Ëmbëlsira e famshme turke 'Kemal Pasha' me miell misri dhe sherbet nga zonja Albana

1 Qershor 2023, 11:46

Ëmbëlsirë me miell misri dhe sherbet

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 100 ml vaj
  • 100 ml kos
  • 1 gotë miell misri
  • 1/2 gotë miell orizi
  • 1 gotë miell gruri
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 800 gr sheqer
  • 800 ml ujë

Përgatitja:

Në një enë përziejmë vezën me vajin dhe kosin. Më pas shtojmë miellin e misrit, miellin e orizit, miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. E punojmë brumin mirë duke e ngjeshur me duar. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim topthat e brumit të vogla si gurabije. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 18-20 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin me 800 gr sheqer dhe 800 ml ujë. E përziejmë derisa sheqeri të tretet dhe e lemë të marrë valë dhe të trashet. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak vanilje për aromë. Pasi topthat të jenë pjekur, ashtu të nxehta i sherbetosim direkt me sherbetin e nxehtë.