• VIDEO

    Prag lufte në Kosovë?! (29 maj 2023)

    Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan ditën e sotme, pasi protestuesit serbë u përplasën me trupat e KFOR-it për të penguar hyrjen e kryetarëve shqiptarë. Politologu Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv tha se rënia e flamurit në komunat në veri të Kosovës do të sjellë edhe rënien në Prishtinë

  • VIDEO

    Përplasjet në veri të Kosovës, Spahiu: Nëse bie flamuri në Sveçan, bie edhe në Prishtinë! Islami: Komunat s’mund të lihen pa qeverisje! Çollaku: Përpjekje e Rusisë për të destabilizuar rajonin

    Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan ditën e sotme, pasi protestuesit serbë u përplasën me trupat e KFOR-it për të penguar hyrjen e kryetarëve shqiptarë. Politologu Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv tha se rënia e flamurit në komunat në veri të Kosovës do të sjellë edhe rënien në Prishtinë

  • VIDEO

    Pikë të barabarta me Tiranën, Partizani kampion i Superligës për herë të 17-të në histori! Bylisi bie nga kategoria, Vllaznia në Evropë

    Partizani është kampioni i Superligës për sezonin 2022-23. Djemtë e Colellës zbresin nga froni Tiranën, duke i "marrë kurorën" bardhebluve.

    • VIDEO

      14 maji, Murrizi në Report Tv: Të kishim dalë pa Metën do të kishim marrë 100 mijë vota më shumë! Berisha të krijojë një parti të re

      Myslim Murrizi anëtar i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit është i mendimit se në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha do të kishte dalë më mirë në zgjedhje nëse nuk do të ishin në koalicion me Ilir Metën. Sipas Murrizit, të kishin dalë në zgjedhje pa Metën ato do të mund të marrë 100 mijë vota më shumë

    • VIDEO

      Gjendet i vrarë vlonjati/Nëna shpërthen në lot:E vranë për 5 €,trupin e mbuluan me hashash (29 maj 2023)

      Mediat spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë, shkak i së cilës është bërë sherri për 5 euro, por që i ka marrë jetën të riut. Mësohet se viktima është identifikuar si Artjol Ramaj, i denoncuar nga familjarët në ‘Pa Gjurmë’ si i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti. Kanë qenë vetë familjarët që kanë njoftuar në redaksinë e ‘Pa Gjurmë’ se si u njoftuan nga policia dhe se si u zbulua që bëhet fjalë për Artjolin e tyre. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj në një lidhje telefonike për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, mes lotësh tregoi se si e mësoi lajmin dhe më pas telefonoi në redaksinë e televizionit tonë. "Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai Është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur", tha Valentina e tronditur. Por si ndodhi ngjarja? Arjol Ramaj dhe 52-vjeçari spanjoll punonin në një plantacion marijuhane në Can Fornac,a ndërsa ky i fundit akuzonte të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Konflikti mes tyre u përshkallëzua derisa dyshohet se spanjolli e ka goditur me çekiç në kokë Artjolin ndërsa ky I fundit ishte në gjumë, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen. 52-vjeçari ka zhvendosur trupin e pajetë duke e fshehur më pas atë në pyll. Më vonë, më 17 prill, falë nuhatjes së qenit, u gjetën rrobat e viktimës dhe një thikë. Pasi policia konfirmoi se shenjat e gjakut të gjetura në plantacion dhe rrobat e gjetura në pyll i përkisnin viktimës, më 8 maj u arrestua autori i këtij krimi, 52-vjeçari spanjoll.

    • VIDEO

      Ikje-ardhje e Bashës, zgjidhje apo kaos? (29 maj 2023)

      Agron Gjekmarkaj nuk e mbështet rikthimin e Lulzim Bashës pas disfatës të opozitës në zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në Report Tv, deputeti demokrat thotë se Basha së bashku me Sali Berishën duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që të rikonceptohet PD. Sipas Gjekmarkajt, asnjëri prej tyre nuk sjell alternativë për shqiptarët dhe këtë e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve.

    • VIDEO

      U denoncua i zhdukur në ‘Pa Gjurmë’, 29-vjeçari u gjet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende s'e besoj, u verifikua nga ADN

      Mediat spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë, shkak i së cilës është bërë sherri për 5 euro, por që i ka marrë jetën të riut. Mësohet se viktima është identifikuar si Artjol Ramaj, i denoncuar nga familjarët në ‘Pa Gjurmë’ si i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Maj 2023 – Receta tradite / Horoskopi për muajin Qershor / Mjalti, shëruesi magjik

        Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Perime të kaurdisura me mish të grirë / Speca në ajkë me djathë.

        Në rubrikën “Parashikimi i yjeve”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Qershor për 12 shenjat e zodiakut. Do të jetë një muaj i begatë me plot surpriza në fushën e biznesit, do të kemi ndryshime të mëdha në fushën shpirtërore, është një muaj mjaft favorizues në zgjidhjen e problemeve në çift. Eshtë një muaj që kërkon vendosmëri, kërkon punë, kërkon drejtësi dhe na e jep në kohën e duhur që ne e kërkojmë. Gjithashtu mbyllen çështje ligjore një herë e mirë, është ky muaj që ju jep të drejtën e fitores në punë dhe në karrierë. Ndikimi planetar do të japë shumë mundësi në plotësimin e dëshirave si në aspektin profesional ashtu dhe në atë familjar. Shenjat më të favorizuara të muajit Qershor, sipas astrologut Jorgo Pulla janë Dashi, Gaforrja, Bricjapi dhe Luani.

        Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në një nga produktet me shumë vlera të mëdha shëndetësore, mjalti. Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm’. Po si duhet të përdoret mjalti pa humbur vlerat e tij ushqyese? Cilat janë disa nga gabimet që shpesh herë bëjnë konsumatorët? A duhet t’i jepet fëmijëve të vegjël mjaltë, në cilën moshë rekomandohet të fillohet përdorimi i mjaltit? Gjithashtu specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregoi disa nga sëmundjet në të cilat mjalti bashkuar me bimë të tjera mjekësore ndihmon në trajtimin dhe kurimin e tyre.  

      • VIDEO

        Ikja-ardhja e Bashës, Gjekmarkaj: Të mos bëhet personazh memesh, të bëjë hap pas bashkë me Berishën! Vangjeli: Të dy ngrenë piedestalin e Ramës

        Agron Gjekmarkaj nuk e mbështet rikthimin e Lulzim Bashës pas disfatës të opozitës në zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në Report Tv, deputeti demokrat thotë se Basha së bashku me Sali Berishën duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që të rikonceptohet PD. Sipas Gjekmarkajt, asnjëri prej tyre nuk sjell alternativë për shqiptarët dhe këtë e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve.

      • VIDEO

        Mjalti, shëruesi i madh! Si të përdoret pa humbur vlerat dhe 20 sëmundjet që kurohen prej tij

        Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në një nga produktet me shumë vlera të mëdha shëndetësore, mjalti. Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm’.

        Po si duhet të përdoret mjalti pa humbur vlerat e tij ushqyese? Cilat janë disa nga gabimet që shpesh herë bëjnë konsumatorët? A duhet t'i jepet fëmijëve të vegjël mjaltë, në cilën moshë rekomandohet të fillohet përdorimi i mjaltit?

        Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregoi disa nga sëmundjet në të cilat mjalti bashkuar me bimë të tjera mjekësore ndihmon në trajtimin dhe kurimin e tyre.

      • VIDEO

        ‘Një muaj i begatë, plot surpriza’, Parashikimi i horoskopit për muajin Qershor nga astrologu Jorgo Pulla

        Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Qershor për 12 shenjat e zodiakut.

        Do të jetë një muaj i begatë me plot surpriza në fushën e biznesit, do të kemi ndryshime të mëdha në fushën shpirtërore, është një muaj mjaft favorizues në zgjidhjen e problemeve në çift. Eshtë një muaj që kërkon vendosmëri, kërkon punë, kërkon drejtësi dhe na e jep në kohën e duhur që ne e kërkojmë. Gjithashtu mbyllen çështje ligjore një herë e mirë, është ky muaj që ju jep të drejtën e fitores në punë dhe në karrierë. Ndikimi planetar do të japë shumë mundësi në plotësimin e dëshirave si në aspektin profesional ashtu dhe në atë familjar.

        Shenjat më të favorizuara të muajit Qershor, sipas astrologut Jorgo Pulla janë Dashi, Gaforrja, Bricjapi dhe Luani.

      • VIDEO

        Speca në ajkë me djathë nga zonja Albana

        Speca në ajkë me djathë

        Përbërësit:

        • 6-7 speca
        • 200 gr ajkë
        • 100 gr djathë i thërrmuar
        • 1 tufë majdanoz
        • 4 thelpinj hudhër
        • Vaj ulliri
        • Gjalpë

        Përgatitja:

        Skuqim specat me pak vaj ulliri dhe i lemë të ftohen. Në një tigan vendosim 3-4 lugë nga vaji që skuqëm specat, ajkën dhe djathin e thërrmuar. I përziejmë mirë dhe i lemë të marrin valë derisa ajka të mpikset mirë. Shtojmë tek ajka specat dhe i spërkasim me pak majdanoz dhe piper.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv