• VIDEO

    Tensionet në veri, Haklaj: Mijëra ushtarë të Wagner kanë hyrë në Kosovë! Meçe: S’mund të shkosh të komandosh ku 90% e popullsisë janë serbë

    Përplasjet në veri të Kosovës mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it ishte në qendër të diskutimeve në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ish-deputeti Azgan Haklaj, u shpreh se mijëra ushtarë të Wagner kanë hyrë në Kosovë, ndërsa shtoi se situata është mjaft dramatike

  • VIDEO

    Tensionet në veri të Kosovës, gazetar i Report Tv raporton nga Mitrovica: Situata paraqitet e qetë

    Nga Mitrovica, ku ndodhet për të raportuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, pas përplasjes mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, gazetari i Report Tv, Ermal Qori u shpreh se momentalisht situata paraqitet e qetë.

  • VIDEO

    Gjet Kadeli: Si e shtypi regjimi revoltën e Spaçit (30 maj 2023)

    22 maji I vitit 1973 e e gjeti kampin e të burgosurve në Spaç mbuluar me një aureolë lirie. I gjtihë kampi ishte në dorën e të dënuarve. Makineria vrastare e regjimit ishte zprapsur matanë rrethimit të hekurt. Në katin e tretë të fjetinës valëvitetj flamuri I kuq pa yllin symbol të komunizmit. Në kamp të burgosurit kishin nisur të hidhnin parrulla të ndyshpe kundër diktaturës. A ishte ky një fllad lirie, që po frynte më në fund në shqipërinë e robëruar prej komunizmit? Një fllad që lajmëronte fundin kësaj epoke të errët? Apo ishte ende shpejt për të aguar? Gjet kadeli do të vijojë rrëfimin e tij për tre ditët e revoltës së Spaccit, duke u ndalur tek rezistenca dhe më pas shtypja e dhunshme e kësaj revolte nga regjimi? Cfarë ndodhi me guximtarët? Sa u ccuan në pushkatim dhe sa dënuan me burgim të mëtejshëm. Cili qe fati I flamurit të kësaj revolte, dhe në ccrrethana u zhduk ai?

  • VIDEO

    Tensionet në veri të Kosovës/ Kollçaku: Shtimi i forcave të NATO-s, garanci që konflikti të kufizohet! Gjikondi: Kurti e ka futur politikën shqiptare në qorrsokak

    Shtimi forcave të NATO-s në veri të Kosovës është një garanci që konflikti të kufizohet. Kështu shprehet deputeti Bardhyl Kollçaku, i shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjatë një interviste për Report Tv, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Për gazetari Arbër Hitaj në emisionin ‘Studio Live’, Kollçaku u shpreh se të dyja palët duhet të veprojnë me maturi dhe me qetësi

  • VIDEO

    Pa Gjurme-Tragjike/15-vjeçe fqinji e la shtatzënë familja e dëboi, nënës i ‘rrëmbejnë’ fëmijën (30 maj 2023)

    Një nënë është në kërkim të djalit të saj 20-vjeçar, i cili erdhi në jetë si fryt i dashurisë në adoleshencë mes Zamirës dhe djaloshit që ajo dashuronte. Bëhet fjalë për Kristianin, i cili deri në moshën 2-vjeçare u rrit nga prindërit e tij, atëherë kur dhuna e vazhdueshme e babait ndaj nënës, do të ndryshonte përgjithnjë fatin e jetës së tij. Zamira ishte vetëm 18 vjeçe, kur vendosi t’i thoshte mjaft vuajtjeve të shkaktuara nga bashkëjetuesi, të cilin e denoncoi për dhunë. Gjykata e la në “arrest shtëpie” ndërsa do duhej të vendosej edhe për fatin e të voglit. Familja e babait kërkoi kujdestarinë e djalit, edhe Zamira ishte dakord pasi nuk kishte mundësi ta rriste e vetme, por çuditërisht gjykata e Burrelit vendosi që fëmija të shkojë në jetimore. Zemra e nënës gati u copëtua kur mësoi se vogëlushi ishte larguar nga fshati. E pushtoi ndjenja e frikës se nuk do mund ta shtrëngonte më në gji të voglin e saj. Familjen nuk e kishte krah, ndaj e vetme bëri çmos që të binte në gjurmët e tij. Asnjë dritë në fund të tunelit, vetëm kur pas 16 vitesh luftë me institucionet, kur Kristiani mbushi 18 vjeç, Zamirës iu vendos në dispozicion dosja e tij, ku mësoi se në moshën 4-vjeçare ishte birësuar nga një çift italian, Giovani Ventura dhe Partizia Parati… Sot 36-vjeçarja ka krijuar familjen e saj dhe është nënë e tre fëmijëve, të cilët mezi presin ta takojnë e të përqafohen me vëllain e tyre, Kristianin…

  • VIDEO

    Djali 20-vjeçar iu masakrua në Suedi, babai:E qëlluan arabët pabesisht!

    Lauren Spaho një 20-vjeçar shqiptar u vra brutalisht më datë 8 maj në Karlstad të Suedisë nga disa persona me kombësi arabe. Ekskluzivisht në një lidhje direkte për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv babai i viktimës, Alket Spaho mes lotësh tregoi detajet e kësaj ngjarje makabër. Ai hodhi poshtë versionin e publikuar në media më parë, ndërsa pohoi se i biri u vra në pedonalen e qytetit. “Ka qenë në pedonalen e qytetit me shokët e tij të shkollës së mesme. Djali ishte futur për të ndarë sherrin dhe është goditur pabesisht me një thikë. Goditja ka qenë vdekjeprurëse. Ai ka ndenjur 24 orë në koma dhe më pas ka gjetur vdekjen. Ka qenë në një bulevard, në pedonalen e qytetit, Nuk ka ndodhur në një diskotekë sic thuhet. Unë jam informuar nga policia e Korçës. Kur më njoftuan djali ishte akoma gjallë, ishte në koma. Jam nisur për në Maqedoni, pastaj më ka marrë doktoresha në telefon dhe më ka thënë që ‘djali juaj ndërroi jetë’. Mua ma kanë refuzuar lejen e kalimit dhe e kam pasur të pëmundur ikjen me urgjencë drejt Suedisë.“ Alket Spaho bëri thirrje për drejtësi, ndërsa lajmëron se nëse kjo gjë nuk vihet në vend atëherë ai do të bëjë vetëgjyqësi. “Shtetasit që ma kanë goditur djalin janë me shtetësi të huaj, arabë. Ata kanë qenë në një shkollë tjetër. 3 janë arrestuar, kryesori ishte duke u arratisur për në Norvegji. Unë kam kërkuar dënim maksimal të personave sepse nuk dua të bëj vetëgjyqësi. Unë do të shkoj vetë në Suedi për të vijuar betejën për drejtësi.“ Gjithashtu babai i viktimësu shpreh mirënjohës për mbështetjen e madhe të shqiptarëve, pasi kostoja që kërkohet për kthimin e trupit në atdhe është e papërballueshme për familjen Spaho. Ndër personat që e kanë ndihmuar ai përmendi edhe Aishe Haklaj. Dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët që më kanë ndihmuar, sidomos ato në Suedi. Një prej atyre që ka kontribuar është Aishe Haklaj dhe e falënderoj jashtë mase. Unë kam komunikuar me të. Në përgjithësi të gjithë shqiptarët kanë ndihmuar. I jam të gjithëve mirënjohës.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Maj 2023 – Receta tradite / A ekziston sot miqësia e vërtetë?

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka të mbushura me kimë suxhuku / Gjellë me qiqra dhe sallam peperoni / Krem karamel pa pjekje. 

    Më mirë një mik se një thesar…a vlen kjo shprehje në ditët e sotme?! Sa e rëndësishme është miqësia për ne? A ka receta për të ruajtur një miqësi të vërtetë? Nëse do kërkonim për një përkufizim sociologjik, miqësia është një lloj lidhje sociale, e shoqëruar nga një ndjenjë dashurie e ndërsjellë, që jetohet në mes dy ose më shumë personave…por a ekziston shoqëria e vërtetë sot? Fraza: Kush gjen një mik, gjen një thesar, ka vlerë ende? Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar tek respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. Në çdo epokë, miqësia është konsideruar një nga eksperiencat më të rëndësishme njerëzore dhe është shenjtëruar nga të gjitha besimet. Sociologët thonë se miqësia nuk është thjesht diçka që lind pa shkak, por është një marrëdhënie që dhuron dhe merr, një ndjesi pak e vështirë në kohët tona, që vihet re rrallë e më rrallë, por që ne ende duam të besojmë se ekziston… Por çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli” Edlira Çepani, Nard Ndoka dhe Bledi Strakosha?

