• VIDEO

    Situata në Kosovë, deputeti Deliu: Vuçiç po viktimizohet në arenën ndërkombëtare! Harxhi: Mund të shmangej! Qori: Ka shumë tension

    Situata në Kosovë ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv. Deputeti socialist, Denis Deliu duke komentuar situatën, tha se pas zgjedhjeve në veri, kryeministri Albin Kurti kishte plotësisht të drejtë që të siguronte që kryetarët e rinj të katër komunave të nisin punën.

  • VIDEO

    Tensionet në veri, Kreu i Zubin Potokut për ‘Pa Protokoll’: Nuk e jap dorëheqjen, s’kam pse e bëj! Zgjedhjet e reja do përkeqësonin situatën

    Kryebashkiaku i ri i komunës Zubin Patok, Izmir Zeqiri tha për Report Tv se nuk do ta japë dorëheqjen, nga detyra, ndonëse presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi mundësinë për zgjedhje të reja. 

  • VIDEO

    Këshilltarja e TOB: Sopranoja italiane Ana Pirozzi do vijë për Master Class në Tiranë, pa pagesë për të rinjtë

    Sopranoja e njohur italiane, Ana Pirozzi do të jetë në Tiranë për një master class falas për të rinjtë. Këtë e bëri me dije këshilltarja e Teatrit të Operas dhe Baletit, Ana Gjoka, e cila në një intervistë për Report Tv.

  • VIDEO

    Berisha tentativa bashkimi me Bardhin e Tabakun, Karaj: Shkak se janë grupe interesi! Haklaj: Do të marrë vulën, ujërat i trazoi Basha

    Sali Berisha duket se po bën lëvizje drejt ribashkimit të PD dhe e ka nisur nga Jorida Tabaku e Gazment Bardhi, të cilët i konsideron si vlerë kur vetëm pak muaj më parë i quante të shitur te Rama. Avokati Leonard Karaj thotë se ky veprim i Berishës vjen për shkak se janë grupe interesi. Ish deputeti Azgan Haklaj thotë se e bën vetëm për të marrë vulën.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Qershor 2023 – Receta / Nutricionisti Altin Joka ‘Detoksifikimi i trupit’

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Cheesecake me luleshtrydhe / Hirrëtor me miell misri / Çorvë e Çamërisë.  

    Me nutricionistin Altin Joka flasim për detoksifikimin e trupit, llojet, cilat janë shenjat për të kuptuar nëse kemi vërtetë nevojë për detoks dhe mënyrat më të efektshme për të eleminuar toksinat nga organet…

    Po çfarë është detoksifikimi i trupit, përse kryhet, cila është baza shkencore për pretendimin e detoksifikimit të trupit? Kush ka nevojë për detoks, disa shenja paralajmëruese që trupi na jep? Cilat janë substancat apo toksinat kryesore që trupi pretendon të largojë përmes detoksifikimit, si identifikohen ato dhe cili është ndikimi i tyre në shëndetin tonë? A ka faza për detoksifikim, dhe sa kohë i nevojitet një organi për t’u detoksifikuar? Gjatë këtij procesi çfarë duhet të eleminojmë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, i cili rekomandoi 7 lloje detoksi për pastrimin e mëlçisë, 5 lloje dekoksi për trurin, 4 detokse për eleminimin e parazitëve si dhe detoks për pastrimin e zorrëve.

  • VIDEO

    Lirimi me kusht i Tahirit, avokatët në Report Tv: Vendim i drejtë por i vonuar, politizohet! Beqiri për Berishën: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg

    Lirimi me kusht i Saimir Tahirit duhet të ishte bërë më herët. Ky ka qenë konkluzioni i avokatit Idajet Beqiri në Report Tv. I pyetur nga gazetarja, Besmira Pelushaj Beqiri tha se Gjykata ka dhënë një vendim të drejtë por të vonuar për shkak të politizimit të çështjes.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e 14 majit, Tabaku: Të mbajmë përgjegjësitë tona! Duhet reflektim nga deputetët e PD-së! Mosrritja e pagave, paaftësi e qeverisë

    Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku,e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv u shpreh se gjithsecili në PD duhet të shohë rezultatin e 14 majit dhe të shohë përgjegjësinë tek vetja. E pyetur nëse do të marrë postin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se këtë do të vendosë kryesia, e se për të rëndësi ka e mira e përgjithshme e PD-së

  • VIDEO

    Altin Joka: Si të pastroni trupin nga toksinat, shenjat që tregojnë se keni nevojë për detoksifikim

    Me nutricionistin Altin Joka flasim për detoksifikimin e trupit, llojet, cilat janë shenjat për të kuptuar nëse kemi vërtetë nevojë për detoks dhe mënyrat më të efektshme për të eleminuar toksinat nga organet…

    Po çfarë është detoksifikimi i trupit, përse kryhet, cila është baza shkencore për pretendimin e detoksifikimit të trupit? Kush ka nevojë për detoks, disa shenja paralajmëruese që trupi na jep? Cilat janë substancat apo toksinat kryesore që trupi pretendon të largojë përmes detoksifikimit, si identifikohen ato dhe cili është ndikimi i tyre në shëndetin tonë? A ka faza për detoksifikim, dhe sa kohë i nevojitet një organi për t’u detoksifikuar? Gjatë këtij procesi çfarë duhet të eleminojmë?

    Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, i cili rekomandoi 7 lloje detoksi për pastrimin e mëlçisë, 5 lloje dekoksi për trurin, 4 detokse për eleminimin e parazitëve si dhe detoks për pastrimin e zorrëve.

  • VIDEO

    Çorvë e Çamërisë, supë me mish nga zonja Albana

    Çorvë e Çamërisë

    Përbërësit:

    • 500 gr mish viçi tul
    • 1 filxhan kafeje oriz
    • 3 lgj gjalpë të tretur
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 2 të verdha veze
    • 1 kokërr limon
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper i zi  

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim mishin në tenxhere të ziejë. Pasi të ketë marrë valë, heqim shkumën. Shtojmë kripën dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë. E nxjerrim nga tenxherja mishin e zier tashmë, e lëmë të ftohet dhe e ndajmë në copa shumë të vogla. Më pas në tenxhere hedhim sërish mishin e copëtuar si dhe orizin e pastruar e larë më parë. I lëmë të ziejnë së bashku edhe për gjysmë ore. E heqim nga zjarri.

    Në një enë porcelani hedhim të verdhat e vezëve, i rrahim mirë duke shtuar lëngun i një limoni. Hedhim më pas gjalpin e tretur në pak vaj ulliri dhe i përziejmë duke i rrahur fort. Shtojmë një lugë gjelle nga lëngu i supës që ka filluar të ftohet pakëz. Këtë masë e shtojmë në gatim dhe në fund rregullojmë shijen me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Hirrëtor me miell misri nga zonja Albana

    Hirrëtor me miell misri

    Përbërësit:

    • 1 litër hirrë
    • 1 e ½ filxhan çaji miell misri
    • Pak qumësht
    • Gjalpë
    • Kripë

    Përgatitja:

    Nga hirra e djathit përgatitet hirrëtor shumë i mirë. Hirrën e blejmë të gatshme ose mund të zihet duke i shtuar dhe pak qumësht, pastaj hiqet nga zjarri. Në tavë hedhim miellin e misrit të situr mirë, sipër hirrën me gjizën e krijuar, e përziejmë. Rregullojmë shijen me kripë, hedhim gjalpin dhe e lëmë të piqet sa të mpikset dhe të krijojë një ngjyrë të bukur.

  • VIDEO

    Cheesecake me luleshtrydhe nga zonja Albana

    Cheesecake me luleshtrydhe

    Përbërësit:

    • 250 gr luleshtrydhe
    • 240 gr biskota
    • 40 gr sheqer kaf
    • 120 gr gjalpë
    • 1 fletë xhelatine
    • 130 ml pana ​​të freskët
    • 120 gr krem djathi
    • 150 gr kos me pak yndyrë
    • 80 gr sheqer pluhur
    • 1 lime / limon
    • 80 gr mjaltë

    Përgatitja:

    Për bazën e ëmbëlsirës, përziejmë biskotat së bashku me sheqerin kaf derisa të përftojmë një pluhur. Shtojmë gjalpin e shkrirë, e përziejmë me lugë dhe e kalojmë në një tavë të sheshtë ëmbëlsirash duke e formuar mirë me anën e pasme të dorës.

    Vendosim fletën e xhelatinës në një tas me ujë të temperaturës se ambjentit. Ngrohim 70 ml krem pana ​​të freskët në një tenxhere. Kur kremi të jetë i nxehtë, shtojmë fletët e xhelatinës që të shkrihen. Ndërkohë në një enë të madhe përziejmë kremin e djathit me kosin, sheqerin pluhur, pjesën tjetër të panës, mjaltin dhe lëkurën e limonit. I përziejmë me rrahëse elektrike derisa të përftohet një masë homogjene. Më pas, shtojmë kremin me xhelatinën e shkrirë. Me anë e një spatule vendosim kremin mbi bazën e biskotave duke e niveluar mirë. E vendosim ëmbëlsirën të pushojë në frigorifer për rreth 3 orë. Më pas e dekorojmë sipas dëshirës me luleshtrydhe dhe e shijojmë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 2 Qershor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga qeveria shtyn prapë rritjen e pagave te në datën 9 qershor fillon "katarsisi" e deri tek Kupa e lavdisë ,Egnatia realizon një kryevepër.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv