kaurdisim duke e përzier vazhdimisht. Pasi mielli të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë një majë luge spec të kuq pluhur dhe hudhrat e shtypura. E trazojmë 2-3 herë dhe më pas shtojmë 4 filxhanë ujë të nxehtë. E përziejmë mirë, vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë për 20 minuta. Në fund hedhim majdanozin e grirë imët dhe ajkën e holluar me pak ujë. E lëmë 2 minuta të marrë valë, e largojmë nga zjarri dhe e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.
-
VIDEO
Pulë me kos dhe hudhra nga zonja Albana
Pulë me kos dhe hudhra
Përbërësit:
- 1 pulë
- 300 ml kos
- 5-6 thelpinj hudhra
- 1 lgj uthull molle
- 1 tufë qepë të njoma
- 3-4 hudhra të njoma
- 1 lgj gjalpë
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Bimë aromatike sipas dëshirës
Përgatitja:
Pasi pulën e kemi larë dhe ndarë në racione e spërkasim me kripë dhe piper. Tek kosi shtojmë pak kripë dhe marinojmë racionet e pulës. Lyejmë një tavë me vaj ulliri, vendosim racionet e pulës, dhe tek pjesa e mbetur e kosit shtojmë qepët e njoma dhe hudhrat e njoma të grira imët duke e zbutur dhe me pak vaj ulliri. Këtë masë e shtojmë sipër mishit të pulës. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për 45 minuta.
-
VIDEO
Spageti me rikota, kaperi dhe limon nga zonja Albana
Spageti me rikota, kaperi dhe limon
Përbërësit:
- 300 gr spageti
- 200 gr rikota
- 50 gr kaperi
- Lëkura e 1/2 limoni
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat spageti të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë.
Kur spagetit të jenë gati, i kullojmë dhe i lëmë të ftohen në një enë me ujë dhe akull. Marrim një gotë mikseri dhe në të vendosim gjizën /rikotën, kaperin dhe lëkurën e limonit. Përziejmë të gjithë përbërësit me një blender dhe hedhim ngadalë vajin e ullirit ekstra të virgjër. Pasi makaronat të jenë ftohur i kullojmë dhe i përziejmë me rikotën që sapo kemi përgatitur, pak kripë dhe piper të freskët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 31 maj 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Albin,je gabim te KLSH thotë se institucionet I shkaktojnë 811 mln Euro dëm buxhetit të shteti e deri tek sa real është rikthimi I Lulzim Bashës?
-
VIDEO
Kosova, kriza në veri, a po e dëmton raportin me SHBA? (30 maj 2023)
Përplasjet në veri të Kosovës mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it ishte në qendër të diskutimeve në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ish-deputeti Azgan Haklaj, u shpreh se mijëra ushtarë të Wagner kanë hyrë në Kosovë, ndërsa shtoi se situata është mjaft dramatike
-
VIDEO
Hoqën dorë nga fama, ekrani apo skena?Personazhet që kanë ndryshuar profesionet e tyre (30 maj 2023)
Disa e kane mbajtur fort famën duke mos hequr dorë prej saj edhe pse kohët kanë ndryshuar dhe pothuajse ne çdo lloj profesioni gjërat nuk janë më njësoj. Ndersa disa të tjerë kanë zgjedhur të shkeputen plotësisht ose të bëjne profesione të tjera të cilat i kanë dhënë tjetër drejtim jetës së tyre. Sonte në “Esencë” ndajnë momentet e bukura të shkelqimit të skenës e ekranit tre të ftuar. Joana Smakaj, Sony I “The Dreams” dhe ish spikerja Rudina koromani.
-
VIDEO
Plas debati në Repolitix, Azgan Haklaj përplaset me Arben Skënderin: Ti je legen zagar!
Debati për rikthimin e Lulzim Bashës në politikën aktive të Partisë Demokratike, solli përplasje të ashpra në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ish-deputeti Agzan Haklaj është përplasur verbalisht me ish-deputetin Arben Skëndëri.