  • VIDEO

    Më mirë një mik se një çiflig? Çfarë mendojnë Nard Ndoka, Edlira Çepani dhe Bledi Strakosha

    Më mirë një mik se një thesar…a vlen kjo shprehje në ditët e sotme?! Sa e rëndësishme është miqësia për ne? A ka receta për të ruajtur një miqësi të vërtetë?

    Nëse do kërkonim për një përkufizim sociologjik, miqësia është një lloj lidhje sociale, e shoqëruar nga një ndjenjë dashurie e ndërsjellë, që jetohet në mes dy ose më shumë personave…por a ekziston shoqëria e vërtetë sot? Fraza: Kush gjen një mik, gjen një thesar, ka vlerë ende? Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar tek respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. Në çdo epokë, miqësia është konsideruar një nga eksperiencat më të rëndësishme njerëzore dhe është shenjtëruar nga të gjitha besimet.

    Sociologët thonë se miqësia nuk është thjesht diçka që lind pa shkak, por është një marrëdhënie që dhuron dhe merr, një ndjesi pak e vështirë në kohët tona, që vihet re rrallë e më rrallë, por që ne ende duam të besojmë se ekziston… Por çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli” Edlira Çepani, Nard Ndoka dhe Bledi Strakosha?

  • VIDEO

    Byreçka të mbushura me kimë suxhuku nga zonja Albana

    Byreçka të mbështjella me kimë suxhuku

    Përbërësit:

    • 450 gr miell
    • 150 ml ujë
    • 1 fl kafe qumësht i vakët
    • 1 vezë
    • 1 lç kripë
    • 1 majë luge sheqer
    • 1 lgj vaj
    • Niseshte për hapjen e petëve

    Mbushja:

    • 1 qepë
    • 1 pako suxhuk FIX
    • Piper i kuq
    • Kripë, piper i zi
    • Gjalpë për lyerjen e petëve

    Përgatitja:

    Zëmë brumin duke tretur në qumësht të vakët majanë me sheqerin dhe 2 lugë miell. Tek mielli shtojmë kripën dhe 1 vezë. Masën e majasë e shtojmë tek mielli së bashku me ujin e vakët. E zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.

    Më pas krijojmë topthat e brumit dhe hapim petë mesatare. I lyejmë me gjalpë dhe shtrojmë suxhukun e grimcuar dhe qepën e grirë të cilën e kemi shtypur me dorë pasi kemi shtuar kripën dhe erëzat. Me okllai mbledhim petën, e heqim okllainë nga peta dhe mbledhim fundoret duke krijuar një rreth bosh në brendësi. I pjekim byreçkat në furrë në 180 gradë për 35 minuta.

  • VIDEO

    Gjellë me qiqra dhe sallam pikant peperoni nga zonja Albana

    Gjellë me qiqra dhe sallam peperoni

    Përbërësit:

    • 250 gr qiqra
    • 1 pako peperoni FIX
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 qepë
    • 1 karrotë
    • 1 rrënjë selino
    • 1 degë rozmarine
    • 1 lgj salcë e koncentruar domatesh
    • Buljon perimesh
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Ziejmë qiqrat mbi 40 minuta dhe më pas kullojmë ujin. Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën e grirë imët së bashku me suxhukun peperoni. Më pas shtojmë karrotën dhe selinonë, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar salcën e domates dhe erëzat. Në fund shtojmë qiqrat dhe buljonin e perimeve. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet derisa të trashet lëngu. E servirim me pak rozmarinë dhe gjalpë të tretur përsipër.

  • VIDEO

    Krem karamel pa pjekje nga zonja Albana

    Krem karamel pa pjekje

    Përbërësit:

    • 900 ml qumësht
    • 100 gr sheqer
    • 1 të verdhë veze
    • 2 bustina vanilje
    • 90 gr niseshte
    • 50 gr gjalpë
    • 100 gr sheqer për karamelizim

    Përgatitja:

    Tresim sheqerin me lëvizje të shpejta dhe karamelizimin e shtrojmë në një tavë. Sheqerin tjetër e përziejmë me një të verdhë veze, shtojmë qumështin, vaniljen  dhe pas përzierjes niseshtenë. Sapo masa të mpikset shtojmë gjalpin sipër krem karamelit. E lëmë të ftohet dhe më pas e vendosim në frigorifer. Kur të ftohet tërësisht e kthejmë mbrapsht dhe e konsumojmë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 30 maj 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga zbardhet skema e re si do bëhet rivlerësimi i dosjeve për 7 mijë pronarë te Kosova në udhëkryq e deri tek Partizani në qiellin e ..17-të.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv