Pulë e marinuar me birrë me patate në furrë nga zonja Albana

1 Qershor 2023, 11:35

Pulë e marinuar me birrë me patate në furrë

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 1 birrë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 degë rozmarine
  • 1.5 kg patate
  • Vaj ulliri
  • Piper i kuq i ëmbël dhe pikant
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Pastrojmë pulën duke larguar qafën dhe fundoret e këmbëve. Në një tas vendosim piper kokërr, rozmarinë dhe kripë të trashë. I shtypim në havan duke shtuar dhe piper të kuq. Pulën e spërkasim me vaj ulliri dhe më pas e marinojmë mirë me erëzat brenda dhe jashtë. Kutinë e birrës pasi e hapim e mbështjellim me letër alumini dhe e vendosim poshtë pulës në një tavë. Në blender vendosim dy thelpinj hudhër dhe pak vaj ulliri. Vendosim në tavë patatet e prera, i marinojmë me vajin e aromatizuar me hudhër dhe kripë të trashë. Bëjmë dhe një spërkatje me piper të zi dhe e vendosim tavën me pulë dhe patate në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 1 orë.